Jobi 33:1-33

33  E tani, o Job, dëgjoji fjalët e miadhe vërua veshin atyre që do të them.   E pra, nuk mund të mos e hap gojën,dhe gjuha e qiellza ime+ do të flasin.   Fjalët e mia burojnë nga drejtësia e zemrës,+dhe buzët e mia thonë me çiltërsi fjalë mençurie.+   Fryma e Perëndisë më krijoi,+dhe fryma e të Plotfuqishmit më solli në jetë.+   Nëse mundesh, m’u përgjigj,radhiti fjalët e rri gati.   Para Perëndisë së vërtetë unë jam njësoj si ti,+se nga argjila jam bërë+ edhe unë.   S’ke pse të frikesh nga unë;nuk do të të rëndoj.+   Në vesh më erdhën fjalët e tuadhe të dëgjova tek thoshe:   ‘Jam i kulluar, s’kam bërë asnjë shkelje;+jam i pastër e s’kam asnjë faj.+ 10  Por ai gjen rast të më kundërvihet,dhe më sheh si armikun e tij.+ 11  M’i vë këmbët në fallaka*+dhe vëzhgon tërë shtigjet e mia.’+ 12  E pra, unë të them se këtu nuk ke të drejtë;+pasi Perëndia qëndron shumë më lart se vdekatari.+ 13  Pse hahesh me të?+Ngaqë nuk u përgjigjet fjalëve të tua?!+ 14  Perëndia flet një herë,madje dy+—edhe pse njeriu s’ia vë veshin— 15  në ëndrra,+ në vegime+ nate,kur njeriu bie në gjumë të thellë,kur dremit në shtrat.+ 16  Atëherë ai ia hap njeriut veshët,+dhe këshillën e Tij e vulos, 17  që ta largojë njeriun nga veprimet e tij,+dhe ta shpëtojë nga krenaria e vet.+ 18  Ai ia ruan shpirtin nga gropa e varrit,+dhe jetën se mos ia merr ndonjë shigjetë.+ 19  Me dhembjet në shtratin e tij ai e qorton,dhe kockat e tij përleshen pa pushim. 20  Vuajtjet e jetës ia pështirosin bukën,+shpirti i tij ka neveri nga ushqimi që i pëlqen. 21  Mishi i tretet gjersa s’shihet më,kockat që s’dukeshin, tani duken sheshit. 22  Shpirti i tij i afrohet gropës,+dhe jeta e tij u afrohet atyre që sjellin vdekjen. 23  Po të ketë një lajmëtara zëdhënës, një në një mijë,për t’i treguar njeriut se ç’është e drejtë, 24  atëherë Perëndia do t’i tregojë hir e do t’i thotë:‘Le të mos shkojë në gropë!+Për të gjeta shpërblesë!+ 25  Mishi iu bëftë më i freskët se në rini!+Iu ktheftë gjallëria si në ditët e rinisë!’+ 26  Do t’i përgjërohet Perëndisë që të gjejë ëndje tek ai,+do ta shohë fytyrën e tij kur brohoret plot hare,dhe Perëndia do ta kthejë vdekatarin në drejtësinë e Tij. 27  Para njerëzve do të këndojë e do të thotë:‘Mëkatova+ dhe të drejtën e shtrembërova;patjetër këtë s’duhej ta bëja. 28  Ai e shpengoi shpirtin tim që të mos shkonte në gropë;+tani jeta ime do të shohë dritë.’ 29  E pra, Perëndia vepron kështudy herë, madje tri herë, me njeriun, 30  që shpirti i tij të mos shkojë në gropë,+e të shndritë mbi të drita e të gjallëve.+ 31  Më mbaj vesh, o Job! Më dëgjo!Hesht, se kam ende për të folur. 32  Po pate ndonjë fjalë për të më thënë, m’u përgjigj;fol, se jam kënaqur nga drejtësia jote. 33  Në mos jo, më dëgjo mua;+hesht, dhe unë do të të mësoj mençurinë.»

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Jb 13:27.