Joeli 1:1-20

1  Kjo është fjala e Jehovait që iu drejtua+ Joelit, birit të Petuelit:  «Dëgjoni këtë ju pleq dhe mbani vesh tërë ju banorët e vendit.+ A ka ndodhur kjo në ditët tuaja apo edhe në ditët e paraardhësve tuaj?+  Tregojuni për të bijve tuaj, bijtë tuaj bijve të tyre dhe bijtë e tyre brezit tjetër.+  Atë që la vemja e hëngri karkaleci,+ atë që la karkaleci e hëngri larva e karkalecit dhe atë që la larva e karkalecit e hëngri furrtarja e zezë.+  Zgjohuni, o pijanecë,+ dhe qani. Ulërini+ për verën e ëmbël tërë ju që pini verë,+ sepse ju është hequr nga goja.+  Një komb ka dalë në vendin tim, i fuqishëm dhe i panumërt.+ Dhëmbët dhe nofullat i ka si ato të luanëve.+  Për shkakun e tij të tjerët habiten me hardhinë+ time dhe fikun tim e ka bërë si cung.+ E ka zhveshur krejt dhe e ka flakur.+ Filizat e tij janë bërë të bardha.  Vajto si vajton një virgjëreshë e veshur me copë thesi+ për të fejuarin* e rinisë së saj.  Në shtëpinë e Jehovait është ndërprerë blatimi në drithë+ dhe blatimi në pije.+ Priftërinjtë, shërbëtorët+ e Jehovait, mbajnë zi.+ 10  Ara është grabitur,+ toka është në zi,+ sepse drithi është grabitur, vera e re është tharë+ dhe vaji është shterur.+ 11  Bujqve u ka ardhur turp,+ vreshtarët kanë ulëritur për grurin dhe për elbin, sepse të korrat e arave kanë marrë fund.+ 12  Hardhia është tharë, e madje është venitur edhe fiku. Shega, palma dhe molla, gjithë drurët e fushës janë tharë,+ sepse ngazëllimi ka ikur me turp nga bijtë e njerëzve.+ 13  Vishuni me copë thesi dhe bjerini gjoksit+ ju priftërinj. Ulërini ju shërbëtorë të altarit.+ Hyni, kaloni natën të veshur me copë thesi ju shërbëtorë të Perëndisë tim, sepse në shtëpinë e Perëndisë tuaj nuk jepet më blatimi në drithë+ dhe blatimi në pije.+ 14  Përgatituni për agjërim.+ Mblidhni një asamble solemne.+ Mblidhni në shtëpinë e Jehovait, Perëndisë tuaj,+ pleqtë dhe gjithë banorët e vendit dhe thërritini për ndihmë Jehovait.+ 15  Medet për atë ditë,+ sepse dita e Jehovait është afër+ dhe do të vijë si një grabitje nga i Plotfuqishmi! 16  A nuk është hequr ushqimi para syve tanë dhe gëzimi e hareja+ nga shtëpia e Perëndisë tonë? 17  Fiqtë e thatë janë prishur poshtë lopatave të tyre. Depot janë shkretuar. Hambarët janë shembur, ngaqë drithi është tharë. 18  Ah, si psherëtijnë kafshët shtëpiake! Si bredhin të hutuara kopetë e gjedhëve! Sepse për ta nuk ka kullotë.+ Për shkak të fajit, vuajnë ndëshkimin edhe kopetë e dhenve. 19  Ty do të të thërras, o Jehova,+ sepse zjarri ka gllabëruar kullotat e shkretëtirës dhe flaka ka përpirë gjithë drurët e fushës.+ 20  Edhe kafshët e fushës vazhdojnë të digjen nga dëshira për ty,+ sepse shtretërit e ujërave janë tharë+ dhe zjarri ka gllabëruar kullotat e shkretëtirës.»

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «pronarin».