Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Levitiku 25:1-55

25  Jehovai i tha akoma Moisiut në malin e Sinait:  «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Kur të hyni në vendin që po ju jap,+ vendi do të mbajë një sabat për Jehovain.+  Gjashtë vjet me radhë do të mbjellësh arat, e gjashtë vjet me radhë do të krasitësh vreshtin, dhe do të mbledhësh prodhimin e tokës.+  Por viti i shtatë do të jetë një sabat pushimi i plotë për vendin,+ një sabat për Jehovain. Mos i mbill arat dhe mos e krasit vreshtin.  Mos e korr atë që mbin nga kokrrat e rëna përtokë dhe mos e vil hardhinë e pakrasitur. Ai do të jetë një vit pushimi i plotë për vendin.  Prodhimi që do të japë toka gjatë sabatit, do t’ju shërbejë si ushqim juve, skllavit dhe skllaves suaj, mëditësit dhe të shpërngulurit që rri me ju, të ardhurve,  kafshëve shtëpiake dhe gjithë kafshëve të tjera që janë në vendin tuaj. Tërë prodhimi i tokës do të shërbejë si ushqim.  Do të llogaritësh shtatë sabate vitesh, pra shtatë vjet herë shtatë; dhe këto shtatë sabate vitesh do të jenë dyzet e nëntë vjet.  Ditën e dhjetë të muajit të shtatë,+ briri juaj do të kumbojë fort,+ pasi është dita e shlyerjes,+ dhe briri juaj duhet të kumbojë anekënd vendit. 10  Do të shenjtëroni vitin e pesëdhjetë dhe do të shpallni lirinë në vend për të gjithë banorët.+ Ai do të jetë një Jubile,+ dhe secili nga ju do të kthehet te prona e te familja e vet.+ 11  Viti i pesëdhjetë do të jetë për ju Jubile.+ Mos i mbillni arat, mos e korrni atë që mbin nga kokrrat e rëna përtokë dhe mos e vilni hardhinë e pakrasitur,+ 12  sepse është Jubileu. Ai duhet të jetë i shenjtë për ju. Mund të hani atë që mbin nëpër ara.+ 13  Vitin e Jubileut secili duhet të kthehet te prona e vet.+ 14  Në rast se i shitni diçka një shoku ose blini diçka prej tij, mos bëni padrejtësi.+ 15  Kur të blini, do të paguani sipas numrit të viteve pas Jubileut; kur dikush ju shet, do t’ju kërkojë sipas numrit të viteve që ka korrur.+ 16  Sa më i madh të jetë numri i viteve që mbeten, aq më i lartë do të jetë çmimi i blerjes;+ sa më pak vjet të mbeten, aq më i ulët do të jetë çmimi i blerjes, sepse shitja bëhet sipas numrit të korrjeve. 17  Askush të mos i bëjë padrejtësi shokut,+ përkundrazi frikësojuni Perëndisë tuaj,+ sepse unë jam Jehovai, Perëndia juaj.+ 18  Ndiqni e zbatoni ligjet dhe vendimet e mia gjyqësore. Kështu do të banoni të sigurt në atë vend.+ 19  Toka do të prodhojë fryte,+ dhe ju do të hani sa të ngopeni e do të banoni atje të sigurt.+ 20  Por në rast se thoni: «Ç’do të hamë vitin e shtatë, meqenëse nuk do të mbjellim arat e nuk do të korrim?»,+ 21  unë do t’ju dërgoj bekimin tim vitin e gjashtë, dhe toka do të prodhojë sa për tre vjet.+ 22  Ju do të mbillni vitin e tetë e do të hani nga prodhimi i vjetër deri vitin e nëntë. Do të hani nga prodhimi i vjetër derisa të korrni të riun. 23  Nuk duhet ta shitni tokën përgjithmonë,+ sepse është imja.+ Për mua, ju jeni të ardhur dhe të shpërngulur.+ 24  Në tërë vendin që zotëroni, duhet të ekzistojë e drejta që toka të riblihet.+ 25  Në rast se vëllai yt varfërohet dhe i duhet të shesë nga prona e vet, një i afërm i tij, do të riblejë atë që shiti ai.+ 26  Në rast se dikush nuk ka njeri që ta riblejë pronën e tij, por vetë ka aq sa ta riblejë, 27  do të llogaritë sa vjet kanë kaluar që kur e shiti, do t’i paguajë blerësit shumën që mbetet, dhe do ta marrë sërish pronën e vet.+ 28  Por, nëse ai nuk ka aq sa ta marrë prapë, ajo që shiti, do t’i mbetet blerësit deri vitin e Jubileut.+ Prona do t’i kthehet në Jubile, dhe ai do ta marrë sërish.