Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Jobi 35:1-16

35  Pastaj Elihu mori fjalën përsëri:   «Kjo të duket drejtësi?Ti thua: ‘Jam më i drejtë se Perëndia.’+   Thua edhe: ‘E ç’më hyn në punë?+Ç’fitoj më shumë sesa po të mëkatoja?’+   Por unë do të të përgjigjem edhe ty,edhe shokëve+ të tu.   Ngriji sytë drejt qiellit+ dhe shih,vështroji retë,+ që janë shumë më lart se ti.   Nëse mëkaton, ç’të keqe i bën atij?+Nëse rebelohesh më shumë, ç’dëm i bën atij?   Nëse vërtet je i drejtë, çfarë i jep ti atij,ose ç’merr ai nga dora jote?+   Ligësia jote mund të lëndojë veç një njeri si ti,+dhe drejtësia jote mund të ndihmojë veç një bir njeriu.+   Ata thërrasin pareshtur për ndihmë+ se shtypja s’ka të mbaruar;këlthasin pa pushim për ndihmë për shkak të krahut të rëndë të të fuqishmëve.+ 10  Por asnjë nuk thotë: ‘Ku është Perëndia, Bërësi im i Madh,+që netëve grish të këndohen këngë lëvdimi?’+ 11  Ai na mëson+ më tepër neve sesa kafshët e tokës,+e na bën më të mençur se zogjtë e qiellit. 12  Për shkak të krenarisë+ së të ligjve,ata këlthasin pa pushim, por ai s’u përgjigjet.+ 13  Por trillimet Perëndia kurrë nuk i dëgjon,+dhe i Plotfuqishmi nuk ua hedh sytë.+ 14  Aq më tepër nëse thua se nuk e sheh Atë!+Çështja jote ligjore është para tij, e duhet ta presësh Atë me ankth.+ 15  Përderisa nuk të kërkoi llogari i zemëruar,+ai nuk ua ka vënë mendjen fjalëve të tua të rrëmbyera.+ 16  Jobi e hap gojën për fjalë të kota,dhe i shton ato pa pasur njohuri.»+

Shënime në fund të faqes