Levitiku 26:1-46

26  Mos bëni perëndi të kota,+ mos ngrini asnjë shëmbëlltyrë të gdhendur+ ose kolonë të shenjtë, dhe mos vini në vendin tuaj asnjë gur të zbukuruar me shëmbëlltyra+ për t’u përkulur para tij,+ sepse unë jam Jehovai, Perëndia juaj.  Duhet të mbani sabatet e mia+ dhe të keni nderim të thellë për shenjtëroren time. Unë jam Jehovai.  Nëse vazhdoni të ndiqni e të zbatoni ligjet dhe urdhërimet e mia,+  do t’ju jap shira të bollshme në kohën e duhur,+ toka do të japë prodhim+ dhe pemët e fushës do të japin fryte.+  Shirja do të zërë vjeljen e rrushit dhe vjelja do të zërë mbjelljen e arave. Do të hani sa të ngopeni+ e do të banoni të sigurt në vendin tuaj.+  Do t’ju sjell paqe në vend+ dhe do të preheni e nuk do të dridheni para askujt.+ Do të zhduk nga vendi egërsirat,+ dhe shpata nuk do ta përshkojë më vendin tuaj.+  Do t’i ndiqni armiqtë nga pas,+ dhe ata do të bien para jush nga shpata.  Pesë nga ju do të ndjekin njëqind, njëqind nga ju do të ndjekin dhjetë mijë, dhe armiqtë tuaj do të bien para jush nga shpata.+  Do të kthehem te ju,+ do t’ju bëj të frytshëm e të shumtë,+ dhe do të përmbush besëlidhjen që kam bërë me ju.+ 10  Do të hani prodhimin e vitit të shkuar+ dhe do të nxirrni jashtë prodhimin e vjetër, që t’i bëni vend të riut. 11  Do ta vë tabernakullin tim mes jush+ dhe shpirti im nuk do t’ju urrejë.+ 12  Do të eci mes jush dhe do të jem Perëndia juaj,+ e ju do të jeni populli im.+ 13  Unë jam Jehovai, Perëndia juaj, që ju nxora nga Egjipti, ku ishit skllevër,+ theva zgjedhën tuaj dhe ju bëra të ecni me trupin drejt.+ 14  Por, nëse nuk më dëgjoni e nuk i zbatoni këto urdhërime,+ 15  nëse i hidhni poshtë ligjet e mia+ dhe nëse shpirti juaj i urren vendimet e mia gjyqësore, e kështu nuk i zbatoni tërë urdhërimet e mia dhe shkelni besëlidhjen time,+ 16  unë do të bëj kështu me ju: për t’ju ndëshkuar, do t’ju tmerroj me tuberkuloz+ dhe ethe të forta, që t’ju lënë sytë+ e t’ju liget shpirti.+ Më kot do t’i mbillni arat, sepse armiqtë do t’jua përpijnë.+ 17  Do të kthehem* kundër jush, dhe ju do të mundeni para armiqve tuaj.+ Ata që ju urrejnë, do t’ju shtypin,+ dhe do t’ia mbathni pa ju ndjekur kush.+ 18  Nëse edhe pas gjithë këtyre, nuk do të më dëgjoni, do të më duhet t’ju ndëshkoj shtatë herë më shumë për mëkatet tuaja.+ 19  Do ta thyej krenarinë tuaj të madhe dhe do t’i bëj qiejt si hekur+ e tokën si bakër. 20  Do të harxhoni fuqi më kot, pasi toka nuk do të japë prodhim+ dhe pemët nuk do të japin fryte.+ 21  Nëse ende ecni në kundërshtim me fjalët e mia e nuk doni të më dëgjoni, do të më duhet t’ju godas shtatë herë më shumë, siç e meritojnë mëkatet tuaja.+ 22  Do të dërgoj midis jush egërsirat e fushës,+ që do t’ju lënë pa fëmijë+ dhe do të zhdukin kafshët tuaja shtëpiake. Ju do të mbeteni pak dhe rrugët do të jenë të shkreta.+ 23  Por, nëse pas këtyre gjërave, sërish nuk do të më lejoni t’ju ndreq,+ dhe me ngulm do të ecni në kundërshtim me fjalët e mia, 24  mua do të më duhet t’ju kundërvihem.+ Po, do të më duhet t’ju godas shtatë herë për mëkatet tuaja.+ 25  Do të sjell mbi ju shpatën, që të marr hak+ për besëlidhjen+ time. Do të mblidheni në qytetet tuaja, e unë do të dërgoj mes jush murtajën,+ dhe do të bini në dorë të armikut.