Levitiku 22:1-33

22  Jehovai i tha akoma Moisiut:  «Thuaju Aaronit dhe bijve të tij të rrinë larg gjërave të shenjta të bijve të Izraelit e të mos e përdhosin emrin tim të shenjtë+ me gjërat që ata m’i shenjtërojnë mua.+ Unë jam Jehovai.  Thuaju: ‘Gjatë tërë brezave tuaj, kushdo nga pasardhësit tuaj që është i papastër dhe u afrohet gjërave të shenjta, që bijtë e Izraelit m’i shenjtërojnë mua, Jehovait,+ do të shfaroset nga prania ime. Unë jam Jehovai.  Askush nga pasardhësit e Aaronit nuk mund t’i hajë gjërat e shenjta, derisa të pastrohet+ nga lebra+ ose rrjedhja.+ Nuk mund të hajë as ai që prek dikë që është bërë i papastër nga një shpirt i vdekur,+ ai që ka lëshim fare,+  ai që prek ndonjë krijesë që lëviz në tufa e që është e papastër+ dhe ai që prek dikë që ka ndonjë papastërti.+  Shpirti që prek ndonjë nga këto, do të jetë i papastër gjer në mbrëmje dhe s’duhet të hajë nga gjërat e shenjta, por duhet të lajë trupin me ujë.+  Pas perëndimit të diellit do të jetë i pastër dhe mund të hajë nga gjërat e shenjta, sepse janë ushqimi i tij.+  Nuk duhet të hajë as ndonjë kafshë të ngordhur a të shqyer nga një egërsirë, që të mos bëhet i papastër prej saj.+ Unë jam Jehovai.  Ata do të përmbushin detyrimin që kanë ndaj meje, që të mos mbajnë mbi vete këtë mëkat e të mos vdesin+ prej tij, ngaqë përdhosin gjërat e shenjta. Unë, Jehovai, po i shenjtëroj. 10  Askush tjetër të mos hajë ndonjë gjë të shenjtë.+ Asnjë i huaj që rri te prifti ose një mëditës, të mos hajë ndonjë gjë të shenjtë. 11  Por shpirti që prifti e ka blerë me paratë e veta, mund të hajë. Edhe skllevërit e lindur në shtëpinë e tij, mund të hanë nga ushqimi i tij.+ 12  E bija e priftit që martohet me një të huaj, të mos hajë nga kontributi i shenjtë. 13  Në rast se e bija e priftit mbetet vejushë ose është e divorcuar e s’ka fëmijë, dhe kthehet në shtëpinë e të atit, si në rininë e saj,+ mund të hajë nga ushqimi i të atit,+ por askush tjetër nuk mund të hajë. 14  Nëse dikush ha një gjë të shenjtë pa dashje,+ ai do t’ia kthejë priftit, duke shtuar një të pestën+ e vlerës së saj. 15  Pra, priftërinjtë nuk duhet të përdhosin gjërat e shenjta që bijtë e Izraelit japin si kontribut për Jehovain,+ 16  që populli të mos ndëshkohet për fajin, ngaqë ha gjërat e veta të shenjta, sepse unë, Jehovai, po e shenjtëroj.’» 17  Më pas, Jehovai i tha Moisiut: 18  «Thuaju Aaronit, bijve të tij dhe tërë bijve të Izraelit: ‘Çdokush nga shtëpia e Izraelit ose nga të ardhurit në Izrael, që paraqit si blatim të djegur+ para Jehovait një blatim zotimi+ ose një blatim vullnetar,+ 19  që të miratohet,+ duhet të sjellë një mashkull të shëndetshëm+ nga bagëtia e trashë, nga dhentë a nga dhitë. 20  Mos paraqitni asgjë me të meta,+ sepse nuk do të miratoheni. 21  Në rast se dikush i paraqit Jehovait një flijim në bashkësi,+ si blatim zotimi+ ose si blatim vullnetar, që të miratohet, duhet të sjellë një kafshë të shëndetshme e pa asnjë të metë nga bagëtia e imët ose e trashë. 22  Mos i paraqitni Jehovait asnjë kafshë të verbër, me thyerje, prerje, iriqë, dregëza ose qere,+ dhe asnjë prej tyre mos e vini mbi altar për Jehovain, si blatim të bërë me zjarr.+ 23  Bagëtinë e trashë ose të imët që ka një gjymtyrë më të gjatë ose më të shkurtër se tjetra,+ mund ta paraqitësh si blatim vullnetar, por nëse e paraqit si blatim zotimi, nuk do të miratohet. 24  Mos i paraqitni Jehovait një kafshë me herdhe+ të shtrydhura, të shtypura, të shkulura ose të prera, madje as kur të jeni në vendin tuaj. 25  Mos paraqitni si ushqim për Perëndinë tuaj asnjë nga këto gjëra, as nga dora e të huajit, sepse janë të gjymtuara dhe me të meta.+ Ato nuk do të miratohen.’»+ 26  Jehovai i tha akoma Moisiut: 27  «Nëse lind një viç, një qengj a një kec, do të rrijë me të ëmën shtatë ditë.+ Nga dita e tetë e më pas do të miratohet nëse paraqitet si blatim, si blatim i bërë me zjarr për Jehovain. 28  Mos therni asnjë kokë bagëti të trashë a të imët në një ditë me të voglin e vet.+ 29  Nëse i bëni një flijim falënderimi Jehovait,+ duhet ta bëni në një mënyrë që të miratoheni. 30  Ai duhet ngrënë po atë ditë.+ Mos lini asgjë për të nesërmen në mëngjes.+ Unë jam Jehovai. 31  Ndiqni dhe zbatoni urdhërimet e mia.+ Unë jam Jehovai. 32  Mos e përdhosni emrin tim të shenjtë+ dhe më shenjtëroni mes bijve të Izraelit.+ Unë, Jehovai, po ju shenjtëroj,+ 33  unë që ju nxora nga Egjipti, për të qenë Perëndia juaj.+ Unë jam Jehovai.»

Shënime në fund të faqes