Jobi 7:1-21

7  A nuk është angari+ jeta e vdekatarit mbi dhé?A nuk janë ditët e tij si ato të mëditësit?+   Ashtu si skllavi, ai dëshiron fort hijen,+dhe si mëditësi, pret pagën e vet.+   Mua më ranë për pjesë muaj të kotë hënorë,+dhe për short, net plot halle.+   Sa shtrihem them: ‘Kur do të ngrihem?’+Mbrëmja shkon, e vjen mugëtira e mëngjesit, dhe në shtrat ende përpëlitem.   Mishi më është mbuluar me vemje+ dhe toptha dheu;+lëkura më ka zënë dregëza e po më tretet.+   Ditët e mia kalojnë më shpejt+ se masuri i endësit,dhe marrin fund pa shpresë.+   Mos harro që jeta ime shkon si era,+që syri im nuk do të shohë më të mira.   Asnjë sy s’do të më shohë më;sytë e tu do të jenë mbi mua, por unë s’do të jem.+   Ashtu si reja që davaritet e ikën,ai që zbret në Sheol,* nuk ngjitet më.+ 10  Nuk do të kthehet më në shtëpinë e tij,nuk do të shihet më në vendin e vet.+ 11  Ndaj unë nuk do ta mbaj gojën mbyllur,por në brengën e frymës sime do të flas;në vrerin e shpirtit tim do ta shpreh shqetësimin!+ 12  Mos jam det i trazuar a përbindësh deti,që të më ruash me rojë?+ 13  Kur thosha: ‘Divani do të më ngushëllojë,shtrati do të ma lehtësojë brengën’, 14  ti më tmerroje me ëndrra,me vegimet e tua më bëje të brofja nga lemeria. 15  Ndaj shpirti im do më shumë të vdesë i mbytur,se të shohë se si jam bërë kockë e lëkurë.+ 16  Nuk e dua jetën.+ S’dua të jetoj përgjithnjë.Lërmë, se ditët e mia s’janë veçse avull.+ 17  Ç’është vdekatari+ që ta rritësh,që ta mbash mendjen tek ai, 18  që t’i kushtosh vëmendje çdo mëngjes,e ta vësh në provë çdo çast?+ 19  Pse nuk m’i shqit sytë,+e nuk më lë as të gëlltit pështymën? 20  Edhe nëse mëkatova, ç’bëra kundër teje, o Vëzhgues i njeriut?!+Pse më ke bërë shënjestrën tënde, aq sa të të bëhem barrë?! 21  Pse nuk ma fal shkeljen+e nuk i mbyll sytë para fajit tim?Sepse tani do të prehem në pluhur;+ti do të më kërkosh, por unë s’do të jem.»

Shënime në fund të faqes

Shih Shtojcën 3B.