Levitiku 19:1-37

19  Jehovai i tha akoma Moisiut:  «Thuaji tërë asamblesë së bijve të Izraelit: ‘Duhet të jeni të shenjtë,+ sepse unë, Jehovai, Perëndia juaj, jam i shenjtë.+  Duhet t’i frikësoheni nënës e babait+ dhe të mbani sabatet e mia.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.  Mos u ktheni te perënditë e kota+ dhe mos bëni perëndi me metal të derdhur.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.  Në rast se i bëni Jehovait një flijim në bashkësi,+ duhet ta bëni në një mënyrë që të miratoheni.+  Flijimi duhet ngrënë ditën që paraqitet ose të nesërmen, kurse atë që mbetet deri ditën e tretë, duhet ta digjni në zjarr.+  Nëse hahet ditën e tretë, është gjë e ndyrë,+ dhe ai flijim nuk do të miratohet.+  Ai që e ha, do të përgjigjet për fajin e tij,+ sepse ka përdhosur një gjë të shenjtë të Jehovait, dhe ai shpirt do të shfaroset nga populli.  Kur të korrni arat, mos i korrni deri në cep, dhe kallëzat e mbetura nga korrja, mos i mblidhni.+ 10  Mos mblidhni as atë që mbetet+ në vresht dhe kokrrat e shpërndara të rrushit. Përkundrazi, lërini për të varfrin dhe të ardhurin.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj. 11  Mos vidhni,+ mos mashtroni+ dhe mos veproni pabesisht me shokun.+ 12  Mos u betoni në emrin tim për një gënjeshtër,+ që të mos e përdhosni emrin e Perëndisë tuaj. Unë jam Jehovai. 13  Mos ia ha hakun+ tjetrit dhe mos grabit.+ Mos ia mbaj pagën mëditësit gjithë natën deri në mëngjes.+ 14  Mos e mallko të shurdhrin dhe mos i vër pengesë një të verbri,+ por frikësoju Perëndisë tënd.+ Unë jam Jehovai. 15  Mos bëni padrejtësi kur gjykoni. Mos mbani anën+ e të varfrit, as mos anoni nga pasaniku.+ Duhet ta gjykosh shokun me drejtësi. 16  Mos shko vërdallë të shpifësh+ nëpër popullin tënd dhe mos u ngri t’i marrësh jetën tjetrit.+ Unë jam Jehovai. 17  Mos e urre vëllanë në zemrën tënde.+ Duhet ta qortosh patjetër shokun,+ që të mos mbash mëkatet e tij. 18  Mos merr hak+ dhe mos u mbaj mëri bijve të popullit tënd.+ Duaje tjetrin si veten.+ Unë jam Jehovai. 19  Duhet të zbatoni ligjet e mia: mos çifto dy lloje kafshësh shtëpiake. Mos mbill në arë dy lloje farash+ dhe mos vish një rrobë të endur me dy lloje fijesh.+ 20  Në rast se një burrë shtrihet me një grua dhe ka lëshim fare, ndërkohë që ajo është shërbyese, i është premtuar dikujt tjetër, por nuk është shpenguar dhe nuk e ka fituar lirinë, duhet dhënë ndëshkimi i duhur. Megjithatë, nuk do të vriten, sepse ajo nuk ishte e lirë. 21  Ai do të sjellë një dash si blatim për fajin para Jehovait,+ në hyrje të tendës së takimit. 22  Prifti do të bëjë shlyerjen për të, për mëkatin që bëri, duke paraqitur para Jehovait dashin e blatimit për fajin, dhe mëkati do t’i falet.+ 23  Kur të hyni në atë vend dhe të mbillni ndonjë pemë frutore, fryti i saj do të jetë i papastër për ju, siç është një i parrethprerë. Për tre vjet ajo do të jetë e parrethprerë për ju. Frytet e saj nuk duhen ngrënë. 24  Kurse vitin e katërt tërë frytet e saj+ do të jenë një gjë e shenjtë dhe do t’i paraqiten Jehovait në një festë të gëzueshme.+ 25  Vitin e pestë mund t’i hani frytet e saj, dhe ato do t’u shtohen prodhimeve tuaja.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj. 26  Mos hani asgjë me gjak.+Mos kërkoni ogure+ dhe mos u merrni me magji.+ 27  Mos i prisni rrumbullak flokët anëve të kokës dhe mos i shkurtoni cepat e mjekrës.*+ 28  Mos bëni prerje në trup për një shpirt të vdekur,+ e as tatuazhe. Unë jam Jehovai. 29  Mos e përdhos tët bijë, duke e bërë prostitutë,+ që vendi të mos jepet pas kurvërisë e të mbushet me shthurje morale.+ 30  Duhet të mbani sabatet e mia+ dhe duhet të keni nderim të thellë për shenjtëroren time.+ Unë jam Jehovai. 31  Mos iu drejtoni mediumeve*+ dhe mos u këshilloni me ndonjë që ka si zanat parathënien e ngjarjeve,+ që të mos ndoteni prej tyre. Unë jam Jehovai, Perëndia juaj. 32  Duhet të ngrihesh në këmbë para flokëzbardhurit.+ Trego nderim për të moshuarin+ dhe frikësoju Perëndisë tënd.+ Unë jam Jehovai. 33  Mos e keqtrajtoni atë që banon si i ardhur në vendin tuaj.+ 34  Ai që banon si i ardhur mes jush, duhet të jetë njësoj si vendësit.+ Duajeni si veten, sepse edhe ju ishit të huaj në Egjipt.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj. 35  Mos bëni padrejtësi kur gjykoni,+ kur matni, kur peshoni+ dhe kur matni vëllimin. 36  Duhet të keni peshore të saktë,+ pesha të sakta, efë të saktë dhe hin të saktë. Unë jam Jehovai, Perëndia juaj, që ju nxora nga Egjipti. 37  Ndiqni e zbatoni tërë ligjet dhe vendimet e mia gjyqësore.+ Unë jam Jehovai.’»

Shënime në fund të faqes

Me sa duket i referohej disa praktikave pagane, dhe nuk do të thotë që s’mund ta shkurtonin fare mjekrën.
Persona që ndërmjetësojnë komunikimin me demonët e fallit. LXX: «ventrilok»; Lat.: magos, (astrologë). Shih Ve 16:16.