Jobi 5:1-27

5  Thërrit, pra! A të përgjigjet kush?Cilit prej engjëjve të shenjtë* do t’i drejtohesh?   Sepse acarimi e vret të marrin,dhe zilia atë që joshet kollaj.   E pashë të marrin të lëshonte rrënjë,+dhe menjëherë e mallkova vatrën e tij.   Bijve të tij shpëtimi u rri larg,+ata shtypen te porta dhe askush s’i çliron.   Atë që korr ai, e ha i urituri;edhe atë që var në çengelat e kasapit, ia marrin.Gjithçka kanë, ua përpin gracka.   E keqja nuk del nga toka,e telashet nuk mbijnë nga dheu.   Njeriu ka lindur për të vuajtur,ashtu si shkëndijat për t’u ngjitur lart.   Unë për vete do t’i drejtohesha Perëndisë,dhe Atij do t’ia parashtroja çështjen time,+   Atij që bën gjëra madhështore e të pahetueshme,gjëra të mrekullueshme që s’kanë të numëruar;+ 10  Atij që sjell shiun mbi faqen e dheut+dhe derdh ujëra mbi fusha;+ 11  Atij që i lartëson të përulurit,+që të trishtuarit të lartohen e të gjejnë shpëtim; 12  Atij që ua prish planet dinakëve,+që duart t’u punojnë më kot; 13  Atij që i zë të mençurit në dinakërinë e tyre,+që planet e dredharakëve të marrin rrokullimën;+ 14  edhe ditën janë në errësirë,në mes të ditës kërkojnë rrugën me të prekur, si të ishte natë;+ 15  Atij që i shpëton njerëzit nga shpata e gojës së tyre,të varfrit nga dora e të fuqishmëve,+ 16  që i përvuajturi të ketë shpresë,+dhe të padrejtit t’i mbyllet goja.+ 17  Lum ai që Perëndia e ndreq!+Disiplinën e të Plotfuqishmit ti mos e hidh poshtë! 18  Sepse ai të sjell dhembje, por edhe ta lidh plagën;të bën copë, por edhe të shëron me dorën e vet. 19  Nga gjashtë vuajtje do të të çlirojë,+nga shtatë vuajtje do të dalësh i paprekur.+ 20  Gjatë zisë së bukës Ai do të të shpengojë nga vdekja,+dhe gjatë luftës nga fuqia e shpatës. 21  Do të jesh i mbrojtur nga kamxhiku i gjuhës,+e kur t’ia behë grabitja, nuk do të kesh frikë. 22  Me grabitjen dhe urinë do të qeshësh.Bishat e tokës s’ke pse t’i kesh frikë. 23  Me gurët e fushës do të bësh besëlidhje,dhe me egërsirat e dheut do të rrosh në paqe.+ 24  Brenda tendës sate do të ndiesh paqe,kur të kundrosh kullotat e tua, atje s’do të mungojë asgjë. 25  Ke për të parë sa të shumtë do të jenë bijtë+dhe pasardhësit e tu, si bimët e tokës.+ 26  Nuk do të të shteren fuqitë gjersa të shkosh në varr,+do të jesh si kallëzat e grurit, që korren në kohën e vet. 27  Këto kemi zbuluar dhe kështu është.Dëgjoji dhe kuptoji për të mirën tënde.»

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «të shenjtëve».