+ 29  Në rast se dikush shet një shtëpi brenda një qyteti me mure, e drejta e riblerjes do të jetë e vlefshme për një vit, që nga koha e shitjes. E drejta e riblerjes+ do të jetë e vlefshme për një vit të tërë. 30  Por, nëse nuk riblihet para se të mbushet viti, shtëpia brenda qytetit me mure do të mbetet përgjithmonë pronë e blerësit, për tërë brezat. Ajo nuk do të kthehet në Jubile. 31  Kurse shtëpitë që ndodhen në vendbanime pa mure, do të llogariten njësoj si arat. E drejta për t’i riblerë+ ato shtëpi do të jetë e vlefshme, dhe në Jubile+ ato duhet të kthehen. 32  Levitët do të kenë gjithnjë të drejtën e riblerjes+ për shtëpitë që kanë në qytetet që janë pronë e tyre.+ 33  Nëse pronat e levitëve nuk riblihen, shtëpitë e shitura në qytetet që janë pronë e tyre, do të kthehen në Jubile,+ sepse janë prona që u janë dhënë mes bijve të Izraelit.+ 34  Kurse kullotat+ e qyteteve të tyre nuk do të shiten, sepse janë pronë e tyre brez pas brezi. 35  Në rast se vëllai yt varfërohet, dhe gjendet ngushtë,+ ndihmoje.+ Le të rrojë me ty si i ardhuri dhe i shpërnguluri.+ 36  Mos i merr kamatë dhe fajde,+ përkundrazi frikësoju Perëndisë,+ dhe vëllai yt le të rrojë me ty. 37  Mos ia jep paratë me kamatë+ dhe mos ia jep ushqimin me fajde. 38  Unë jam Jehovai, Perëndia juaj, që ju nxori nga Egjipti për t’ju dhënë vendin e Kanaanit,+ që të jem Perëndia juaj.+ 39  Në rast se vëllai yt varfërohet dhe shitet te ti si shërbëtor,+ mos e vër të punojë si skllav.+ 40  Duhet ta trajtosh si mëditës,+ si të shpërngulur. Ai duhet të të shërbejë deri vitin e Jubileut. 41  Pastaj do të largohet nga ti bashkë me bijtë e vet dhe do të kthehet te familja e tij e te prona e paraardhësve të tij.+ 42  Sepse ata janë skllevërit e mi, që nxora nga Egjipti,+ dhe nuk duhet të shiten si skllevër. 43  Nuk do ta shtypësh si i pashpirt,+ përkundrazi frikësoju Perëndisë tënd.+ 44  Mund të merrni një skllav ose një skllave nga kombet që keni përreth; prej tyre mund të blini skllevër. 45  Mund të blini edhe nga bijtë e të shpërngulurve, që banojnë si të ardhur mes jush,+ dhe nga familjet që ata ngritën në vendin tuaj e që janë mes jush. Ata do të jenë prona juaj. 46  Do t’ua lini bijve tuaj që t’i trashëgojnë si pronë brez pas brezi.+ Ata mund t’i përdorni si punëtorë, por vëllezërit tuaj, bijtë e Izraelit, mos i shtypni si të pashpirt.+ 47  Por, nëse i ardhuri ose i shpërnguluri pasurohen, kurse vëllai yt varfërohet dhe e shet veten tek ata, ose te një pjesëtar i familjes së të ardhurit, 48  atëherë mbetet e vlefshme e drejta që ai të riblihet+ pasi e ka shitur veten.+ Mund ta riblejë një nga vëllezërit e tij,+ 49  ungji, i biri i ungjit, ndonjë i afërm tjetër+ ose dikush nga familja e tij.Ose, po të pasurohet, mund ta bëjë vetë riblerjen.+ 50  Bashkë me blerësin, do të llogaritë kohën që nga viti që u shit tek ai, deri vitin e Jubileut,+ dhe shuma e parave do të përkojë me numrin e viteve.+ Koha që qëndroi me të, duhet t’i llogaritet siç i llogariten ditët e punës një mëditësi.+ 51  Nëse mbeten ende shumë vjet, ai duhet ta paguajë çmimin e riblerjes së vet, në përpjesëtim me to dhe me paratë që u ble. 52  Por, nëse mbeten pak vjet deri vitin e Jubileut,+ ai do të bëjë një llogari, dhe do ta paguajë çmimin e riblerjes së vet, në përputhje me vitet që i mbeten. 53  Ai do të trajtohet si mëditës+ vit për vit. Blerësi nuk do ta shtypë si i pashpirt+ para syve të tu. 54  Gjithsesi, nëse ai nuk e bën dot vetë riblerjen sipas këtyre kushteve, do të çlirohet vitin e Jubileut+ bashkë me bijtë e tij. 55  Sepse bijtë e Izraelit janë skllevërit e mi. Po, janë skllevërit e mi+ që i nxora nga Egjipti.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.+

Shënime në fund të faqes