Levitiku 23:1-44

23  Jehovai i tha akoma Moisiut:  «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Festat periodike+ të Jehovait që duhet të shpallni,+ janë asamble të shenjta. Ato janë festat e mia periodike.  Mund të punoni gjashtë ditë, por dita e shtatë është sabat për pushim të plotë,+ një asamble e shenjtë. Mos bëni asnjë punë. Do të jetë një sabat për Jehovain, kudo që të banoni.+  Këto janë festat periodike+ të Jehovait, asambletë e shenjta,+ që duhet të shpallni në kohën e caktuar:+  Ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë,+ ndaj të ngrysur, do të mbani pashkën+ për Jehovain.  Ditën e pesëmbëdhjetë të atij muaji do të jetë festa e kuleçve të ndormë për Jehovain,+ dhe për shtatë ditë duhet të hani kuleç të ndormë.+  Ditën e parë do të mbahet një asamble e shenjtë.+ Mos bëni asnjë punë të lodhshme.  Për shtatë ditë paraqitini Jehovait nga një blatim të bërë me zjarr. Ditën e shtatë do të mbahet një asamble e shenjtë. Mos bëni asnjë punë të lodhshme.’»  Më pas, Jehovai i tha Moisiut: 10  «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Si të keni hyrë në vendin që po ju jap dhe të korrni arat, çojini priftit një nga duajt e korrjes së parë.+ 11  Ai do ta tundë+ para Jehovait, që të miratoheni. Prifti do ta tundë ditën pas sabatit. 12  Ditën që do të tundet një nga duajt tuaj, paraqitini Jehovait një qengj mashkull, të shëndetshëm e motak, si blatim të djegur; 13  dy të dhjetat e një efe majë mielli, të përzier me vaj si blatim të tij në drithë, si një blatim të bërë me zjarr për Jehovain, me aromë të pëlqyeshme, dhe një çerek hini verë si blatim të tij në pije. 14  Mos hani as bukë, as drithë të pjekur e as drithë të ri deri ditën+ kur të sillni blatimin e Perëndisë tuaj. Ky do të jetë një ligj i përhershëm për brezat tuaj, kudo që të banoni. 15  Nga dita pas sabatit, dita kur të sillni një nga duajt si blatim të tundur, do të llogaritni shtatë sabate.+ Ato duhet të jenë shtatë javë të plota. 16  Pra, duhet të llogaritni pesëdhjetë ditë,+ deri ditën pas sabatit të shtatë, dhe duhet t’i paraqitni Jehovait një blatim tjetër në drithë.+ 17  Duhet të sillni nga shtëpitë dy bukë+ si blatim të tundur, të bëra me dy të dhjetat e një efe majë mielli. Ato duhet të mbruhen+ dhe të piqen si fryte të hershme për Jehovain.+ 18  Bashkë me bukët paraqitni shtatë qengja meshkuj, të shëndetshëm e motakë,+ një dem të ri dhe dy desh. Ata, së bashku me blatimin e tyre në drithë dhe blatimet e tyre në pije, do të shërbejnë si blatim i djegur për Jehovain, si një blatim i bërë me zjarr, me aromë të pëlqyeshme për Jehovain. 19  Paraqitni një kec+ si blatim për mëkatin dhe dy qengja meshkuj motakë si flijim në bashkësi.+ 20  Prifti do t’i tundë+ dy qengjat bashkë me bukët e fryteve të hershme si blatim të tundur para Jehovait. Ata do të shërbejnë si një gjë e shenjtë për Jehovain, dhe do t’i takojnë priftit.+ 21  Po atë ditë shpallni+ se do të mbahet një asamble e shenjtë. Mos bëni asnjë punë të lodhshme. Ky do të jetë një ligj i përhershëm për brezat tuaj, kudo që të banoni. 22  Kur të korrni arat në vendin tuaj, mos i korrni deri në cep dhe kallëzat e mbetura nga korrja, mos i mblidhni.