Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Josiu 16:1-10

16  Pjesa që u ra për short+ bijve të Jozefit+ shtrihej nga Jordani+ që bie nga ana e Jerikosë, drejt ujërave të Jerikosë nga lindja, gjer në shkretëtirën që ngjitej nga Jerikoja deri në rajonin malor të Bethelit.+  Nga Betheli që ishte pjesë e Luzit,+ zgjatej dhe kalonte në Atarot, nëpër kufirin e arkitëve,+  zbriste drejt perëndimit në kufirin e jafletitëve deri në kufirin e Beth-Horonit të Poshtëm+ dhe të Gezerit+ e mbaronte në det.+  Kështu, bijtë e Jozefit,+ Manaseu dhe Efraimi,+ morën trashëgiminë e vet.+  Kufiri i trashëgimisë së bijve të Efraimit, sipas familjeve të tyre, ishte ky: drejt lindjes Atarot-Adari+ deri në Beth-Horonin e Sipërm;+  pastaj kufiri shtrihej deri në det. Në veri ishte Mikmetati+ dhe më pas kthente nga lindja deri në Tanat-Shiloh, pastaj vazhdonte po drejt lindjes dhe kalonte në Janoah.  Nga Janoahu zbriste në Atarot e në Nara dhe arrinte deri në Jeriko,+ pastaj dilte në Jordan.  Nga Tapuahu+ kufiri shkonte drejt perëndimit deri në luginën e përroit të Kanahut+ dhe mbaronte në det.+ Kjo është trashëgimia e fisit të bijve të Efraimit, sipas familjeve të tyre.  Bijtë e Efraimit kishin disa qytete+ të ndara veç në mes të trashëgimisë së bijve të Manaseut, të gjitha qytetet bashkë me fshatrat e tyre. 10  Ata nuk i përzunë kananitët+ që banonin në Gezer.+ Madje kananitët banojnë edhe sot e kësaj dite+ në mes të Efraimit dhe punojnë si skllevër.+

Shënime në fund të faqes