Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Josiu 7:1-26

7  Bijtë e Izraelit bënë një pabesi lidhur me ato që duheshin shfarosur, sepse Akani,+ biri i Karmit, biri i Zabdit, biri i Zerahut, nga fisi i Judës, mori disa nga gjërat e caktuara për t’u shfarosur,+ dhe Jehovait iu ndez zemërimi kundër bijve të Izraelit.+  Ndërkaq Josiu dërgoi burra nga Jerikoja në Ai,+ që ndodhet afër Beth-Avenit,+ në lindje të Bethelit,+ dhe u tha: «Ngjituni dhe vëzhgoni vendin.» Atëherë burrat u ngjitën dhe vëzhguan Ain.+  Pastaj u kthyen te Josiu dhe i thanë: «Të mos ngjitet i tërë populli. Le të ngjiten nja dy mijë ose tre mijë burra e të sulmojnë Ain. Mos e lodh tërë popullin të shkojë deri atje, se ata janë pak.»  Kështu, u ngjitën rreth tre mijë burra të zgjedhur nga populli, por ia mbathën përpara burrave të Ait.+  Burrat e Ait vranë rreth tridhjetë e gjashtë burra prej tyre. Ata i ndoqën+ nga porta deri në Shebarim, duke i sulmuar në të tatëpjetë. Për pasojë, popullit zuri t’i mpakej zemra e t’i bëhej gjaku ujë.+  Atëherë Josiu shqeu mantelet dhe u përkul me fytyrë përdhe+ përpara arkës së Jehovait, e qëndroi ashtu gjer në mbrëmje. Kështu bënë ai dhe pleqtë e Izraelit, dhe hodhën pluhur mbi kokë.+  Pastaj Josiu tha: «Medet, o Zotëri Sovran Jehova! Pse e bëre këtë popull të kalojë gjithë këtë Jordan? Që të na lësh në duart e amoritëve e të na shfarosin? Ah, sikur të kishim qëndruar matanë Jordanit!+ Kaq do të kishte qenë mjaft për ne.  Të më falësh, o Jehova, por ç’mund të them tjetër, kur Izraeli ktheu krahët para armiqve të tij?!  Kananitët dhe të gjithë banorët e vendit do të dëgjojnë për këtë dhe do të na rrethojnë e do të na e shuajnë emrin nga faqja e dheut.+ Ç’do të bësh ti, atëherë, për emrin tënd të madh?»+ 10  Jehovai ia ktheu Josiut: «Ngrihu! Pse je përkulur me fytyrë përdhe? 11  Izraeli ka mëkatuar. Ata kanë shkelur besëlidhjen+ që u urdhërova. Kanë marrë disa nga gjërat që ishin caktuar për t’u shfarosur,+ kanë vjedhur+ dhe e kanë mbajtur edhe të fshehtë.+ Madje e kanë vënë edhe mes gjërave të tyre.+ 12  Bijtë e Izraelit nuk do të ngrihen dot kundër armiqve të tyre,+ por do të kthejnë krahët para tyre, sepse janë caktuar për t’u shfarosur. Po të mos e hiqni nga gjiri juaj gjënë që duhet shfarosur, unë nuk do të jem më me ju.+ 13  Ngrihu! Shenjtëro popullin+ dhe thuaji: “Nesër shenjtërohuni, sepse Jehovai, Perëndia i Izraelit, thotë kështu: ‘Në gjirin tënd, o Izrael, ka një gjë që është caktuar për t’u shfarosur.+ Ju nuk do të ngriheni dot kundër armiqve tuaj, pa e hequr atë nga gjiri juaj. 14  Në mëngjes do të paraqiteni fis më fis dhe fisi që do të zgjedhë+ Jehovai do të afrohet; familje më familje dhe familja që do të zgjedhë Jehovai do të afrohet; shtëpi më shtëpi dhe shtëpia që do të zgjedhë Jehovai do të afrohet, të gjithë burrat një për një. 15  Ai që del se ka atë që është caktuar për t’u shfarosur, do të vritet e pastaj do të digjet në zjarr+ tok me gjithçka që ka, sepse ka shkelur besëlidhjen+ e Jehovait dhe ka bërë këtë marrëzi të turpshme në Izrael.’”»+ 16  Kështu, Josiu u ngrit herët në mëngjes, afroi Izraelin fis më fis dhe u zgjodh fisi i Judës. 17  Më pas, afroi familjet e Judës dhe u zgjodh familja e zerahitëve.+ Afroi edhe familjen e zerahitëve, burrat njëri pas tjetrit, dhe u zgjodh Zabdi. 18  Në fund, afroi shtëpinë e tij, burrat njëri pas tjetrit, dhe u zgjodh Akani,+ që ishte biri i Karmit, biri i Zabdit dhe biri i Zerahut, nga fisi i Judës. 19  Atëherë Josiu i tha Akanit: «Të lutem, biri im, jepi lavdi Jehovait, Perëndisë së Izraelit+ dhe rrëfeju atij.+ Tregomë,+ të lutem. Çfarë ke bërë? Mos ma fshih.»+ 20  Dhe Akani iu përgjigj Josiut: «Po, unë kam mëkatuar kundër Jehovait, Perëndisë së Izraelit,+ dhe ja ç’kam bërë: 21  kur pashë+ mes plaçkës një veshje të bukur zyrtare nga Shinari,+ dyqind sikla argjendi dhe një shufër ari me peshë pesëdhjetë sikla, i dëshirova+ dhe i mora.+ I kam fshehur në tokë, në mes të tendës sime dhe paratë janë nën të.»+ 22  Josiu dërgoi menjëherë lajmëtarë, e ata vrapuan për te tenda. Vërtet ato ishin fshehur në tendën e tij dhe paratë ishin nën të. 23  Kështu, i morën nga vendi ku ishin në tendë, ia sollën Josiut dhe tërë bijve të Izraelit e i zbrazën para Jehovait. 24  Josiu dhe tërë Izraeli e morën Akanin,+ birin e Zerahut, argjendin, veshjen zyrtare dhe shufrën e arit,+ bijtë e bijat e tij, gjedhët, gomarët, kopenë, tendën e tij dhe gjithçka që kishte e i çuan në ultësirën e Akorit.+ 25  Pastaj Josiu tha: «Përse na fute në telashe?+ Jehovai do të të futë në telashe* ty sot.» Atëherë tërë Izraeli e vrau duke e goditur me gurë,+ e pastaj i dogjën në zjarr.+ Kështu, i vranë me gurë. 26  Mbi të ngritën një pirg të madh me gurë, që gjendet atje edhe sot e kësaj dite.+ Pas kësaj, Jehovait iu largua zemërimi i zjarrtë.+ Ja pse emri i atij vendi ka mbetur deri sot e kësaj dite Ultësira e Akorit.*+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Js 6:18.
Që do të thotë «telash».