+ Duhet t’i lini për të varfrin+ dhe të ardhurin.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.’» 23  Jehovai i tha akoma Moisiut: 24  «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Dita e parë e muajit të shtatë+ do të jetë për pushim të plotë, një ditë përkujtimore kur do të buçasin trumbetat,+ një asamble e shenjtë.+ 25  Mos bëni asnjë punë të lodhshme, dhe paraqitini Jehovait një blatim të bërë me zjarr.’» 26  Më pas, Jehovai i tha Moisiut: 27  «Kurse dita e dhjetë e muajit të shtatë do të jetë dita e shlyerjes.+ Duhet të mbani një asamble të shenjtë, të mundoni shpirtin tuaj*+ dhe t’i paraqitni Jehovait një blatim+ të bërë me zjarr. 28  Atë ditë mos bëni asnjë punë, sepse është dita kur bëhet shlyerja+ për ju para Jehovait, Perëndisë tuaj. 29  Kushdo që nuk e mundon shpirtin e vet atë ditë, do të shfaroset nga populli.+ 30  Çdo shpirt që do të bëjë ndonjë punë atë ditë, unë do ta zhduk nga gjiri i popullit.+ 31  Mos bëni asnjë punë.+ Ky do të jetë një ligj i përhershëm për brezat tuaj, kudo që të banoni. 32  Ajo ditë do të jetë një sabat pushimi i plotë për ju,+ dhe do të mundoni+ shpirtin tuaj mbrëmjen e ditës së nëntë të muajit. Nga mbrëmja deri mbrëmjen e së nesërmes, duhet të mbani sabatin.» 33  Jehovai i tha akoma Moisiut: 34  «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë do të jetë festa e kasolleve për Jehovain, që do të zgjatë shtatë ditë.+ 35  Ditën e parë do të mbahet një asamble e shenjtë. Mos bëni asnjë punë të lodhshme. 36  Për shtatë ditë do t’i paraqitni Jehovait nga një blatim të bërë me zjarr. Ditën e tetë do të mbahet një asamble e shenjtë+ dhe do t’i paraqitni Jehovait një blatim të bërë me zjarr. Ajo do të jetë një asamble solemne. Mos bëni asnjë punë të lodhshme. 37  Këto janë festat periodike+ të Jehovait, që duhet t’i shpallni si asamble të shenjta,+ për t’i paraqitur Jehovait blatimin e bërë me zjarr:+ blatimin e djegur,+ blatimin në drithë+ të flijimit dhe blatimin në pije,+ sipas programit të përditshëm, 38  përveç ditëve kur mbani sabatin për Jehovain,+ kur bëni dhuratat tuaja,+ kur paraqitni tërë blatimet e zotimit+ dhe blatimet vullnetare,+ që duhet t’i sillni Jehovait. 39  Por, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë, si të keni mbledhur prodhimet e tokës, duhet të kremtoni për shtatë ditë+ festën+ e Jehovait. Dita e parë dhe dita e tetë do të jenë ditë për pushim të plotë.+ 40  Ditën e parë merrni frytet e pemëve më të zgjedhura, gjethe palmash,+ degë pemësh plot gjethe dhe degë plepash nga luginat e përrenjve, e gëzoni+ për shtatë ditë para Jehovait, Perëndisë tuaj. 41  Kremtojeni atë festë për Jehovain shtatë ditë në vit,+ në muajin e shtatë. Ky do të jetë një ligj i përhershëm për brezat tuaj. 42  Duhet të banoni shtatë ditë nëpër kasolle.+ Të gjithë ata që janë vendës në Izrael, duhet të banojnë nëpër kasolle,+ 43  që brezat tuaj ta dinë+ se unë i vura bijtë e Izraelit të banonin nëpër kasolle, kur i nxora nga Egjipti.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.’» 44  Kështu, Moisiu u foli bijve të Izraelit për festat periodike+ të Jehovait.

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Le 16:29. Njësoj edhe në vargjet 29 dhe 32.