Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Levitiku 14:1-57

14  Jehovai i tha akoma Moisiut:  «Ky do të jetë ligji për të lebrosurin,+ ditën kur të çohet te prifti+ dhe të shpallet i pastër.  Prifti do të dalë jashtë kampit, do ta shohë dhe, nëse të lebrosurit i është shëruar+ plaga e lebrës,  do ta urdhërojë të marrë dy zogj+ të pastër të gjallë, dru cedri,+ copë ngjyrë kërmëzi+ dhe hisop,+ që të pastrohet.  Prifti do të urdhërojë që njëri nga zogjtë të vritet mbi një enë balte me ujë burimi.+  Pastaj do të marrë zogun e gjallë, drurin e cedrit, copën ngjyrë kërmëzi, hisopin dhe zogun e gjallë e do t’i zhytë në gjakun e zogut të vrarë në enën me ujë burimi.  Me të do të spërkatë+ shtatë herë+ atë që pastrohet nga lebra dhe do ta shpallë të pastër.+ Më pas, zogun e gjallë do ta lëshojë të ikë fushave.+  Ai që pastrohet, do të lajë rrobat,+ do të rruajë me brisk tërë trupin, do të lahet+ me ujë dhe do të jetë i pastër. Pas kësaj, mund të hyjë në kamp, por nuk do të futet në tendën e vet për shtatë ditë.+  Ditën e shtatë duhet të rruajë kokën,+ mjekrën dhe vetullat. Po, duhet të rruajë gjithë kokën. Më pas do të lajë rrobat dhe trupin me ujë, e do të jetë i pastër. 10  Ditën e tetë+ do të marrë dy qengja meshkuj dhe një qengj femër, motakë e të shëndetshëm,+ tri të dhjetat e një efe majë mielli, si blatim në drithë,+ të përzier me vaj dhe një log vaj.+ 11  Prifti që kryen pastrimin, do ta paraqitë atë që pastrohet bashkë me gjërat e tij, para Jehovait, në hyrje të tendës së takimit. 12  Prifti do të marrë njërin nga qengjat meshkuj dhe do ta paraqitë si blatim për fajin+ bashkë me logun+ e vajit, e do t’i tundë para Jehovait si blatim të tundur.+ 13  Do ta therë qengjin mashkull atje+ ku theren gjithnjë blatimet për mëkatin dhe blatimet e djegura; do ta therë në një vend të shenjtë,+ sepse blatimi për fajin i takon priftit,+ ashtu si blatimi për mëkatin. Është një gjë shumë e shenjtë. 14  Prifti do të marrë ca nga gjaku i blatimit për fajin dhe do t’ia vërë atij që pastrohet në llapën e veshit të djathtë, në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe në gishtin e madh të këmbës së djathtë.+ 15  Do të marrë ca nga logu+ i vajit dhe do ta hedhë në dorën e vet të majtë. 16  Do ta ngjyejë gishtin e djathtë me vajin që ka në dorën e majtë, dhe me të do të spërkatë shtatë herë+ me vaj vendin para Jehovait. 17  Ca nga pjesa tjetër e vajit që ka në dorë, prifti do t’ia vërë atij që pastrohet në llapën e veshit të djathtë, në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe në gishtin e madh të këmbës së djathtë, sipër gjakut të blatimit për fajin.+ 18  Vajin që i mbeti në dorë, prifti do t’ia vërë mbi kokë atij që pastrohet dhe do të bëjë shlyerjen+ për të para Jehovait. 19  Pastaj prifti do të paraqitë blatimin për mëkatin,+ do të bëjë shlyerjen për atë që pastrohet nga papastërtia, dhe më pas do të therë blatimin e djegur. 20  Do të paraqitë në altar blatimin e djegur dhe blatimin në drithë,+ e do të bëjë shlyerjen për të;+ kështu ai do të jetë i pastër.+ 21  Por nëse është i varfër+ dhe nuk i ka mundësitë,+ do të marrë një qengj mashkull si blatim për fajin, e do ta tundë si blatim të tundur, që të bëhet shlyerja për të, një të dhjetën e një efe majë mielli të përzier me vaj si blatim në drithë dhe një log vaj, 22  dy turtuj+ ose dy zogj pëllumbash, sipas mundësisë, njërin si blatim për mëkatin dhe tjetrin si blatim të djegur. 23  Ditën e tetë+ do t’ia çojë priftit, para Jehovait, në hyrje të tendës së takimit,+ që të shpallet i pastër.+ 24  Prifti do të marrë qengjin mashkull të blatimit për fajin+ dhe logun e vajit, e do t’i tundë para Jehovait si blatim të tundur.+ 25  Do ta therë qengjin mashkull të blatimit për fajin, do të marrë ca nga gjaku i këtij blatimi e do t’ia vërë atij që pastrohet në llapën e veshit të djathtë, në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe në gishtin e madh të këmbës së djathtë.