Jobi 37:1-24

37  Nga kjo zemra më dridhet+e më hidhet përpjetë.   Dëgjojeni me vëmendje uturimën e zërit të tij,+dhe gjëmimin që del nga goja e tij.   I lëshon nën tërë qiejt,vetëtimat+ e tij arrijnë deri në skajet e dheut.   Pas tyre dëgjohet një gjëmim.Ai buçet+ me zërin e tij madhështor.+Kur dëgjohet zëri i tij, vetëtimat nuk i përmban.+   Zëri i Perëndisë gjëmon+ në mënyrë të mrekullueshme,e bën gjëra madhështore që ne s’mund t’i dimë.+   Ai i thotë borës: ‘Bjer në tokë’,+gjithashtu edhe shirave dhe rrebesheve.+   Ia ndal duart njeriut,që vdekatari të njohë veprat e Tij.   Egërsirat zënë pusie struken në strofkat e tyre.+   Nga dhoma e brendshme+ vjen era e shtrëngatës,dhe me erërat e veriut vjen të ftohtët.+ 10  Me frymën e Perëndisë formohet akulli+dhe shtrirja e ujërave gjendet e burgosur.*+ 11  Po, i ngarkon retë me lagështi,drita e tij+ shpërndan masën e reve. 12  Kur ai i drejton, ato bredhin lart e poshtë për të bërë punën e tyre,ku t’i urdhërojë+ ai të shkojnë mbi faqen e dheut. 13  Ai e përdor renë si shkop+ ndëshkimi,dhe për të njomur tokën,+ a për të treguar dashamirësi.+ 14  Mbaje vesh këtë, o Job;rri në heshtje e vëru mendjen mrekullive të Perëndisë.+ 15  Vallë, a e di ti se kur ua cakton Perëndia detyrat reve,+dhe kur e bën dritën e tyre të vetëtijë? 16  A e di ti se si rrinë pezull retë?+A i njeh mrekullitë e Atij që është i përsosur në njohuri?+ 17  A e di ti pse rrobat e tua ngrohen,kur nga juga toka s’pipëtin?+ 18  A mund t’i shpalosësh qiejt+ bashkë me Të,si një pasqyrë të fortë metali? 19  Na trego ti se çfarë t’i themi;për shkak të errësirës, ne s’themi dot asnjë fjalë. 20  Mos i thuhet atij se dua të flas unë?Mos ka thënë njeri se fjalët e mia do t’i shkojnë?+ 21  Njerëzit nuk e shohin dritën në qiellin e vrenjtur,derisa kalon era dhe e pastron nga retë;atëherë drita shkëlqen. 22  Nga veriu vjen shkëlqimi i artë.Lavdia+ e Perëndisë ngjall frikë. 23  Ne nuk e zbulojmë dot krejtësisht të Plotfuqishmin.+S’ka më të fuqishëm se Ai.+Ai nuk do ta nënçmojë gjykimin e drejtë+ dhe drejtësinë+ që shfaqet me bollëk.+ 24  Prandaj njerëzit le t’i frikësohen.+Ai nuk i përfill ata që e mbajnë veten* për të mençur.»+

Shënime në fund të faqes

Ose «e ngrirë».
Fjalë për fjalë «të mençur në zemër».