Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Jobi 38:1-41

38  Jehovai iu përgjigj Jobit nga stuhia+ me fjalët:   «Kush je ti që e errëson atë që vendosa unë,duke thënë fjalë pa njohuri?+   E pra, tani, ngjishe rrobën në ijë po të jesh burrë,dhe unë do të të pyes e ti m’u përgjigj.+   Ku ishe ti, kur unë i vura themelet tokës?+Thuama nëse ke kuptueshmëri.   Kush ia caktoi përmasat, në rast se e di?Kush e shtriu litarin për matje mbi të?   Ku janë ngulur këmbët e shtyllave të saj+dhe kush ia vuri gurin e qoshes,   kur yjet e mëngjesit+ lëshonin tok britma hareje,dhe gjithë bijtë e Perëndisë+ brohoritnin tërë ngazëllim?   Kush i vuri pritë me porta detit,+i cili doli vrullshëm si nga barku i nënës;   kur ia vesha renë si rrobë,dhe me terrin e zi e mbështolla si me pelena, 10  kur vendosa rregulla për të,dhe kur i vura shula e porta,+ 11  kur i thashë: ‘Deri këtu mund të vish e jo më tutje.+Deri këtu është kufiri i dallgëve të tua krenare.’+ 12  A e ke urdhëruar ndonjëherë mëngjesin+ që kur linde?Mos ia tregove ti agimit se ku e ka vendin, 13  që të zaptojë skajet e tokës,që t’i shkundë prej saj të ligjtë?+ 14  Toka shndërrohet si argjila+ kur vuloset,dhe gjithçka shfaqet e stolisur si me petka të bukura. 15  Të ligjve nuk u jepet dritë+dhe krahu i ngritur thyhet.+ 16  A ke vajtur ti te burimet e detit?A je endur për të gjetur fundin e thellësisë ujore?+ 17  Vallë, i zbulove ti portat e vdekjes,+ose a i sheh dot portat e territ?+ 18  A e ke kuptuar se sa e gjerë është toka?+Fol nëse i di të gjitha këto. 19  Cila është udha që të çon në çerdhen e dritës?+Ku e ka, pra, vendin errësira, 20  që ta çosh gjer te kufiri i sajdhe që të kuptosh udhët për në shtëpinë e saj? 21  Mos vallë linde+ që atëherë që i ditke,apo ngaqë ke jetuar shumë ditë? 22  Mos vallë ke hyrë në depot e borës?+Mos vallë i sheh depot e breshrit,+ 23  që i ruaj për kohë gjëmash,për ditë lufte e beteje?+ 24  E pra, nga cila udhë përhapet dritadhe shpërndahet era e lindjes+ në mbarë dheun? 25  Kush i bëri përmbytjes një kanaldhe resë gjëmuese të stuhisë një udhë,+ 26  që ta hedhë shiun në vendin ku s’gjendet askush,+në shkretëtirën ku s’ka njeri, 27  për të ngopur vendet e shkretuara, të goditura nga stuhia,për të bërë të mbijë e të rritet bari?+ 28  A ka, vallë, baba shiu?+Kush i solli në jetë bulat e vesës?+ 29  Nga barku i kujt del akulli?Kush e sjell në jetë brymën+ e qiellit? 30  Ujërat qëndrojnë fshehur si poshtë gurëve,dhe faqja e ujërave të thella ngurtësohet.+ 31  A i lidh dot ti hallkat e yjësisë Kimahdhe a i zgjidh dot litarët e yjësisë Kesil?+ 32  A e nxjerr dot ti yjësinë Mazaroth në kohën e caktuar?A ia heq dot udhën ti yjësisë Ash bashkë me bijtë e saj? 33  A i njeh ti ligjet e qiejve,+dhe a i bën dot të kenë autoritet mbi tokën? 34  A e ngre dot zërin deri te retë,aq sa një vërshim ujërash të të mbulojë?+ 35  A dërgon dot rrufe që të shkojnëe të thonë: ‘Ja ku jemi!’ 36  Kush i dha mençuri+ shtresës së reve?Kush u dha kuptueshmëri+ dukurive të qiellit? 37  Kush mund t’i numërojë saktë retë me anë të mençurisë?Kush mund t’i përmbysë shtambat e qiellit,+ 38  kur pluhuri bëhet si metal i shkrirëdhe plisat e dheut ngjiten me njëri-tjetrin? 39  A e zë dot ti gjahun për luanin?A i ngop dot luanët e rinj+ kur i grin uria, 40  kur rrinë strukur në strofkaa zënë pusi në vende të fshehta?+ 41  Kush u jep ushqim korbave,+kur të vegjlit e tyre i klithin për ndihmë Perëndisë,kur vijnë vërdallë se s’kanë ç’të hanë?

Shënime në fund të faqes