Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Levitiku 16:1-34

16  Jehovai i foli Moisiut, pas vdekjes së dy bijve të Aaronit, që u afruan në mënyrë të papranueshme para Jehovait, dhe vdiqën.+  Jehovai i tha Moisiut: «Thuaji Aaronit, vëllait tënd, që të mos hyjë në çdo kohë në vendin e shenjtë,+ brenda perdes,+ përballë kapakut që është mbi Arkë, që të mos vdesë,+ sepse unë do të jem i pranishëm te reja+ mbi kapak.+  Aaroni do të marrë një dem të ri si blatim për mëkatin+ dhe një dash si blatim të djegur+ dhe do të hyjë në vendin e shenjtë.+  Ai duhet të veshë petkun e gjatë prej liri,+ mbathjet prej liri,+ të lidhë rripin prej liri+ dhe të mbështjellë kokën me çallmën prej liri.+ Këto janë rroba të shenjta.+ Më parë do të lajë trupin me ujë,+ e pastaj do të veshë rrobat.  Ai duhet të marrë nga asambleja e bijve të Izraelit+ dy keca meshkuj si blatim për mëkatin+ dhe një dash si blatim të djegur.+  Pastaj Aaroni do të marrë demin e blatimit për mëkatin, që do të paraqitë për veten,+ dhe do të bëjë shlyerjen+ për vete+ dhe për shtëpinë e tij.+  Do të marrë dy cjeptë e do t’i vërë para Jehovait, në hyrje të tendës së takimit.  Aaroni do të hedhë short+ për dy cjeptë: cili do të jetë për Jehovain, dhe cili si azazel.*+  Pastaj Aaroni do të marrë cjapin që i ra shorti+ për Jehovain, dhe do ta paraqitë si blatim për mëkatin.+ 10  Kurse cjapi që i ra shorti për azazel, duhet të qëndrojë i gjallë para Jehovait, që të bëhet shlyerja për të, e të dërgohet+ në shkretëtirë si azazel.+ 11  Aaroni do të marrë demin e flijimit për mëkatin, që do të paraqitë për veten, dhe do të bëjë shlyerjen për vete dhe për shtëpinë e tij. Pastaj do ta therë demin e blatimit për mëkatin, që paraqiti për vete.+ 12  Do të marrë mbajtësen e zjarrit+ plot me thëngjij nga altari+ para Jehovait, dy grushte+ plot me temjan të imët aromatik,+ dhe do t’i çojë brenda perdes.+ 13  Që të mos vdesë, do ta vërë temjanin në zjarr para Jehovait,+ dhe reja e temjanit do të përhapet mbi kapakun+ e Arkës, që është mbi Dëshminë.+ 14  Do të marrë ca nga gjaku+ i demit, dhe do të spërkatë me gisht vendin përballë kapakut, në anën lindore; po, do të spërkatë+ gjak me gisht shtatë herë në vendin para kapakut.+ 15  Do të therë cjapin e blatimit për mëkatin, që u paraqit për popullin,+ do ta çojë gjakun+ e tij brenda perdes,+ dhe do të bëjë me të njësoj siç bëri me gjakun e demit. Do të spërkatë me të në drejtim të kapakut vendin para kapakut. 16  Do të bëjë shlyerjen për vendin e shenjtë, për shkak të papastërtisë+ së bijve të Izraelit, për shkak të rebelimeve dhe tërë mëkateve të tyre.+ Kështu duhet të bëjë për tendën e takimit, që qëndron me ta, mes papastërtisë së tyre. 17  Në tendën e takimit s’duhet të ketë asnjeri, që kur ai të hyjë në vendin e shenjtë për të bërë shlyerjen, derisa të dalë. Ai do të bëjë shlyerjen për veten,+ për shtëpinë e tij dhe për tërë kongregacionin e Izraelit.