Juda 1:1-25

 Juda,* skllav i Jezu Krishtit, por vëlla i Jakovit,+ të thirrurve+ që janë në unitet dhe të dashur për Perëndinë Atë,+ e të ruajtur+ për Jezu Krishtin:  Mëshira,+ paqja+ dhe dashuria+ u shtofshin te ju!+  Të dashur,+ megjithëse po bëja çdo përpjekje që t’ju shkruaja për shpëtimin që kemi të përbashkët,+ e pashë të nevojshme t’ju shkruaja për t’ju nxitur që të luftoni me të gjitha forcat për besimin+ që iu dha një herë e mirë të shenjtëve.+  Këtë po e bëj për arsye se mes jush kanë hyrë pa u ndier disa njerëz,+ të cilët kohë më parë ishin caktuar+ për këtë gjykim+ nga Shkrimet, njerëz të paperëndishëm,+ që e kthejnë dashamirësinë e pamerituar të Perëndisë tonë në justifikim për sjellje të shthurur+ dhe që nuk tregohen besnikë+ ndaj Pronarit+ dhe Zotërisë tonë të vetëm,+ Jezu Krishtit.  Ndonëse i dini tashmë të gjitha këto, dëshiroj t’ju kujtoj+ se Jehovai, megjithëse shpëtoi një popull nga Egjipti,+ më pas i shkatërroi ata që nuk treguan besim.+  Edhe engjëjt që nuk e mbajtën vendin e tyre fillestar, por e braktisën vendbanimin e tyre të duhur,+ ai i ka ruajtur me vargonj të përjetshëm+ në errësirën e dendur për gjykimin e ditës së madhe.+  Njësoj edhe Sodoma dhe Gomorra bashkë me qytetet përreth,+ pasi në të njëjtën mënyrë si të lartpërmendurit ishin dhënë pas kurvërisë dhe kishin shkuar pas mishit për përdorim të panatyrshëm,+ na janë vënë përpara si një shembull paralajmërues,+ duke pësuar ndëshkimin gjyqësor të zjarrit të përjetshëm.+  Në mënyrë të ngjashme, edhe këta njerëz, duke u dhënë pas ëndrrave,+ ndotin mishin, shpërfillin autoritetin sundues+ dhe shajnë të lavdishmit.+  Megjithatë, kur kryeengjëlli+ Mikael+ pati një mosmarrëveshje+ me Djallin dhe bëri fjalë me të për trupin e Moisiut,+ nuk guxoi të jepte kundër tij një gjykim me fjalë sharëse,+ por tha: «Jehovai të qortoftë!»+ 10  Kurse këta njerëz shajnë të gjitha gjërat që në të vërtetë nuk i dinë,+ dhe vazhdojnë të korruptohen+ në të gjitha ato gjëra që i kuptojnë vetvetiu, si kafshë+ që nuk arsyetojnë. 11  Mjerë ata, sepse kanë shkuar në shtegun e Kainit,+ janë turrur për një shpërblim në rrugën e gabuar të Balaamit+ dhe kanë marrë fund në të folurit rebel+ të Korahut!+ 12  Këta janë shkëmbinj të fshehur nën ujë, ndërsa gostiten me ju në gostitë tuaja të dashurisë,+ barinj që pa frikë mendojnë vetëm të ushqejnë veten e tyre,+ re pa ujë që sillen andej-këtej+ nga erërat,+ pemë të vjeshtës së vonë, por pa fryt, që kanë vdekur dy herë, që janë shkulur me rrënjë,+ 13  dallgë të egra deti, që shkumëzojnë veprat e tyre që sjellin turp,+ yje pa një rrugë të përcaktuar, për të cilët ruhet përgjithmonë terri i errësirës.+ 14  Po, Enoku,+ i shtati në radhë që nga Adami, profetizoi edhe për këta, kur tha: «Ja, Jehovai erdhi me dhjetëra mijë engjëjt e tij të shenjtë,+ 15  që të ekzekutojë gjykimin kundër të gjithëve,+ që të shpallë fajtorë tërë të paperëndishmit për të gjitha veprat e tyre të paperëndishme, që i bënë në mënyrë të paperëndishme dhe për të gjitha fjalët tronditëse që thanë kundër tij mëkatarët e paperëndishëm.»+ 16  Këta janë njerëz që murmuritin,+ që ankohen për shortin e tyre në jetë, që vazhdojnë të ecin sipas dëshirave të veta+ dhe goja e tyre thotë fjalë të fryra,+ ndërsa admirojnë personalitetet+ që të nxjerrin dobi për vete. 17  Por ju, o të dashur, sillni ndër mend fjalët që ju thoshin që më parë apostujt e Zotërisë tonë Jezu Krisht:+ 18  «Në kohën e fundit do të ketë tallës, që do të vazhdojnë të ecin sipas dëshirave të veta për gjëra të paperëndishme.»+ 19  Këta shkaktojnë ndarje,+ njerëz shtazarakë,+ që nuk kanë karakter frymor.+ 20  Kurse ju, o të dashur, duke u forcuar+ mbi themelin e besimit+ tuaj shumë të shenjtë dhe duke u lutur me frymë të shenjtë,+ 21  ruani veten në dashurinë e Perëndisë,+ ndërsa pritni mëshirën+ e Zotërisë tonë Jezu Krisht, me sytë nga jeta e përhershme.+ 22  Gjithashtu, vazhdoni të tregoni mëshirë+ për disa që kanë dyshime+ 23  dhe shpëtojini+ duke ia rrëmbyer zjarrit.+ Vazhdoni t’u tregoni mëshirë të tjerëve, duke e bërë këtë me frikë, ndërsa urreni edhe rrobën që është ndotur nga mishi.+ 24  Atij që është në gjendje t’ju ruajë+ të mos pengoheni dhe t’ju vendosë të patëmetë+ përpara lavdisë së tij me gëzim të madh, 25  të vetmit Perëndi, Shpëtimtarit tonë,+ nëpërmjet Jezu Krishtit,+ Zotërisë tonë, i qoftë lavdia,+ madhështia, fuqia+ dhe autoriteti+ në gjithë përjetësinë e kaluar,+ tani dhe për gjithë përjetësinë!+ Amin!+

Shënime në fund të faqes

Gr.: Ioúdas, që do të thotë «i përlëvduar».