+ 26  Do të hedhë ca vaj në dorën e vet të majtë,+ 27  dhe me gishtin e djathtë do të spërkatë+ me ca nga vaji që ka në dorën e majtë shtatë herë vendin para Jehovait. 28  Ca nga vaji që ka në dorë, prifti do t’ia vërë atij që pastrohet në llapën e veshit të djathtë, në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe në gishtin e madh të këmbës së djathtë, sipër gjakut të blatimit për fajin.+ 29  Vajin që i mbeti në dorë, prifti do t’ia vërë mbi kokë+ atij që pastrohet, dhe do të bëjë shlyerjen për të para Jehovait. 30  Më pas do të paraqitë njërin nga turtujt ose njërin nga zogjtë e pëllumbave, sipas mundësive të tij,+ 31  pra, atë që ka mundësi, si blatim për mëkatin+ dhe tjetrin si blatim të djegur,+ bashkë me blatimin në drithë. Pastaj prifti do të bëjë shlyerjen+ para Jehovait për atë që pastrohet. 32  Ky është ligji për atë që ka plagë lebre, por që nuk i ka mundësitë të sjellë atë që kërkohet për t’u shpallur i pastër.» 33  Jehovai i tha Moisiut dhe Aaronit: 34  «Kur të hyni në vendin e Kanaanit,+ që po ju jap si pronë,+ dhe të dërgoj një plagë lebre në ndonjërën nga shtëpitë e vendit që është prona juaj,+ 35  i zoti i shtëpisë do të vijë t’i thotë priftit: ‘Në shtëpinë time është shfaqur diçka që ngjan si plagë.’ 36  Pastaj prifti do ta urdhërojë që të zbrazë shtëpinë para se ai të hyjë për të parë plagën, që të mos shpallë të papastër gjithçka që është në shtëpi. Pas kësaj, prifti do të hyjë për të parë shtëpinë. 37  Pasi ta shohë, nëse plaga në muret e shtëpisë ka gropëza me ngjyrë të gjelbër në të verdhë ose ngjyrë të kuqërreme, dhe duket se shkon më thellë se sipërfaqja e murit, 38  prifti do të dalë e do të shkojë te hyrja e shtëpisë, dhe do ta vërë shtëpinë në karantinë+ për shtatë ditë. 39  Ditën e shtatë prifti do të kthehet për të parë+ dhe, nëse plaga është përhapur nëpër muret e shtëpisë, 40  ai do të urdhërojë që të hiqen+ gurët ku është plaga e të hidhen në një vend të papastër jashtë qytetit. 41  Do të urdhërojë që të kruhet gjithë shtëpia nga brenda, dhe suvanë ta hedhin në një vend të papastër jashtë qytetit. 42  Ata do të marrin gurë të tjerë e do t’i vënë në vend të atyre që hoqën. Prifti do të urdhërojë që të merret llaç tjetër e të suvatohet shtëpia. 43  Por, nëse plaga shpërthen përsëri në shtëpi, pasi të jenë hequr gurët dhe pasi shtëpia të jetë kruar e suvatuar, 44  prifti+ do të hyjë për ta parë. Në qoftë se plaga është përhapur në shtëpi, shtëpia ka lebër ngjitëse.+ Ajo është e papastër. 45  Ai do të urdhërojë që shtëpia të shembet e gjitha, kurse gurët, trarët e tërë suvaja e saj të hidhen në një vend të papastër jashtë qytetit.+ 46  Kush hyn në shtëpi gjatë ditëve që ajo është në karantinë,+ do të jetë i papastër gjer në mbrëmje.+ 47  Kush shtrihet në atë shtëpi, duhet të lajë rrobat+ dhe kush ha në shtëpi, duhet të lajë rrobat. 48  Por, nëse plaga nuk është përhapur nëpër shtëpi kur prifti vjen për ta parë, pas suvatimit, ai do ta shpallë shtëpinë të pastër, sepse plaga është shëruar.+ 49  Për ta pastruar shtëpinë nga mëkati, ai do të marrë dy zogj,+ dru cedri,+ copë ngjyrë kërmëzi+ dhe hisop. 50  Njërin nga zogjtë do ta vrasë në një enë balte me ujë burimi.+ 51  Pastaj do të marrë drurin e cedrit, hisopin,+ copën ngjyrë kërmëzi dhe zogun e gjallë e do t’i zhytë në gjakun e zogut të vrarë dhe në ujin e burimit. Pastaj do të spërkatë+ shtatë herë+ me të në drejtim të shtëpisë. 52  Do ta pastrojë shtëpinë nga mëkati me gjakun e zogut, ujin e burimit, zogun e gjallë, drurin e cedrit, hisopin dhe copën ngjyrë kërmëzi. 53  Zogun e gjallë do ta lëshojë të ikë fushave, jashtë qytetit, dhe do të bëjë shlyerjen+ për shtëpinë; kështu ajo do të jetë e pastër. 54  Ky është ligji për çdo plagë lebre,+ për rënien jonormale të qimeve,+ 55  për lebrën e rrobave+ dhe të shtëpisë, 56  për shpërthimin e puçrrave, për dregëzat dhe për njollat,+ 57  që të jepen udhëzime+ se kur diçka është e papastër ose e pastër. Ky është ligji për lebrën.»+

Shënime në fund të faqes