Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Luka 10:1-42

10  Pas këtyre gjërave, Zotëria caktoi shtatëdhjetë+ dishepuj të tjerë dhe i dërgoi përpara dy e nga dy+ në çdo qytet dhe vend ku do të shkonte vetë.  Pastaj nisi t’u thoshte: «Të korrat+ janë vërtet të mëdha, por punëtorët+ janë pak. Prandaj, lutjuni+ Zotërisë së të korrave të dërgojë punëtorë+ në të korrat e veta.  Shkoni. Unë po ju dërgoj si qengja+ mes ujqërve.  Mos merrni me vete as qese, as trastë,+ as sandale dhe mos rrini të përqafoheni+ me të tjerët kur të përshëndeteni rrugës.  Kudo që të hyni në një shtëpi, më parë thoni: ‘Paqja qoftë në këtë shtëpi!’+  E nëse atje ka një mik të paqes, paqja juaj do të prehet mbi të.+ Por, nëse nuk ka, ajo do t’ju kthehet juve.+  Rrini në atë shtëpi+ dhe hani e pini ç’t’u japin ata,+ sepse punëtori e meriton pagën e vet.+ Mos shkoni sa nga një shtëpi në tjetrën.+  Kudo që të hyni në një qytet e t’ju presin, hani gjërat që ju vënë përpara,  shëroni+ të sëmurët dhe thuajuni: ‘Mbretëria+ e Perëndisë ju është afruar.’ 10  Por, nëse hyni në një qytet dhe ata nuk ju presin,+ dilni nëpër udhët e tij të gjera dhe thoni: 11  ‘Edhe pluhurin që na u ngjit nëpër këmbë në qytetin tuaj, po e shkundim si dëshmi kundër jush.+ Megjithatë, mbani mend këtë: mbretëria e Perëndisë është afruar.’ 12  Unë po ju them se ajo ditë do të jetë më e lehtë për Sodomën,+ sesa për atë qytet. 13  Mjerë ti, Korazin!+ Mjerë ti, Betsaidë!+ Sepse po të ishin bërë në Tir dhe në Sidon veprat e fuqishme që u bënë te ju, ata do të ishin penduar kohë më parë dhe do të ishin ulur në hi, të veshur me copë thesi.+ 14  Prandaj, në gjykim do të jetë më e lehtë për Tirin dhe Sidonin, se për ju.+ 15  Po ti, o Kapernaum, mos vallë do të lartësohesh deri në qiell?+ Në Hades*+ do të zbresësh! 16  Ai që ju dëgjon+ ju, më dëgjon edhe mua. Ai që ju shpërfill ju, më shpërfill edhe mua. Ai që më shpërfill mua, shpërfill+ edhe atë që më dërgoi.» 17  Pastaj, të shtatëdhjetë dishepujt u kthyen të gëzuar dhe thanë: «Zotëri, edhe demonët na nënshtroheshin+ kur përdornim emrin tënd.» 18  Atëherë ai u tha: «Unë nisa ta shihja Satanain tashmë të rënë+ si rrufe nga qielli. 19  Ju kam dhënë autoritet të shkelni mbi gjarpërinj+ e akrepa+ dhe të ngadhnjeni mbi tërë fuqinë e armikut,+ dhe asgjë s’do t’ju dëmtojë kurrsesi. 20  Megjithatë, mos u gëzoni që frymërat ju nënshtrohen, por gëzohuni sepse emrat tuaj+ janë shkruar në qiej.» 21  Në atë çast, ai u mbush me gëzim+ e me frymë të shenjtë dhe tha: «Unë të lëvdoj publikisht, o Atë, Zotëri i qiellit dhe i tokës, sepse ti ua ke fshehur me kujdes këto gjëra të mençurve+ e të zgjuarve dhe ua ke zbuluar fëmijëve. Po, o Atë, sepse ky ishte vullneti yt. 22  Ati im më ka dhënë gjithçka.+ Askush nuk e di se kush është Biri, përveç Atit,+ dhe askush nuk e di se kush është Ati, përveç Birit+ dhe atij që Biri dëshiron t’ia zbulojë.» 23  Atëherë u kthye nga dishepujt e vet dhe u tha veçmas: «Lum sytë që shohin gjërat që po shihni ju!+ 24  Sepse unë po ju them: shumë profetë dhe mbretër dëshiruan t’i shihnin+ gjërat që po shihni ju, por nuk i panë, dhe të dëgjonin gjërat që po dëgjoni ju, por nuk i dëgjuan.» 25  Një njeri që e njihte mirë Ligjin,+ u çua që ta vinte në provë dhe e pyeti: «Mësues, ç’duhet të bëj, që të trashëgoj jetën e përhershme?»+ 26  Ai ia ktheu: «Çfarë është shkruar në Ligj?+ Ç’ke kuptuar nga leximi?» 27  Ai iu përgjigj: «‘Duaje Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde’,+ si edhe ‘të afërmin tënd si veten’.»+ 28  Ai i tha: «U përgjigje drejt. ‘Vazhdo ta zbatosh këtë, dhe do të marrësh jetë’.»+ 29  Por, duke dashur të tregohej i drejtë, ky e pyeti Jezuin: «Kush është në të vërtetë i afërmi im?»+ 30  Jezui iu përgjigj: «Një njeri po zbriste nga Jerusalemi për në Jeriko. Rrugës ra në duart e kusarëve, që e zhveshën dhe i hynë në dru. Pastaj ata ikën dhe e lanë gjysmë të vdekur. 31  Rastësisht, në atë rrugë po zbriste një prift, i cili kur e pa, vazhdoi në anën tjetër.+ 32  Në atë vend kaloi edhe një levit, i cili e pa dhe vazhdoi në anën tjetër.+ 33  Nëpër atë rrugë po udhëtonte edhe një samaritan.+ Kur kaloi pranë tij, ai e pa dhe, i shtyrë nga keqardhja, 34  iu afrua, ia lidhi plagët dhe derdhi mbi to vaj dhe verë.+ Pastaj e hipi në kafshën e vet dhe e çoi në një han, ku u kujdes për të. 35  Të nesërmen nxori dy denarë, ia dha hanxhiut dhe i tha: ‘Kujdesu për të dhe ç’të shpenzosh më tepër, do të ta paguaj kur të kthehem.’ 36  Cili nga këta të tre të duket se u bë i afërm+ i njeriut që ra në duart e kusarëve?» 37  Ai u përgjigj: «Ai që veproi me mëshirë+ me të.» Atëherë Jezui i tha: «Shko e bëj+ njëlloj edhe ti.» 38  Udhës Jezui hyri në një fshat. Atje, një grua që quhej Marta,+ e mikpriti në shtëpinë e vet. 39  Kjo grua kishte edhe një motër që quhej Mari, e cila ishte ulur te këmbët+ e Zotërisë dhe dëgjonte fjalët e tij. 40  Nga ana tjetër, Marta ishte e shpërqendruar+ ngaqë merrej me shumë punë. Ajo u afrua dhe i tha: «Zotëri, s’do t’ia dish që motra ime më ka lënë të merrem vetëm unë me punët?+ Thuaji të më ndihmojë edhe ajo.» 41  Zotëria iu përgjigj: «Martë, Martë, ti je në ankth+ dhe merakosesh për shumë gjëra.+ 42  Por pak gjëra+ janë të nevojshme ose vetëm një. Maria zgjodhi pjesën e mirë+ dhe nuk do t’i hiqet.»

Shënime në fund të faqes

Shih Shtojcën 3B.