Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Josiu 18:1-28

18  Pastaj tërë asambleja e bijve të Izraelit u mblodh në Shiloh+ dhe aty ngritën tendën e takimit,+ pasi tani e kishin nënshtruar vendin.+  Por mes bijve të Izraelit kishin mbetur ende shtatë fise që nuk e kishin marrë trashëgiminë.  Kështu, Josiu u tha bijve të Izraelit: «Edhe sa do të pritni që të shkoni e të shtini në dorë vendin+ që ju ka dhënë Jehovai, Perëndia i paraardhësve tuaj?+  Gjeni tre burra për çdo fis dhe unë do t’i nis. Ata do të ngrihen, do të përshkojnë vendin, do të bëjnë skicën e tij sipas trashëgimisë së secilit, dhe pastaj do të kthehen tek unë.+  Ata duhet ta ndajnë në shtatë pjesë.+ Juda do të vazhdojë të qëndrojë në territorin e vet në jug,+ ndërsa shtëpia e Jozefit do të vazhdojë të qëndrojë në territorin e vet në veri.+  Pasi të keni bërë skicën e vendit dhe ta keni ndarë në shtatë pjesë, ma sillni mua dhe unë kam për të hedhur short+ për ju këtu, përpara Jehovait, Perëndisë tonë.  Levitët nuk kanë pjesë mes jush,+ pasi trashëgimia që u ka dhënë Jehovai është të jenë priftërinj.+ Gadi, Rubeni+ dhe gjysma e fisit të Manaseut+ e morën trashëgiminë e tyre, të cilën ua dha Moisiu, shërbëtori i Jehovait, në atë anë të Jordanit që bie nga lindja.»+  Kështu, burrat u ngritën që të shkonin dhe Josiu i urdhëroi+ ata që u nisën të bënin skicën e vendit: «Shkoni, përshkoni vendin dhe bëni skicën e tij. Pastaj kthehuni tek unë dhe këtu, në Shiloh,+ unë do të hedh short+ për ju përpara Jehovait.»  Atëherë burrat u nisën, përshkuan vendin dhe dokumentuan në një libër skicën+ e shtatë pjesëve të tij sipas qyteteve. Pas kësaj, ata u kthyen te Josiu në kampin në Shiloh. 10  Josiu hodhi short për ta në Shiloh, përpara Jehovait,+ dhe ua ndau vendin bijve të Izraelit, secilit pjesën e vet.+ 11  Kështu, u hodh shorti+ për fisin e bijve të Beniaminit,+ sipas familjeve të tyre. Territori që u ra për short shtrihej midis bijve të Judës+ dhe bijve të Jozefit.+ 12  Në skajin verior kufiri i tyre niste nga Jordani, ngjitej në shpatin verior të Jerikosë,+ ngjitej drejt perëndimit në mal dhe mbaronte në shkretëtirën e Beth-Avenit.+ 13  Që andej, kufiri kalonte në Luz,+ në shpatin jugor të Luzit, domethënë në Bethel;+ pastaj zbriste në Atarot-Adar,+ mbi malin që ndodhet në jug të Beth-Horonit të Poshtëm.+ 14  Pastaj kufiri vazhdonte duke u kthyer në krahun perëndimor, duke zbritur drejt jugut nga mali që ngrihet përballë Beth-Horonit në jug, dhe mbaronte në Kiriat-Baal, domethënë në Kiriat-Jearim,+ që ishte qytet i bijve të Judës. Ky ishte krahu perëndimor. 15  Krahu jugor fillonte në skaj të Kiriat-Jearimit dhe kufiri zgjatej në drejtim të perëndimit e dilte te burimi i ujërave të Neftoahut.+ 16  Pastaj zbriste në skajin e malit që ngrihet përballë luginës së birit të Hinomit,+ e cila gjendet në ultësirën e Refaimit+ në veri, dhe shkonte deri në luginën e Hinomit, në shpatin jugor të jebusitëve+ deri në En-Rogel.+ 17  Pastaj kthente drejt veriut, zgjatej deri në En-Shemesh dhe shtrihej drejt Gelilotit, që është përballë së përpjetës së Adumimit.+ Më pas zbriste deri te guri+ i Bohanit,+ birit të Rubenit. 18  Kalonte pastaj nëpër shpatin verior përballë Arabahut dhe zbriste deri në Arabah. 19  Kufiri kalonte pastaj nëpër shpatin verior të Beth-Hoglahut+ dhe mbaronte në gjirin verior të Detit të Kripur,+ në skajin jugor të Jordanit. Ky ishte kufiri jugor. 20  Jordani shërbeu si kufiri i tij në krahun lindor. Kjo qe trashëgimia e bijve të Beniaminit, sipas familjeve të tyre, sipas kufijve rreth e qark. 21  Qytetet e fisit të bijve të Beniaminit, sipas familjeve të tyre, ishin: Jerikoja,+ Beth-Hoglahu, Emek-Kezizi, 22  Beth-Arabahu,+ Zemaraimi, Betheli,+ 23  Avimi, Parahu, Ofrahu,+ 24  Kefar-Amoni, Ofni dhe Geba;+ dymbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre. 25  Gibeoni,+ Ramahu, Beeroti, 26  Mizpehu,+ Kefirahu,+ Mozahu, 27  Rekemi, Irpeli, Taralahu, 28  Zelahu,+ Ha-Elefi, Jebusi, domethënë Jerusalemi,+ Gibeahu+ dhe Kiriati; katërmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.Kjo qe trashëgimia e bijve të Beniaminit, sipas familjeve të tyre.+

Shënime në fund të faqes