Jobi 9:1-35

9  Atëherë Jobi iu përgjigj me fjalët:   «E di mirë se ashtu është.Por si mund të dalë i drejtë vdekatari në gjyq me Perëndinë?+   Nëse Ai dëshiron të hahet me të,+vdekatari nuk do t’i përgjigjej dot as një herë në një mijë.   Ai ka zemër të mençur dhe është plot fuqi.+Kush mund të tregohet kokëfortë me të dhe të dalë i paprekur?+   Ai zhvendos malet+ e për to s’dihet më asgjë;i përmbys nga zemërimi.+   Ai e bën tokën të tundet nga vendi,sa shtyllat+ e saj dridhen.   I thotë diellit të mos shkëlqejë,dhe bllokon* dritën e yjeve.+   Ai vetë, dhe askush tjetër, shpalos qiejt,+dhe shkel me këmbë dallgët e larta të detit.+   Ai bëri yjësinë Ash, yjësinë Kesil,yjësinë Kimah+ dhe dhomat e brendshme të Jugut. 10  Ai bëri gjëra madhështore e të pahetueshme,+gjëra të mrekullueshme që s’kanë të numëruar.+ 11  Ai më kalon pranë, e unë nuk e shoh,shkon para meje, e unë nuk e dalloj.+ 12  Nëse ai rrëmben, kush i bën dot ballë?Kush guxon t’i thotë: ‘Çfarë po bën?’+ 13  Perëndia nuk do ta ndalë zemërimin;+nën këmbët e tij do të përulen të fuqishmit e atij që vërsulet.*+ 14  Aq më tepër duhet të matem unë, nëse i përgjigjem!Po të flas me të, duhet t’i zgjedh fjalët,+ 15  por unë nuk do t’i përgjigjesha, edhe sikur të kisha të drejtë.+Madje do t’i lutesha për hir kundërshtarit tim në gjyq.+ 16  Po ta thërrisja, a do të më përgjigjej?+S’ma ha mendja se do t’ia vinte veshin zërit tim. 17  Me një stuhi ai më dërrmon,dhe pa shkak plagët m’i shumon.+ 18  Nuk më lë as të marr frymë,+dhe më ngop me hidhësi. 19  Nëse ka ndonjë të fuqishëm, më i fuqishmi është ai.+Sikur të kishte ndonjë gjykatës më të fortë, ah, sikur të më thërriste! 20  Edhe po të kisha të drejtë, goja ime do të më shpallte fajtor.Edhe të isha i pafaj, ai do të më nxirrte dredharak. 21  Edhe të isha i pafaj, as vetë s’do ta dija,ndaj nuk do ta doja jetën. 22  Një gjë është. Prandaj them:‘Ai i jep fund si të pafajit, si fajtorit.’+ 23  Nëse një përmbytje e beftë do të sillte papritmas vdekje,ai do të tallej me dëshpërimin e të pafajshmit. 24  Toka është lënë në dorë të të ligjve,+dhe ai ua zë sytë gjykatësve.Po të mos i bëjë ai, e kush tjetër? 25  Ditët e mia rendin më shpejt se vrapuesi;+ato ikin pa parë asnjë të mirë. 26  Shkojnë si barkat e kallamit,si shqiponja që sulet mbi prenë e vet.+ 27  Edhe kur them: ‘Do ta harroj brengën,+do të ndërroj çehre+ e do të çelem’, 28  tërë dhembjet që më kanë zënë, më tmerrojnë;+e di se nuk do të më quash të pafajshëm. 29  Me siguri do të dal fajtor.Pse të lodhem kot?!+ 30  Edhe po të lahesha me ujë bore,e t’i pastroja duart me finjë,+ 31  ti do të më zhytje në një gropë,dhe rrobat e mia do të më kishin neveri. 32  Se Ai nuk është njeri+ si unë, që t’i përgjigjem,e të dalim bashkë në gjyq. 33  S’ka njeri që të vendosë mes nesh,+e ta vërë dorën mbi ne të dy. 34  Le ta largojë nga unë shkopin e tij,+e të mos më kallë më lemeri. 35  Atëherë do të flas e nuk do të frikem,se zakonisht nuk jam i tillë.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «u vë vulë».
Hebraisht ráhav. Ndoshta do të thotë përbindësh deti.