Levitiku 8:1-36

8  Jehovai i tha Moisiut:  «Merr Aaronin dhe bijtë e tij,+ rrobat,+ vajin e mirosjes,+ demin e blatimit për mëkatin,+ dy deshtë e shportën me kuleç të ndormë,+  dhe mblidh tërë asamblenë+ në hyrje të tendës së takimit.»+  Moisiu bëri siç e urdhëroi Jehovai, dhe asambleja u mblodh në hyrje+ të tendës së takimit.  Moisiu i tha asamblesë: «Kështu urdhëron Jehovai të bëhet.»+  Pastaj Moisiu afroi Aaronin dhe bijtë e tij e i lau+ me ujë.+  Pastaj i veshi Aaronit petkun e gjatë,+ i lidhi rripin,+ i veshi petkun pa mëngë+ dhe sipër tij i veshi efodin.*+ Në fund i vuri brezin+ e efodit dhe ia shtrëngoi efodin me të.  Më pas i veshi copën që vendoset para kraharorit+ dhe brenda saj vuri Urimin dhe Thumimin.+  Moisiu i vuri në kokë çallmën+ dhe në pjesën e përparme të saj i vendosi pllakën e ndritshme prej ari, shenjën e shenjtë të kushtimit,+ siç e urdhëroi Jehovai. 10  Moisiu mori vajin e mirosjes dhe mirosi tabernakullin+ e gjithçka që ishte në të; dhe i shenjtëroi. 11  Pastaj, me këtë vaj spërkati shtatë herë altarin, dhe mirosi altarin,+ tërë pajisjet e tij, legenin dhe mbajtësen, e kështu i shenjtëroi. 12  Në fund, i derdhi Aaronit në kokë ca nga vaji i mirosjes, dhe e mirosi; kështu e shenjtëroi.+ 13  Pastaj Moisiu afroi bijtë e Aaronit+ dhe i veshi me petkun e gjatë, u lidhi rripin+ e u mbështolli sarëkët,*+ siç e urdhëroi Jehovai. 14  Më pas afroi demin+ e blatimit për mëkatin, dhe Aaroni me bijtë e tij vunë dorën mbi kokën+ e demit të blatimit për mëkatin. 15  Moisiu e theri,+ mori gjakun,+ e vuri me gisht te brirët e altarit rreth e përqark dhe e pastroi altarin nga mëkati. Kurse pjesën tjetër të gjakut e derdhi rrëzë altarit për ta shenjtëruar, që të bëheshin shlyerjet+ mbi të. 16  Pastaj mori tërë dhjamin që vishte zorrët, rizën e mëlçisë dhe dy veshkat bashkë me dhjamin e tyre, dhe i vuri të digjeshin mbi altar.+ 17  Kurse demin, lëkurën, mishin dhe bajgat e tij, Moisiu i dogji në zjarr jashtë kampit,+ siç e urdhëroi Jehovai. 18  Pastaj afroi dashin e blatimit të djegur, dhe Aaroni me bijtë e tij vunë dorën mbi kokën e dashit.+ 19  Moisiu e theri dhe me gjakun e tij spërkati altarin rreth e përqark.+ 20  E ndau dashin në pjesë,+ dhe kokën, copat e ndara dhe dhjamin e veshkave i vuri të digjeshin. 21  Zorrët dhe këmbët Moisiu i lau me ujë, dhe pastaj e vuri tërë dashin të digjej mbi altar.+ Ky ishte një blatim i djegur me aromë të pëlqyeshme,+ një blatim i bërë me zjarr për Jehovain, siç e urdhëroi Jehovai Moisiun. 22  Pastaj afroi dashin e dytë, dashin për emërimin priftëror,*+ mbi kokën e të cilit vunë dorën Aaroni dhe bijtë e tij. 23  Më pas Moisiu e theri, mori ca nga gjaku i tij dhe ia vuri Aaronit në llapën e veshit të djathtë, në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe në gishtin e madh të këmbës së djathtë.+ 24  Afroi edhe bijtë e Aaronit dhe u vuri ca gjak në llapën e veshit të djathtë, në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe në gishtin e madh të këmbës së djathtë; kurse me pjesën tjetër të gjakut spërkati altarin rreth e përqark.+ 25  Pastaj mori dhjamin, bishtin e majmë, tërë dhjamin që vesh zorrët,+ rizën e mëlçisë, dy veshkat bashkë me dhjamin e tyre dhe këmbën e djathtë.+ 26  Nga shporta me kuleç të ndormë, që ishte para Jehovait, mori një kulaç të ndormë në formë unaze,+ një kulaç në formë unaze, të zënë me vaj,+ dhe një galetë.+ I vuri mbi pjesët e dhjamura dhe mbi këmbën e djathtë të blatimit. 27  Të gjitha këto i vuri në duart e Aaronit dhe të bijve të tij dhe nisi t’i tundte para Jehovait si blatim të tundur.+ 28  Pastaj Moisiu ua mori nga duart dhe i vuri të digjeshin mbi altar sipër blatimit të djegur.+ Ky ishte flijimi për emërimin priftëror,+ si aromë e pëlqyeshme.+ Ishte një blatim i bërë me zjarr për Jehovain.+ 29  Moisiu mori gjoksin e blatimit+ dhe e tundi para Jehovait si blatim të tundur.+ Kjo ishte pjesa që i takonte Moisiut nga dashi i flijimit për emërimin priftëror,+ siç e urdhëroi Jehovai Moisiun. 30  Pastaj Moisiu mori ca nga vaji i mirosjes+ dhe ca nga gjaku që ishte mbi altar dhe spërkati me ta Aaronin, rrobat e tij, bijtë e Aaronit dhe rrobat e bijve të tij. Kështu shenjtëroi+ Aaronin, rrobat e tij, bijtë e Aaronit dhe rrobat e bijve të tij.+ 31  Moisiu i tha Aaronit dhe bijve të tij: «Zieje+ mishin në hyrje të tendës së takimit, dhe po atje hajeni+ bashkë me bukën që është në shportën për emërimin priftëror, siç urdhërova kur thashë: ‘Do ta hanë Aaroni dhe bijtë e tij.’ 32  Atë që mbetet nga mishi dhe buka, do ta digjni në zjarr.+ 33  Mos dilni nga hyrja e tendës së takimit për shtatë ditë+ me radhë, derisa të mbushen ditët e emërimit tuaj priftëror, sepse për emërimin*+ tuaj duhen shtatë ditë. 34  Jehovai urdhëroi që në ditët e ardhshme të veprohet njësoj si sot, për të bërë shlyerjen për ju.+ 35  Do të rrini ditë e natë në hyrje të tendës së takimit për shtatë ditë+ me radhë, dhe do të bëni shërbimin e detyruar të rojës për Jehovain,+ që të mos vdisni, sepse këtë urdhër kam marrë.» 36  Aaroni dhe bijtë e tij bënë gjithçka që urdhëroi Jehovai me anë të Moisiut.

Shënime në fund të faqes

Ndoshta një veshje si përparëse, me dy pjesë, para dhe prapa.
Një lloj çallme.
Shih shënimin te Le 8:33.
Kjo shprehje hebraike fjalë për fjalë do të thotë «mbush dorën», dhe përdoret në rastet kur u jepet fuqi e plotë në dorë atyre që shërbejnë si priftërinj.