Josiu 22:1-34

22  Në atë kohë, Josiu thirri rubenitët, gaditët dhe gjysmën e fisit të Manaseut+  dhe u tha: «Ju i zbatuat të gjitha ato që ju urdhëroi+ Moisiu, shërbëtori i Jehovait, dhe iu bindët zërit tim në gjithçka që ju urdhërova+  Nuk i latë vëllezërit tuaj gjatë gjithë këtyre ditëve+ e gjer më sot, dhe bëtë atë që kishit për detyrë sipas urdhrit të Jehovait, Perëndisë tuaj.+  E ja, Jehovai, Perëndia juaj, u dha vëllezërve tuaj prehje, ashtu siç u premtoi.+ Tani, kthehuni dhe shkoni pranë tendave tuaja në vendin që zotëroni e që Moisiu, shërbëtori i Jehovait, jua dha matanë Jordanit.+  Veç përmbushni me shumë kujdes urdhërimet+ dhe ligjin që ju dha Moisiu, shërbëtori i Jehovait, dhe duajeni Jehovain, Perëndinë tuaj,+ ecni në të gjitha udhët e tij,+ mbani urdhërimet e tij,+ qëndrojini besnikë+ dhe shërbejini+ me gjithë zemër+ e me gjithë shpirt.»+  Pastaj Josiu i bekoi+ dhe i nisi të ktheheshin pranë tendave të tyre.  Gjysmës së fisit të Manaseut, Moisiu ia kishte dhënë pronën e vet në Bashan,+ kurse gjysmës tjetër Josiu ia dha bashkë me vëllezërit e tyre, nga ajo anë e Jordanit që bie nga perëndimi.+ Kështu, kur i dërgoi për në tendat e tyre, Josiu i bekoi edhe ata  dhe u tha: «Kthehuni pranë tendave tuaja me plot pasuri, shumë bagëti, me argjend, ar, bakër, hekur dhe me shumë e shumë rroba.+ Ndajeni me vëllezërit plaçkën+ e armiqve tuaj.»  Kështu bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe gjysma e fisit të Manaseut u kthyen dhe ikën nga bijtë e tjerë të Izraelit, nga Shilohu, që gjendet në vendin e Kanaanit, për të shkuar në Galaad,+ në vendin që zotëronin e në të cilin ishin vendosur sipas urdhrit të dhënë nga Jehovai nëpërmjet Moisiut.+ 10  Kur mbërritën në viset pranë Jordanit, që ndodheshin në vendin e Kanaanit, bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe gjysma e fisit të Manaseut ndërtuan pranë Jordanit një altar+ që binte shumë në sy. 11  Më vonë, bijtë e tjerë të Izraelit dëgjuan+ të thuhej: «Bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe gjysma e fisit të Manaseut kanë ndërtuar një altar në kufi me vendin e Kanaanit, në viset e Jordanit, në krahun që u përket bijve të Izraelit.» 12  Kur bijtë e Izraelit e morën vesh këtë, atëherë tërë asambleja e bijve të Izraelit+ u mblodh në Shiloh,+ për t’u hedhur në luftë kundër tyre.+ 13  Kështu, bijtë e Izraelit dërguan+ Finehasin,+ birin e priftit Eleazar, te bijtë e Rubenit, te bijtë e Gadit dhe te gjysma e fisit të Manaseut në vendin e Galaadit. 14  Bashkë me të dërguan edhe dhjetë prijës, një për çdo shtëpi atërore nga të gjitha fiset e Izraelit, ku secili ishte kreu i shtëpisë atërore të atyre mijëra burrave të Izraelit.+ 15  Këta shkuan te bijtë e Rubenit, te bijtë e Gadit dhe te gjysma e fisit të Manaseut në vendin e Galaadit dhe u thanë:+ 16  «Ja ç’ka thënë tërë asambleja e Jehovait:+ ‘Ç’është kjo pabesi+ që bëtë sot kundër Perëndisë së Izraelit, duke i kthyer+ shpinën Jehovait e duke mos e ndjekur më, si edhe duke ndërtuar një altar për vete+ që të ngrini krye kundër Jehovait? 17  Vallë, qe tepër i vogël për ne faji që bëmë në Peor,+ nga i cili nuk jemi pastruar edhe sot e kësaj dite, ndonëse ra një plagë mbi asamblenë e Jehovait?+ 18  E ju sot i kthyet shpinën Jehovait dhe nuk e ndoqët më! Ja ku po jua themi se nëse ju ngrini krye kundër Jehovait sot, atëherë ai do të zemërohet+ me tërë asamblenë e Izraelit nesër. 