Levitiku 13:1-59

13  Jehovai i tha Moisiut dhe Aaronit:  «Në rast se një njeriu i shpërthejnë puçrra në lëkurë ose i del një dregëz+ a një njollë, dhe këto i bëhen në lëkurë si plagë lebre,+ do ta çojnë te prifti Aaron ose te ndonjëri nga bijtë e tij priftërinj.+  Prifti do t’i shohë plagën që ka në lëkurë.+ Nëse qimja në vendin e plagës është bërë e bardhë dhe plaga duket se shkon më thellë se lëkura, atëherë është plagë lebre. Prifti do ta shohë e do ta shpallë atë njeri të papastër.  Por, nëse njolla në lëkurë është e bardhë, duket se nuk shkon më thellë se lëkura dhe qimja në vendin e saj nuk është bërë e bardhë, prifti do ta vërë në karantinë+ për shtatë ditë atë që ka plagën.  Ditën e shtatë prifti do ta shohë dhe, nëse duket që plaga ka mbetur siç ishte, pra nuk është përhapur në lëkurë, prifti do ta vërë atë në karantinë+ edhe për shtatë ditë të tjera.  Ditën e shtatë prifti do ta shohë për herë të dytë dhe, nëse plaga është e zbehur dhe nuk është përhapur në lëkurë, ai do ta shpallë atë të pastër. Ishte thjesht një dregëz. Ai do të lajë rrobat e do të jetë i pastër.  Por nëse dregëza është përhapur në lëkurë, pasi prifti e ka parë dhe e ka shpallur të pastër, ai do të paraqitet për herë të dytë te prifti,+  i cili do ta shohë dhe, nëse dregëza është përhapur në lëkurë, do ta shpallë atë të papastër. Është lebër.+  Në rast se një njeriu i del një plagë lebre, do ta çojnë te prifti. 10  Prifti do ta shohë+ dhe, nëse në lëkurë i kanë shpërthyer puçrra të bardha, nëse qimja është bërë e bardhë dhe në vendin ku kanë shpërthyer puçrrat, plaga është e hapur,+ 11  atëherë është lebër kronike+ në lëkurë. Prifti do ta shpallë të papastër dhe s’ka nevojë ta vërë në karantinë,+ meqë është i tillë. 12  Por, në qoftë se lebra shpërthen në lëkurë dhe mbulon tërë lëkurën e atij që ka plagën, nga maja e kokës deri në fund të këmbëve, kudo që shikon prifti, 13  pra nëse, kur prifti e sheh, lebra i ka mbuluar tërë trupin, ai do ta shpallë të pastër atë që ka plagën. Ajo është bërë e tëra e bardhë, prandaj ai është i pastër. 14  Por, ditën kur në plagë të dalë mishi, ai do të jetë i papastër. 15  Prifti+ do ta shohë plagën dhe do ta shpallë atë njeri të papastër. Plaga e hapur është e papastër; është lebër.+ 16  Por, në rast se plaga mbyllet dhe bëhet e bardhë, ai do të shkojë te prifti. 17  Prifti do ta shohë+ dhe, nëse plaga është bërë e bardhë, ai do ta shpallë të pastër atë që ka plagën. Ai është i pastër. 18  Nëse në lëkurën e trupit del një çiban+ dhe pastaj shërohet, 19  dhe në vendin ku doli çibani, shpërthejnë puçrra të bardha ose del një njollë e bardhë në të kuqe, ai do t’ia tregojë këtë priftit. 20  Prifti do ta shohë+ dhe, nëse duket se shkon më thellë se lëkura e qimja është bërë e bardhë, ai do ta shpallë të papastër. Është plagë lebre, që ka shpërthyer në vendin ku ishte çibani. 21  Por nëse, kur prifti e sheh, plaga nuk ka asnjë qime të bardhë, duket se nuk shkon më thellë se lëkura dhe është e zbehtë, ai do ta vërë në karantinë+ për shtatë ditë. 22  Nëse ajo është përhapur në lëkurë, prifti do ta shpallë të papastër. Është një plagë. 23  Por nëse njolla ka mbetur në vend e nuk është përhapur, është mahisje+ e çibanit, dhe prifti do ta shpallë të pastër.+ 24  Në rast se në lëkurën e trupit bëhet një vragë nga zjarri, dhe mishi i gjallë në të kthehet në një njollë të bardhë në të kuqe ose në një njollë të bardhë, 25  prifti do ta shohë, dhe nëse qimja në njollë është bërë e bardhë dhe duket se shkon më thellë se lëkura, është lebër. Ka shpërthyer në vendin e vragës, dhe prifti do ta shpallë të papastër. Është plagë lebre. 26  Por nëse, kur prifti e sheh, në njollë nuk ka qime të bardhë, nuk shkon më thellë se lëkura dhe është e zbehtë, ai do ta vërë në karantinë për shtatë ditë. 27  Ditën e shtatë prifti do ta shohë. Nëse është përhapur në lëkurë, ai do ta shpallë të papastër. Është plagë lebre. 28  Por nëse njolla mbetet në vend, nuk është përhapur në lëkurë dhe është e zbehtë, është ënjtje e vragës. Prifti do ta shpallë të pastër, sepse është mahisje e vragës. 29  Nëse një burri ose një gruaje i del një plagë në kokë a në mjekër, 30  prifti+ do ta shohë plagën dhe, nëse duket se shkon më thellë se lëkura e qimet janë të verdha dhe të rralla, ai do ta shpallë atë të papastër. Është një rënie jonormale e qimeve.