Levitiku 1:1-17

1  Jehovai thirri* përsëri Moisiun dhe i tha nga tenda e takimit:+  «Thuaju bijve të Izraelit:+ ‘Në rast se ndonjëri nga ju do t’i paraqitë Jehovait një blatim nga kafshët shtëpiake, ai duhet ta marrë blatimin nga bagëtia e imët dhe e trashë.  Nëse bën një blatim të djegur+ nga bagëtia e trashë, duhet të paraqitë një mashkull të shëndetshëm.+ Duhet t’ia paraqitë Jehovait me vullnetin e tij në hyrje të tendës së takimit.+  Do të vërë dorën mbi kokën e kafshës, që do të përdoret për blatimin e djegur, dhe blatimi do të pranohet+ me pëlqim. Kështu mëkatet e tij do të shlyhen.+  Pastaj demi i ri do të theret para Jehovait. Priftërinjtë,+ bijtë e Aaronit, do të paraqitin gjakun, dhe me të do të spërkatin rreth e përqark altarin,+ që gjendet në hyrje të tendës së takimit.  Blatimi i djegur do të rripet dhe do të ndahet në copa.+  Priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të vënë zjarr mbi altar+ dhe do të rregullojnë drutë në zjarr.+  Priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do t’i rregullojnë copat+ e mishit bashkë me kokën dhe dhjamin e veshkave, sipër druve të zjarrit që është ndezur mbi altar.  Zorrët+ dhe këmbët do të lahen me ujë. Prifti do t’i vërë të gjitha këto mbi altar, që të digjen* si blatim i djegur, blatim i bërë me zjarr, me aromë të pëlqyeshme për Jehovain.+ 10  Nëse bën një blatim të djegur nga bagëtitë e imëta,+ nga dhentë a nga dhitë, do të paraqitë një mashkull+ të shëndetshëm.+ 11  Ai do të theret para Jehovait, anash altarit, në anën veriore, dhe me gjakun e tij, priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të spërkatin altarin rreth e përqark.+ 12  Do të ndahet në copa, bashkë me kokën dhe dhjamin e veshkave, dhe prifti do t’i rregullojë sipër druve të zjarrit që është ndezur mbi altar.+ 13  Zorrët+ dhe këmbët+ do të lahen me ujë dhe prifti do t’i paraqitë e do t’i vërë të gjitha këto mbi altar, që të digjen.+ Ky është një blatim i djegur, një blatim i bërë me zjarr, me aromë të pëlqyeshme për Jehovain.+ 14  Por, nëse paraqit shpendë si blatim të djegur për Jehovain, ai do të paraqitë si blatim turtuj+ ose zogj pëllumbash.+ 15  Prifti do ta çojë tek altari, do t’i presë gushën me thua+ dhe do ta vërë të digjet mbi altar, kurse gjakun do ta derdhë në faqen anësore të altarit. 16  Do të heqë gushën dhe puplat e do t’i hedhë afër altarit, në anën lindore të tij, në vendin e hirit të lyrosur.+ 17  Do ta çajë mes krahëve, por nuk do ta ndajë.+ Pastaj prifti do ta vërë mbi altar, që të digjet sipër druve të zjarrit të ndezur. Ky është një blatim i djegur,+ një blatim i bërë me zjarr, me aromë të pëlqyeshme për Jehovain.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «Ai thirri». Heb. Vaijiqrá’. Në hebraisht ky libër i tretë i Moisiut e merr emrin nga kjo shprehje e parë. Septuaginta dhe Vulgata latine e quajnë këtë libër «Levitiku» (Gr.: Leuitikón; Lat.: Levíticus, «I përket një leviti [levitëve]»).
Shprehja në gjuhën origjinale fjalë për fjalë do të thotë «bëj të nxjerrë tym».