Josiu 1:1-18

1  Pas vdekjes së Moisiut, shërbëtorit të Jehovait, Jehovai i tha Josiut,*+ që ishte bir i Nunit dhe shërbëtor+ i Moisiut:  «Moisiu, shërbëtori im, vdiq,+ ndaj ngrihu bashkë me tërë popullin, kalo Jordanin dhe hyr në vendin që po u jap bijve të Izraelit.+  Çdo vend ku do të shkelë këmba juaj, unë do t’jua jap juve, siç i premtova Moisiut.+  Territori juaj do të shtrihet nga shkretëtira dhe nga Libani deri në lumin e madh, që është lumi Eufrat, domethënë tërë vendi i hititëve,+ duke shkuar deri në Detin e Madh, nga perëndon dielli.+  Askush nuk do të mund të të bëjë ballë sa të kesh jetë.+ Siç isha me Moisiun, do të jem edhe me ty.+ Kurrsesi nuk do të të lë, as nuk do të të braktis.+  Ji i fortë dhe guximtar,+ sepse ti do t’ia japësh këtij populli si trashëgimi+ vendin që u betova t’ua jap paraardhësve të tyre.+  Ti veç ji shumë i fortë dhe guximtar, që të veprosh me kujdes në përputhje me tërë ligjin që të urdhëroi Moisiu,+ shërbëtori im. Mos u kthe nga ai as djathtas, as majtas,+ me qëllim që të veprosh me mençuri kudo që të shkosh.+  Ky libër i ligjit të mos ndahet nga goja jote.+ Lexoje nën zë ditë e natë, që të veprosh me kujdes në përputhje me atë që është shkruar aty,+ sepse atëherë do të kesh sukses në udhën tënde, atëherë do të veprosh me mençuri.+  A nuk të urdhërova të ishe i fortë dhe guximtar?+ Tani po të urdhëroj prapë: ji i fortë dhe guximtar. Mos u trondit e mos u tremb,+ sepse unë Jehovai, Perëndia yt, do të jem me ty kudo që të shkosh.»+ 10  Atëherë, Josiu urdhëroi të parët e popullit: 11  «Kaloni mes për mes kampit dhe urdhërojeni popullin: ‘Bëni gati ushqim për ta marrë me vete, se pas tri ditësh do të kaloni Jordanin dhe do të shkoni të shtini në dorë vendin që po ju jep Jehovai, Perëndia juaj.’»+ 12  Rubenitëve, gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manaseut, Josiu u tha: 13  «Mbani mend se çfarë ju urdhëroi Moisiu, shërbëtori i Jehovait,+ kur tha: ‘Jehovai, Perëndia juaj, po ju jep prehje dhe po ju jep këtë vend. 14  Gratë, fëmijët dhe bagëtia juaj do të qëndrojnë në vendin që ju dha Moisiu në këtë anë të Jordanit,+ kurse të gjithë ju trimat e fuqishëm,+ do të rreshtoheni në formacion luftimi+ dhe do të kaloni përpara vëllezërve tuaj që t’i ndihmoni. 15  Vetëm kur Jehovai t’u japë prehje vëllezërve tuaj njëlloj si juve dhe kur ta kenë marrë edhe ata tokën që po u jep Jehovai,+ Perëndia juaj, vetëm atëherë kthehuni në vendin që ju është dhënë në zotërim dhe merrni atë+ që Moisiu, shërbëtori i Jehovait, ju dha në atë anë të Jordanit nga lind dielli.’»+ 16  Ata iu përgjigjën Josiut: «Do t’i bëjmë të gjitha ato që na urdhëron dhe do të shkojmë kudo që të na dërgosh.+ 17  Si dëgjuam Moisiun për çdo gjë, ashtu do të të dëgjojmë edhe ty. Vetëm Jehovai, Perëndia yt, qoftë me ty,+ si qe edhe me Moisiun!+ 18  Kushdo që ngre krye kundër urdhrit tënd+ dhe nuk ta dëgjon fjalën për çfarëdo që ti ta urdhërosh, do të vritet.+ Ti veç ji i fortë dhe guximtar.»+

Shënime në fund të faqes

«Josiu» Heb., Jehohshúaʽ, që do të thotë «Jehovai është shpëtim»; Gr.: Iesói, «Jezu».