+ Është lebër e kokës ose e mjekrës. 31  Por nëse, kur prifti e sheh plagën, duket se ajo nuk shkon më thellë se lëkura dhe nuk ka qime të zeza, ai do ta vërë në karantinë+ për shtatë ditë atë që ka plagën.+ 32  Ditën e shtatë prifti do ta shohë plagën dhe, nëse rënia nuk është përhapur, nëse në të nuk ka dalë asnjë qime e verdhë dhe duket se plaga+ nuk shkon më thellë se lëkura, 33  ai do të rruhet, por jo në pjesën ku i kanë rënë qimet.+ Prifti do ta vërë në karantinë edhe për shtatë ditë të tjera. 34  Ditën e shtatë prifti do ta shohë vendin ku kanë rënë qimet dhe, nëse nuk është përhapur në lëkurë e duket që nuk shkon më thellë se lëkura, prifti do ta shpallë të pastër.+ Ai do të lajë rrobat e do të jetë i pastër. 35  Por, nëse plaga përhapet në lëkurë, pasi ai është shpallur i pastër, 36  dhe nëse kur e sheh prifti,+ plaga është përhapur në lëkurë, s’ka nevojë të shohë a ka qime të verdhë. Ai është i papastër. 37  Por, nëse duket se plaga ka mbetur në vend dhe në të kanë dalë qime të zeza, është shëruar. Ai është i pastër, dhe prifti do ta shpallë të pastër.+ 38  Në rast se një burri ose një gruaje i dalin në lëkurën e trupit njolla+ të bardha, 39  prifti+ do t’i shohë dhe, nëse njollat në lëkurë kanë ngjyrë të bardhë të zbehtë, është një shpërthim njollash i parrezikshëm, që kanë dalë në lëkurë. Ai është i pastër. 40  Në rast se një burri i bien flokët,+ është tullac. Prandaj ai është i pastër. 41  Nëse i bien flokët mbi ballë, është tullac në ballë, pra është i pastër. 42  Por, në rast se në pjesën pa flokë të majës së kokës ose të ballit del një plagë e bardhë në të kuqe, është lebër që ka dalë në pjesën pa flokë të majës së kokës ose të ballit. 43  Prifti+ do ta shohë dhe, nëse në pjesën pa flokë të majës së kokës ose të ballit i ka shpërthyer një plagë e bardhë në të kuqe, e cila duket si lebër që ka dalë në lëkurë, 44  ai është i lebrosur. Është i papastër, dhe prifti do ta shpallë të papastër, për shkak të plagës që ka në kokë. 45  I lebrosuri që ka plagën, duhet t’i ketë rrobat të grisura+ dhe kokën të pakrehur.+ Ai duhet të mbulojë mustaqet+ dhe të thërrasë: ‘I papastër! I papastër!’+ 46  Gjatë gjithë kohës që do të ketë plagën, ai do të jetë i papastër. Ai është i papastër dhe duhet të jetojë i vetëm jashtë kampit.+ 47  Në rast se plaga e lebrës shfaqet në një rrobë leshi ose liri, 48  përsipër+ a përbrenda rrobës së leshit ose të lirit, në një lëkurë a në çfarëdo gjëje të bërë me lëkurë,+ 49  dhe plaga që shfaqet në rrobë ose në lëkurë, qoftë përsipër a përbrenda, ose në ndonjë send lëkure, ka ngjyrë të gjelbër në të verdhë ose ngjyrë të kuqërreme, është plagë lebre dhe duhet t’i tregohet priftit. 50  Prifti+ do ta shohë plagën dhe do ta vërë në karantinë+ për shtatë ditë atë gjë që ka plagën. 51  Ditën e shtatë, nëse prifti sheh që plaga është përhapur në rrobë, përsipër a përbrenda+ saj, në lëkurë a në çfarëdo gjëje të bërë me lëkurë, atëherë plaga është lebër ngjitëse.+ Ajo gjë është e papastër. 52  Ai do ta djegë rrobën prej leshi ose liri,+ që ka plagën përsipër a përbrenda, ose çfarëdo gjëje prej lëkure ku mund të ketë dalë plaga, sepse është lebër ngjitëse.+ Duhet të digjet në zjarr. 53  Por nëse, kur prifti e sheh, plaga nuk është përhapur në rrobë, përsipër a përbrenda saj, ose në ndonjë send prej lëkure,+ 54  ai do të urdhërojë që ajo gjë që ka plagën, të lahet, dhe do ta vërë në karantinë edhe për shtatë ditë të tjera. 55  Pasi të jetë larë, prifti do të shohë plagën dhe, nëse ajo nuk ka ndryshuar dhe nuk është përhapur, ajo gjë është e papastër. Duhet djegur në zjarr. Plaga e ka ngrënë atë nga jashtë ose nga brenda. 56  Por nëse, kur prifti e sheh, plaga është zbehur pas larjes, ai do ta grisë atë pjesë nga rroba ose nga lëkura, qoftë plaga përsipër a përbrenda. 57  Mirëpo, nëse shfaqet prapë në rrobë, përsipër a përbrenda,+ në ndonjë gjë prej lëkure, atëherë plaga po përhapet. Çdo gjë ku është plaga, duhet djegur+ në zjarr. 58  Por, nëse plaga zhduket nga rroba, përsipër a përbrenda, dhe nga çdo gjë prej lëkure që është larë, ato do të lahen për së dyti dhe do të jenë të pastra. 59  Ky është ligji për plagën e lebrës që del në një rrobë leshi ose liri,+ qoftë përsipër a përbrenda, ose në një gjë prej lëkure, që ajo gjë të shpallet e pastër a e papastër.»

Shënime në fund të faqes