Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Jobi 8:1-22

8  Pastaj e mori fjalën Bildadi, shuahiti:+   «Deri kur do të flasësh kështu?+Deri kur fjalët e gojës sate do të jenë si erë e tërbuar?+   Mos vallë Perëndia do të gjykojë shtrembër?+Mos vallë i Plotfuqishmi do të shtrembërojë drejtësinë?+   Meqë bijtë e tu mëkatuan kundër tij,ai i la të korrnin pasojat e rebelimit të tyre.   Po të kërkoje Perëndinë,+e t’i luteshe të Plotfuqishmit për hir,   po të ishe i drejtë e i kulluar,+tani ai do të ishte zgjuar për ty,e do të mëkëmbte çerdhen tënde të drejtësisë.   Dhe, si ishe në fillim, s’do të të dukej gjë,në krahasim me si do të ishe në fund.+   E pra, pyet për brezat e shkuar,+e vëri mendjen gjithë asaj që zbuluan etërit e tyre.+   Sepse ne kemi lindur dje,+ e nuk dimë asgjë,dhe ditët tona në tokë janë si hije.+ 10  Ata, a nuk do të të tregonin e mësoninme fjalë të dala nga zemra? 11  A hedh shtat papirusi+ jashtë kënetës?A rritet, vallë, kallami pa ujë? 12  Do të thahej më parë se çdo bar tjetër,ndonëse ende i gjelbër dhe i paprerë.+ 13  Kështu janë shtigjet e tërë atyre që e harrojnë Perëndinë,+dhe kështu merr fund shpresa e apostatit,+ 14  atij që siguria i venitet,e që mbështetet në pëlhurën e merimangës.+ 15  Ai mbahet tek ajo, por ajo griset;kapet pas saj, por ajo nuk mban. 16  Ai është si bima plot njomësi kur është në diell,dhe në kopshtin e tij lëshon filiza.+ 17  Në një pirg gurësh i pleksen rrënjët,dhe ky bëhet shtëpia e tij prej guri. 18  Nëse dikush e shkul,edhe vendi ku ishte,+ e mohon e thotë: ‘S’të kam parë kurrë.’+ 19  Ky është fundi i udhës së tij,+e nga dheu mbijnë të tjera bimë. 20  E pra, Perëndia nuk hedh poshtë asnjë njeri të paqortueshëm,dhe as e kap për dore keqbërësin. 21  Gojës sate do t’i jepte veç buzëqeshje,buzëve të tua, britma hareje. 22  Ata që do të të urrenin, do t’i mbulonte turpi,+dhe tenda e të ligjve do të zhdukej.»

Shënime në fund të faqes