Jobi 36:1-33

36  Elihu vazhdoi të thoshte:   «Bëni edhe pak durim me mua, dhe do t’ju tregojse kam ende për të thënë për Perëndinë.   Do ta sjell njohurinë time që nga larg,dhe do të shpall drejtësinë e Bërësit tim.+   Se në fjalët e mia nuk ka asnjë gënjeshtër,dhe Ai që është i përsosur në njohuri,+ është para jush.   Perëndia është i fuqishëm+ e nuk do ta hedhë poshtë njeriun.Kuptueshmëria e zemrës së tij është e pafund.   Ai nuk do të lërë gjallë asnjë të lig,+por të munduarit do t’i gjykojë me drejtësi.+   Nuk do t’ua ndajë sytë të drejtëve.+Edhe mbretërit i vë në fron,+i ul atje përgjithmonë, dhe ata lartësohen.   Kur njerëzit janë nën vargonj,+janë lidhur me litarët e mundimit.   Atëherë ai u tregon për vepratdhe shkeljet e tyre, sepse mbahen me të madh. 10  Do t’ua hapë veshët që të dëgjojnë këshillat,+do t’u thotë që të kthehen e t’i lënë të këqijat.+ 11  Nëse binden dhe i shërbejnë,do t’i përfundojnë ditët në mbarësidhe vitet në kënaqësi.+ 12  Por nëse nuk binden, do të vdesin+ nga shigjeta+dhe do të japin frymë pa pasur njohuri. 13  Ata që janë apostatë në zemër, do të grumbullojnë zemërim.+Nuk do të thërrasin për ndihmë, ngaqë ai i ka lidhur. 14  Ata* do të vdesin ende të rinj.+Jeta do t’u marrë fund mes prostitutave-meshkuj të tempullit.+ 15  Të munduarin do ta shpëtojë nga mundimi;do t’ia hapë veshët, teksa është i shtypur. 16  Ai do të të nxjerrë nga nofullat e vuajtjeve!+Në vend të tyre, do të kesh vend të gjerë+ dhe jo shtrëngesë.Tryeza jote do të ketë ngushëllimin më të bollshëm e më të pasur.+ 17  Do të ngopesh duke parë gjykimin e të ligjve;+vendimi gjyqësor dhe drejtësia së bashku do të token. 18  Kujdes se mos tërbimi+ të shtyn të përplasësh duart tërë mëri,dhe mos lër që një shpërblesë+ e madhe të të çojë në rrugë të shtrembër. 19  A do të bëjë punë thirrja jote për ndihmë?+Jo, madje as tërë përpjekjet e tua të mëdha kur të jesh në hall.+ 20  Mos e dëshiro fort natën,kur njerëzit kthehen në vendet e tyre. 21  Ruhu se mos kthehesh tek e keqja,+se atë ke zgjedhur dhe jo mundimin.+ 22  Me fuqinë e tij, Perëndia vepron në mënyrë të lavdishme.Ku ka mësues si ai?! 23  Kush i kërkon llogari për atë që bën?+Kush i thotë: ‘Ke bërë padrejtësi.’+ 24  Mos harro që duhet të madhërosh veprat e tij,+të cilave njerëzit u thurin këngë.+ 25  Mbarë njerëzimi mbi to i mban sytë;vdekatari i vështron pareshtur nga larg.+ 26  E pra, Perëndia është shumë më i lartësuar nga sa dimë ne.+Vitet e tij as që mund të numërohen.+ 27  Ai i tërheq lart pikat e ujit,+të cilat filtrohen dhe kthehen në shi e mjegull. 28  Kështu retë rrjedhin,+derdhen me bollëk mbi njerëzit. 29  Vërtet, kush mund ta kuptojë shtresën e reve,buçimat nga kasollja e tij?+ 30  Ai shpalos mbi të dritën e tij+dhe mbulon fundin e detit. 31  Me anë të tyre, ai mbron çështjen e njerëzve.+Jep ushqim me bollëk.+ 32  Rrufenë e mban të mbyllur në duart e veta,dhe jep urdhër të bjerë mbi ata që mësyjnë.+ 33  Ushtimat e tij+ flasin për të,dhe bagëtia për Atë që vjen.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «shpirti i tyre».