Levitiku 7:1-38

7  Ky është ligji i blatimit për fajin:+ është një gjë shumë e shenjtë.+  Blatimi për fajin do të theret atje+ ku theren gjithnjë blatimet e djegura. Me gjakun e tij,+ prifti do të spërkatë+ altarin rreth e përqark.  Dhjami+ që do të paraqitë prej tij, do të përfshijë bishtin e dhjamur, dhjamin që mbështjell zorrët  dhe dy veshkat bashkë me dhjamin që i vesh ato, me dhjamin që gjendet tek ijët. Kurse rizën që mbështjell mëlçinë, do ta heqë bashkë me veshkat.+  Prifti do t’i vërë që të digjen mbi altar si blatim të bërë me zjarr për Jehovain.+ Ky është një blatim për fajin.  Do ta hajë çdo mashkull që është prift.+ Do të hahet në një vend të shenjtë. Është një gjë shumë e shenjtë.+  Blatimi për fajin është si blatimi për mëkatin. Është i njëjti ligj për të dy.+ Ai i takon priftit që bën shlyerjen me të.  Priftit që paraqit blatimin e djegur të një njeriu, i takon lëkura+ e blatimit të djegur që ka paraqitur ai njeri.  Çdo blatim në drithë, i pjekur në furrë,+ i skuqur në tigan të thellë+ ose në tigan të cekët,+ i takon priftit që e paraqit. Ai do të jetë i tiji.+ 10  Kurse të gjitha blatimet në drithë, që janë të përziera me vaj+ ose jo,+ u takojnë tërë bijve të Aaronit, sa njërit aq edhe tjetrit. 11  Ky është ligji i flijimit në bashkësi,+ që dikush do t’i paraqitë Jehovait: 12  nëse do ta paraqitë për të falënderuar,+ do të sjellë bashkë me flijimin e falënderimit kuleç të ndormë, të zënë me vaj, në formë unaze, galeta të ndorme, të lyera me vaj,+ dhe kuleç me majë mielli, të zënë me vaj e të punuar mirë, në formë unaze. 13  Këtë blatim ai do ta paraqitë me kuleç të mbrujtur,+ në formë unaze, bashkë me flijimet në bashkësi, që janë flijime falënderimi. 14  Nga këto do të paraqitë si pjesë të shenjtë para Jehovait,+ një për çdo blatim. Flijimet në bashkësi i takojnë priftit+ që spërkat me gjakun e tyre. 15  Mishi i flijimeve në bashkësi, që janë flijime falënderimi, duhet ngrënë ditën kur paraqitet. Nuk duhet ruajtur asgjë deri në mëngjes.+ 16  Nëse flijimi që paraqitet është një blatim zotimi+ ose një blatime vullnetar,+ duhet ngrënë ditën kur paraqitet flijimi, kurse ajo që mbetet, mund të hahet të nesërmen. 17  Ndërsa mishi i flijimit që mbetet akoma deri ditën e tretë, duhet djegur në zjarr.+ 18  Në rast se ca nga mishi i flijimit në bashkësi hahet ditën e tretë, ai nuk do të miratohet.+ Ai flijim nuk do t’i quhet,+ përkundrazi, do të jetë një gjë e ndyrë, dhe ai shpirt që ha prej tij, do të përgjigjet për fajin.+ 19  Mishi që prek në diçka të papastër,+ nuk duhet ngrënë, por duhet djegur në zjarr. Kurse pjesën tjetër të mishit, mund ta hajë kushdo që është i pastër. 20  Ai shpirt që, kur është i papastër, ha mishin e flijimit në bashkësi, që i përket Jehovait, do të shfaroset nga populli.+ 21  Në rast se një shpirt prek diçka të papastër: papastërtinë e një njeriu,+ një kafshë të papastër+ ose ndonjë gjë të papastër që të ngjall krupë,+ dhe pastaj ha nga mishi i flijimit në bashkësi, që i përket Jehovait, do të shfaroset nga populli.’» 22  Jehovai i tha akoma Moisiut: 23  «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Mos hani dhjamin+ e gjedhëve, të dhenve e të dhive. 24  Dhjamin e një kafshe të ngordhur ose të shqyer,+ mund ta përdorni për çdo gjë që jua merr mendja, por kurrsesi nuk do ta hani. 25  Kushdo që ha dhjamë nga kafsha që paraqit si blatim të bërë me zjarr për Jehovain, do të shfaroset+ nga populli. 26  Kudo që të banoni, mos hani kurrsesi asnjë lloj gjaku,+ qoftë të shpendëve, qoftë të kafshëve! 27  Ai shpirt që ha çfarëdolloj gjaku, do të shfaroset+ nga populli.’» 28  Më pas, Jehovai i tha Moisiut: 29  «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Ai që i paraqit Jehovait flijimin e tij në bashkësi, do t’i japë Jehovait një pjesë të këtij flijimi.+ 30  Ai do të sjellë me duart e tij dhjamin+ mbi gjoks, si blatim të bërë me zjarr për Jehovain. Do ta sjellë bashkë me gjoksin, për ta tundur para Jehovait si blatim të tundur.+ 31  Prifti do ta vërë dhjamin të digjet+ mbi altar, kurse gjoksi i flijimit do t’i takojë Aaronit dhe i bijve të tij.+ 32  Nga flijimet tuaja në bashkësi, do t’i jepni priftit si pjesë të shenjtë+ këmbën e djathtë. 33  Këmba e djathtë do të jetë pjesa+ e birit të Aaronit, që paraqit gjakun e flijimeve në bashkësi dhe dhjamin. 34  Sepse gjoksin e blatimit të tundur+ dhe këmbën e pjesës së shenjtë i marr nga flijimet në bashkësi të bijve të Izraelit, e ua jap priftit Aaron dhe bijve të tij. Ky rregull do të vazhdojë brez pas brezi. Këto pjesë do t’i marr nga bijtë e Izraelit dhe do t’ua jap atyre. 35  Nga blatimet e bëra me zjarr për Jehovain, kjo është pjesa që u takon Aaronit dhe bijve të tij si priftërinj, ditën që ata paraqiten+ për të filluar shërbimin priftëror para Jehovait, 36  siç urdhëroi Jehovai, që kjo t’u jepet nga bijtë e Izraelit ditën kur ai i miros.+ Ky do të jetë një ligj i përhershëm për brezat e tyre.’»+ 37  Ky është ligji për blatimin e djegur,+ blatimin në drithë,+ blatimin për mëkatin,+ blatimin për fajin,+ flijimin për emërimin priftëror+ dhe flijimin në bashkësi,+ 38  ashtu siç e urdhëroi Jehovai Moisiun në malin e Sinait,+ ditën kur i urdhëroi bijtë e Izraelit t’i paraqitnin Jehovait blatimet e tyre në shkretëtirën e Sinait.+

Shënime në fund të faqes