Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Josiu 23:1-16

23  Shumë kohë pasi Jehovai i kishte dhënë Izraelit prehje+ nga tërë armiqtë e tij rreth e qark, kur ishte i moshuar, i shkuar në moshë,+  Josiu thirri tërë Izraelin+ dhe pleqtë—krerët, gjykatësit dhe të parët e tij+—e u tha: «Unë jam i plakur, i shkuar në moshë.  Ju i keni parë të gjitha ato që u bëri Jehovai, Perëndia juaj, tërë këtyre kombeve për shkakun tuaj,+ sepse ai që luftonte për ju+ ishte Jehovai, Perëndia juaj.  Ja, caktova si trashëgimi me short+ për fiset tuaja këto kombe që mbetën dhe tërë kombet që shfarosa,+ që nga Jordani deri në Detin e Madh nga perëndon dielli.+  Ishte Jehovai, Perëndia juaj, ai që i dëbonte.+ Ai ua mori pronat për ju, dhe ju shtitë në dorë vendin e tyre, si ju premtoi Jehovai, Perëndia juaj.+  Ju duhet të jeni shumë guximtarë+ që të mbani dhe të bëni gjithçka që është shkruar në librin+ e ligjit të Moisiut, pa u kthyer kurrë prej tij as djathtas, as majtas,+  dhe pa u përzier kurrë me këto kombe+ që mbeten mes jush. Mos i përmendni emrat e perëndive të tyre,+ as mos u betoni për ta;+ mos u shërbeni dhe as mos u përkulni para tyre.+  Ju duhet të qëndroni të lidhur+ me Jehovain, Perëndinë tuaj, si keni bërë deri sot e kësaj dite  dhe Jehovai do të përzërë kombe të mëdha e të fuqishme.+ (Juve askush nuk ju ka bërë dot ballë deri më sot.)+ 10  Një burrë i vetëm nga ju do të ndjekë një mijë prej tyre,+ sepse për ju lufton Jehovai, Perëndia juaj,+ siç ju ka premtuar.+ 11  Ruajini vazhdimisht+ shpirtrat tuaj, duke e dashur Jehovain, Perëndinë tuaj.+ 12  Por në u kthefshi+ ndonjëherë për t’u lidhur me ata që kanë mbetur nga këto kombe,+ me ata që mbeten këtu me ju, e bëni krushqi+ me ta, përziheni ju me ata dhe ata me ju, 13  ta dini mirë se Jehovai, Perëndia juaj, nuk do t’ua marrë më pronat këtyre kombeve për ju.+ Ato do të bëhen për ju si një grackë, si një lak, si një kamxhik në ijët tuaja+ dhe si gjemba në sytë tuaj, gjer kur të zhdukeni nga kjo tokë e mirë që ju ka dhënë Jehovai, Perëndia juaj.+ 14  Ja, unë po shkoj sot ku shkon e gjithë bota+ dhe ju e dini mirë me gjithë zemër e me gjithë shpirt se nuk mbeti pa u plotësuar as edhe një fjalë nga të gjitha të mirat që ju tha Jehovai, Perëndia juaj. Të gjitha dolën të vërteta. Asnjë nuk mbeti pa u plotësuar.+ 15  Gjithashtu, siç ju dolën të gjitha të mirat që ju tha Jehovai, Perëndia juaj,+ po ashtu Jehovai do të sjellë mbi ju tërë të këqijat që ka thënë, gjersa t’ju shfarosë nga kjo tokë e mirë që Jehovai, Perëndia juaj,+ ju dha, 16  nëse shkelni besëlidhjen që ju urdhëroi Jehovai, Perëndia juaj, nëse shkoni e u shërbeni perëndive të tjera dhe përkuleni para tyre.+ Atëherë Jehovait do t’i ndizet zemërimi kundër jush+ e do të zhdukeni menjëherë nga vendi i mirë që ju dha.»+

Shënime në fund të faqes