Jonai 3:1-10

3  Atëherë fjala e Jehovait iu drejtua për herë të dytë Jonait:+  «Ngrihu, shko në Ninevi, në qytetin e madh, dhe shpall+ atje këtë që po të them.»  Jonai u ngrit dhe shkoi në Ninevi, sipas fjalës së Jehovait.+ Ninevia ishte një qytet tejet i madh,*+ duheshin tri ditë udhë në këmbë që ta përshkoje.  Pasi hyri në qytet dhe bëri një ditë udhë në këmbë, Jonai nisi të shpallte: «Edhe dyzet ditë dhe Ninevia do të përmbyset.»+  Atëherë njerëzit e Ninevisë nisën të tregonin besim te Perëndia,+ shpallën një agjërim dhe u veshën me copë thesi,+ i madh e i vogël.  Kur fjala arriti te mbreti i Ninevisë,+ ai u çua nga froni, hoqi veshjen e tij zyrtare, u mbulua me copë thesi dhe u ul në hi.+  Me dekret të mbretit dhe të zyrtarëve të lartë, u dha urdhër që të shpallej me zë të lartë dhe të thuhej në Ninevi: «Asnjë njeri dhe asnjë kafshë shtëpiake, asnjë tufë dhe asnjë kope, të mos vërë gjë në gojë! Askush të mos hajë dhe as të mos pijë ujë!+  Të mbulohen me copë thesi, njerëz e kafshë shtëpiake, dhe secili të thërrasë me forcë Perëndinë e të heqë dorë+ nga rruga e keqe dhe nga dhuna.  Kush e di, mbase Perëndia i vërtetë e kthen mbrapsht këtë gjëmë. Ndoshta vërtet i vjen keq,+ duke e kthyer mbrapsht zemërimin e tij të zjarrtë, dhe kështu nuk vdesim.»+ 10  Perëndia i vërtetë i pa veprat e tyre,+ se si hoqën dorë nga rruga e keqe.+ Prandaj Perëndisë së vërtetë i erdhi keq+ për gjëmën që kishte thënë se do t’u bënte, dhe nuk e bëri.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «përpara Perëndisë».