+ 18  Do të shkojë tek altari+ që është para Jehovait, e do të bëjë shlyerjen për të. Do të marrë ca nga gjaku i demit dhe ca nga gjaku i cjapit, e do t’i vërë te brirët e altarit rreth e përqark.+ 19  Do të spërkatë+ gjak me gisht shtatë herë mbi të, dhe do ta pastrojë nga papastërtia e bijve të Izraelit e do ta shenjtërojë. 20  Si të ketë bërë shlyerjen+ për vendin e shenjtë, tendën e takimit dhe altarin, do të paraqitë edhe cjapin e gjallë.+ 21  Pastaj Aaroni do të vërë të dyja duart+ mbi kokën e cjapit të gjallë e mbi të do të rrëfejë+ tërë fajet+ e bijve të Izraelit, tërë rebelimet e tërë mëkatet e tyre.+ Do t’i hedhë ato mbi kokën e cjapit+ dhe do ta dërgojë në shkretëtirë+ me anë të një burri që rri gati.+ 22  Cjapi mban mbi vete tërë fajet+ e tyre, që do t’i çojë në një vend të pabanuar,+ dhe ai do ta dërgojë cjapin në shkretëtirë.+ 23  Aaroni do të hyjë në tendën e takimit, do të heqë rrobat prej liri, që i veshi kur hyri në vendin e shenjtë, dhe do t’i lërë atje.+ 24  Do të lajë trupin me ujë+ në një vend të shenjtë,+ do të veshë rrobat,+ do të dalë e do të paraqitë blatimin e tij të djegur+ dhe blatimin e djegur+ të popullit. Pastaj do të bëjë shlyerjen për veten dhe për popullin.+ 25  Dhjamin e blatimit për mëkatin do ta vërë të digjet mbi altar.+ 26  Ai+ që e dërgoi cjapin si azazel,+ duhet të lajë rrobat dhe trupin me ujë,+ e pas kësaj mund të hyjë në kamp. 27  Gjakun e demit si blatim për mëkatin dhe të cjapit si blatim për mëkatin, që ishin çuar për të bërë shlyerjen në vendin e shenjtë, prifti do t’i nxjerrë jashtë kampit. Lëkurën, mishin dhe bajgat e tyre do t’i djegë në zjarr.+ 28  Ai që do t’i djegë, duhet të lajë rrobat dhe trupin me ujë, e pas kësaj mund të hyjë në kamp. 29  Ky do të jetë një ligj i përhershëm për ju:+ ditën e dhjetë të muajit të shtatë+ duhet të mundoni shpirtin tuaj*+ dhe nuk do të bëni asnjë punë,+ qoftë ju që jeni vendës, qoftë ata që banojnë si të ardhur mes jush, 30  pasi atë ditë do të bëhet shlyerja+ për ju, që të shpalleni të pastër. Do të jeni të pastër para Jehovait nga tërë mëkatet tuaja.+ 31  Ky është një sabat+ pushimi i plotë për ju dhe do të mundoni shpirtin tuaj. Do të jetë një ligj i përhershëm. 32  Ai që do të miroset+ e do të emërohet* për të shërbyer si prift+ pas të atit,+ do të bëjë shlyerjen dhe do të veshë rrobat prej liri.+ Ato janë rroba të shenjta.+ 33  Ai do të bëjë shlyerjen për Më të Shenjtën,+ për tendën+ e takimit, për altarin;+ do të bëjë shlyerjen edhe për priftërinjtë dhe për tërë kongregacionin.+ 34  Ky do të jetë një ligj i përhershëm për ju,+ që një herë në vit të bëhet shlyerja për bijtë e Izraelit, për shkak të tërë mëkateve të tyre.»+Kështu, ai bëri siç e urdhëroi Jehovai Moisiun.

Shënime në fund të faqes

Domethënia e saktë e shprehjes «si azazel» nuk është e qartë. Ajo është një shprehje që përdoret në lidhje me dhinë që çohet në shkretëtirë. Krahaso Le 16:10, 26.
Në përgjithësi kjo shprehje mendohet se ka të bëjë me agjërimin. Kjo mbështetet nga shkrimet e Is 58:3, 5 dhe Ps 35:13; njësoj edhe në vargun 31.
Shih shënimin te Le 8:33.