Levitiku 18:1-30

18  Jehovai i tha akoma Moisiut:  «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.+  Mos bëni siç bëjnë në Egjipt, ku banuat.+ Mos bëni siç bëjnë në Kanaan, ku po ju çoj.+ Mos ndiqni ligjet e tyre.  Ndiqni dhe zbatoni vendimet gjyqësore+ dhe ligjet+ e mia.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.  Zbatoni ligjet dhe vendimet e mia gjyqësore, sepse kush i zbaton, do të jetojë falë tyre.+ Unë jam Jehovai.+  Asnjëri nga ju të mos i afrohet një të afërmi gjaku për t’i zbuluar lakuriqësinë.+ Unë jam Jehovai.  Mos zbulo lakuriqësinë e babait+ dhe të nënës. Ajo është nëna jote. Mos ia zbulo lakuriqësinë.  Mos zbulo lakuriqësinë e gruas së babait tënd,+ sepse lakuriqësia e saj është lakuriqësia e babait tënd.  Mos zbulo lakuriqësinë e motrës sate, qoftë bijë e babait tënd, qoftë bijë e nënës sate, qoftë e lindur në të njëjtën shtëpi me ty, qoftë jo.+ 10  Mos zbulo lakuriqësinë e bijës së djalit a të vajzës sate, sepse lakuriqësia e tyre është lakuriqësia jote. 11  Mos zbulo lakuriqësinë e bijës së gruas së babait tënd, bijë e babait tënd, pasi ajo është motra jote. 12  Mos zbulo lakuriqësinë e motrës së babait tënd, pasi ajo është një gjak me babanë tënd.+ 13  Mos zbulo lakuriqësinë e motrës së nënës sate, pasi ajo është një gjak me nënën tënde. 14  Mos zbulo lakuriqësinë e vëllait të babait tënd. Mos iu afro gruas së tij, pasi ajo është nusja e xhaxhait tënd.+ 15  Mos zbulo lakuriqësinë e së resë+ sate, pasi ajo është gruaja e djalit tënd. Mos ia zbulo lakuriqësinë. 16  Mos zbulo lakuriqësinë e gruas së vëllait tënd,+ sepse lakuriqësia e saj është lakuriqësia e vëllait tënd. 17  Mos zbulo lakuriqësinë e një gruaje dhe të vajzës së saj.+ Mos u marto me vajzën e djalit të saj, as me vajzën e vajzës së saj, për të zbuluar lakuriqësinë e tyre, sepse kanë lidhje gjaku. Kjo është sjellje e shthurur.+ 18  Mos u marto me motrën e gruas sate, për ta bërë shemër+ e për t’i zbuluar lakuriqësinë, ndërsa gruaja jote është gjallë. 19  Mos iu afro një gruaje për t’i zbuluar lakuriqësinë, kur është e papastër me të përmuajshmet.+ 20  Mos kryej marrëdhënie* me gruan e shokut, që të mos ndotesh.+ 21  Mos lejo që ndonjë nga pasardhësit e tu t’i kushtohet+ Molekut.+ Mos e përdhos+ emrin e Perëndisë tënd në këtë mënyrë. Unë jam Jehovai.+ 22  Mos u shtri me një burrë,+ njësoj siç shtrihesh me një grua.+ Kjo është gjë e pështirë. 23  Mos kryej marrëdhënie me asnjë kafshë,+ që të mos ndotesh. Një grua të mos i afrohet një kafshe, për të kryer marrëdhënie me të.+ Kjo dhunon atë që është e natyrshme. 24  Mos u ndotni me asnjë nga këto gjëra, sepse me tërë këto janë ndotur kombet që po përzë para jush.+ 25  Prandaj vendi është i papastër, dhe unë do ta ndëshkoj për fajin e tij. Ai do t’i vjellë banorët e vet.+ 26  Kurse ju zbatoni ligjet dhe vendimet e mia gjyqësore+ dhe mos bëni asnjë nga tërë ato gjëra të pështira, qofshi vendës, qofshi të ardhur.+ 27  Sepse tërë këto gjëra të pështira, i kanë bërë ata që janë aty para jush,+ prandaj vendi është i papastër. 28  Përndryshe, nëse e ndotni, vendi do t’ju vjellë edhe ju, njësoj siç do të vjellë kombet që janë aty para jush.+ 29  Në rast se dikush bën ndonjë nga këto gjëra të pështira, ai që i bën, do të shfaroset nga gjiri i popullit.+ 30  Përmbushni detyrimin që keni ndaj meje dhe mos ndiqni asnjë nga këto zakone të pështira, që bëheshin para jush,+ për të mos u ndotur prej tyre. Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.’»

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «të lëshosh farën». Njësoj edhe në vargun 23.