19  E tani, nëse vendi që zotëroni është vërtet i papastër,+ merrni rrugën për në vendin që zotëron Jehovai,+ ku qëndron tabernakulli i Jehovait,+ dhe vendosuni mes nesh. Por kundër Jehovait mos ngrini krye e mos na bëni edhe ne që të ngremë krye kundër tij, duke ndërtuar për veten tuaj një altar tjetër përveç altarit të Jehovait, Perëndisë tonë.+ 20  A nuk bëri Akani,+ biri i Zerahut, pabesi lidhur me gjërat që duheshin shfarosur dhe a nuk u derdh indinjata e Perëndisë kundër tërë asamblesë së Izraelit?+ Ai njeri nuk qe i vetmi që vdiq për fajin e tij.’»+ 21  Ndërkaq bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe gjysma e fisit të Manaseut iu përgjigjën+ krerëve të mijëra burrave të Izraelit:+ 22  «Hyjnori,+ Perëndia,+ Jehovai! Po, Hyjnori, Perëndia, Jehovai!+ Ai e di,+ madje edhe Izraeli le ta dijë.+ Nëse e bëmë për rebelim+ e për pabesi kundër Jehovait,+ ai të mos na shpëtojë këtë ditë. 23  Vetë Jehovai do ta zbulojë+ nëse e ndërtuam këtë altar që t’i kthenim shpinën Jehovait e të mos e ndiqnim më, nëse e bëmë që të paraqitnim mbi të+ blatime të djegura, blatime në drithë dhe flijime në bashkësi, 24  apo e bëmë më tepër nga meraku që na ka mbërthyer për një tjetër gjë, sepse thamë: “Një ditë bijtë tuaj do t’u thonë bijve tanë: ‘Ç’ju lidh ju me Jehovain, Perëndinë e Izraelit? 25  Midis nesh dhe jush, bijve të Rubenit e bijve të Gadit, Jehovai ka vënë një kufi, domethënë Jordanin. Ju nuk keni të bëni fare me Jehovain.’+ E kështu, bijtë tuaj do t’i bëjnë bijtë tanë të mos ia kenë frikën Jehovait.”+ 26  Prandaj thamë: “Oburra, të marrim masa e të ndërtojmë një altar, jo për blatime të djegura, as për flijime, 27  por që të jetë si dëshmi mes nesh+ dhe jush dhe mes brezave tanë pas nesh, që ta bëjmë shërbimin e Jehovait përpara tij me blatimet e djegura, me flijimet dhe me flijimet tona në bashkësi,+ që një ditë në të ardhmen bijtë tuaj të mos u thonë bijve tanë: ‘Ju nuk keni të bëni fare me Jehovain.’” 28  Atëherë thamë: “Nëse një ditë ata na thonë kështu neve dhe brezave tanë të ardhshëm, edhe ne do t’u themi: ‘Pa shihni shëmbëlltyrën e altarit të Jehovait që bënë etërit tanë, jo për blatime të djegura, as për flijime, por që të jetë si dëshmi mes nesh dhe jush!’” 29  Ne nuk na kishte shkuar kurrë ndër mend që të rebeloheshim qëllimisht kundër Jehovait, t’i kthenim shpinën Jehovait e të mos e ndiqnim më sot,+ duke ndërtuar një altar për blatime të djegura, për blatime në drithë dhe për flijime, veç altarit të Jehovait, Perëndisë tonë, që gjendet para tabernakullit të tij!»+ 30  Prifti Finehas,+ prijësit e asamblesë+ dhe krerët e mijëra burrave të Izraelit që ishin me të, dëgjuan çfarë thanë bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe bijtë e Manaseut, dhe kjo iu duk gjë e mirë. 31  Kështu, Finehasi, biri i priftit Eleazar, u tha bijve të Rubenit, bijve të Gadit dhe bijve të Manaseut: «Sot e dimë vërtet që Jehovai është mes nesh,+ sepse ju nuk e bëtë këtë pabesi kundër Jehovait. Tani i shpëtuat bijtë e Izraelit nga dora e Jehovait.»+ 32  Pastaj Finehasi, biri i priftit Eleazar, dhe prijësit u kthyen+ nga bijtë e Rubenit dhe nga bijtë e Gadit në vendin e Galaadit që gjendet në Kanaan, te bijtë e tjerë të Izraelit dhe u treguan gjithë sa ndodhi.+ 33  Ajo që u thanë iu duk gjë e mirë bijve të Izraelit, të cilët e bekuan Perëndinë+ dhe nuk folën që të hidheshin në luftë kundër tyre e të rrënonin vendin, ku banonin bijtë e Rubenit dhe bijtë e Gadit. 34  Bijtë e Rubenit dhe bijtë e Gadit i dhanë një emër altarit, sepse «ai është një dëshmi mes nesh që Jehovai është Perëndia i vërtetë».+

Shënime në fund të faqes