Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Jobi 4:1-21

4  Atëherë Elifazi,+ temaniti, ia ktheu:   «Sikur të provonte njeri të të thoshte një fjalë, a nuk do të mërziteshe?Por kush mund t’u vërë fre fjalëve?   E pra, ti ke ndrequr shumë njerëz,+dhe u ke dhënë forcë duarve të pafuqishme.+   E ngrije me fjalë këdo që pengohej,+dhe gjunjët e këputur i forcoje.+   Por tani që e keqja të zuri ty, ti u mërzite;tani që të ra ty, u trondite.   Nderimi që ke për Perëndinë, a nuk është themeli i besimit tënd?Integriteti+ që tregon në udhët e tua, a nuk është burimi i shpresës sate?   Por, po të kërkoj të mos harrosh këtë: kur ka ndodhur që një i pafajshëm të vdesë?Kur ka ndodhur që të zhduket një i drejtë?+   Nga sa kam parë unë, ata që thurin të këqijadhe që mbjellin telashe, këto i korrin vetë.+   Nga fryma e Perëndisë ata vdesin,dhe nga shkulmi i zemërimit të tij marrin fund. 10  Edhe pse luani ulëret dhe luani i ri ngre zërin,luanëve të rinj me krifë u thyhen dhëmbët; 11  luani ngordh ngaqë nuk gjen gjah,këlyshët e luanit shpërndahen. 12  Një fjalë më erdhi në fshehtësi,dhe veshi më kapi pëshpëritjen e saj.+ 13  Më erdhën mendime turbulluese me vegimet e natës,atëherë kur njerëzit bien në gjumë të thellë. 14  Më pushtoi tmerri dhe të dridhurat,tërë kockat e mia i mbërtheu tmerri. 15  Një frymë kaloi mbi mua,dhe qimet m’u ngritën përpjetë. 16  Ajo u ndal,por unë nuk munda t’ia shquaja pamjen;diçka më qëndronte përballë;qe heshtje, por pastaj dëgjova një zë: 17  ‘A mund të jetë vdekatari më i drejtë se Perëndia?!A mund të jetë njeriu më i pastër se Bërësi i tij?!’ 18  As shërbëtorëve të vet ai s’u zë besë.Edhe engjëjve* të tij u gjen të meta. 19  E aq më tepër atyre që banojnë në shtëpi prej balte,me themelet në pluhur!+Shtypen më kollaj se mola. 20  Nga mëngjesi gjer në mbrëmje bëhen copë e çikë;zhduken përgjithmonë dhe askush s’e vë re. 21  A nuk janë si litarët e tendës që shkulen?Ata vdesin, ngaqë s’kanë mençuri.

Shënime në fund të faqes

Ose «lajmëtarëve të tij».