+ 26  Si të kem thyer shkopinjtë ku varen bukët në formë unaze,+ dhjetë gra do ta pjekin bukën në një furrë të vetme dhe buka do t’ju jepet me peshë.+ Do të hani, por s’do të ngopeni.+ 27  Nëse pas kësaj, prapëseprapë nuk do të më dëgjoni, por do të ecni me ngulm në kundërshtim me fjalët e mia,+ 28  mua do të më duhet t’ju kundërvihem tërë zemërim.+ Po, do të më duhet t’ju ndëshkoj shtatë herë për mëkatet tuaja.+ 29  Kështu, do të hani mishin e bijve dhe të bijave tuaja.+ 30  Do të rrënoj vendet e larta+ që i mbani si të shenjta, do të zhduk mbajtëset e temjanit dhe do t’i vë kufomat tuaja mbi kufomat e idhujve tuaj të pështirë.*+ Shpirti im do t’ju urrejë thellësisht.+ 31  Qytetet tuaja do t’ia dorëzoj shpatës+ dhe shenjtëroret tuaja do t’i shkretoj.+ Nuk do ta pranoj aromën e pëlqyeshme të flijimeve tuaja.+ 32  Do ta shkretoj vendin,+ dhe armiqtë që do të banojnë në të, do ta shohin të shtangur.+ 33  Do t’ju shpërndaj nëpër kombe+ dhe do ta nxjerr shpatën nga milli, që t’ju vijë pas.+ Vendi do të mbetet i shkretë+ e qytetet do të mbeten gërmadhë. 34  Ndërkohë që ju jeni në vendin e armiqve, vendi do të shlyejë sabatet e tij, për sa ditë të jetë i shkretuar. Në atë kohë vendi do të mbajë sabatet, sepse duhet t’i shlyejë.+ 35  Për sa ditë të jetë i shkretuar, vendi do të mbajë sabatet, sepse nuk i mbajti kur ju banonit atje. 36  Atyre që do të mbeten,+ do t’u kall tmerrin në zemër, kur të jenë në vendin e armiqve. Do t’ia mbathin edhe nga fërfërima e një gjetheje që e merr era. Do të ikin si prej shpatës dhe do të bien pa i ndjekur kush.+ 37  Do të pengohen te njëri-tjetri, pa i ndjekur kush, sikur të ishin para shpatës. Nuk do t’iu bëni dot ballë armiqve.+ 38  Do të shuheni mes kombeve,+ dhe toka e armiqve do t’ju përpijë. 39  Ata që do të mbeten, do të kalben+ në vendin e armiqve nga fajet e tyre. Po, do të kalben edhe për fajet e etërve të tyre,+ njësoj siç u kalbën ata. 40  Do t’i rrëfejnë fajet e tyre+ e të etërve, dhe se si u sollën me pabesi ndaj meje, kur ecnin në kundërshtim me fjalët e mia.+ 41  Edhe unë iu kundërvura,+ dhe m’u desh t’i çoj në vendin e armiqve të tyre.+Ndoshta kështu zemra e tyre e parrethprerë+ do të përulet,+ e ata do të shlyejnë fajet. 42  Unë do të kujtoj besëlidhjen time me Jakobin,+ besëlidhjen me Isakun+ dhe besëlidhjen me Abrahamin.+ Do ta kujtoj edhe vendin. 43  Ndërkohë, vendi do të jetë i braktisur dhe do të shlyejë sabatet e tij,+ ndërsa ata e kanë lënë të shkretë dhe po paguajnë edhe vetë për fajet e tyre,+ sepse hodhën poshtë vendimet e mia gjyqësore+ dhe shpirti i tyre i urreu ligjet e mia.+ 44  Pavarësisht nga e gjithë kjo, unë nuk do t’i hedh poshtë+ e nuk do t’i urrej,+ sa t’i shfaros e të shkel besëlidhjen+ time me ta, ndërsa janë ende në vendin e armiqve, sepse unë jam Jehovai, Perëndia i tyre. 45  Për hir të tyre, do të kujtoj besëlidhjen me të parët e tyre,+ që i nxora nga Egjipti, para syve të kombeve,+ për të qenë Perëndia i tyre. Unë jam Jehovai.’» 46  Këto janë rregullat, vendimet gjyqësore+ dhe ligjet që Jehovai vendosi mes tij dhe bijve të Izraelit, me anë të Moisiut, në malin e Sinait.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Le 17:10.
Kuptimi i kësaj fjale në hebraisht lidhet me një term që do të thotë «bajgë».