Jobi 30:1-31

30  Kurse tani qeshin me mua+ata që janë më të rinj se unë,+etërit e të cilëve nuk do të pranojaas t’i vija me qentë e kopesë sime.   Ç’do të më hynte në punë fuqia e duarve të tyre?Forca e tyre ka marrë fund.+   Nga skamja dhe uria janë të pajetë;ushqeheshin duke cimbisur vendin e thatë,+ku dje kishte shtrëngatë e shkretim.   Këputnin bar të kripur nëpër kaçuba,dhe hanin rrënjë gjineshtre.   Njerëzit i dëbonin nga mesi i tyre,+u bërtisnin si të ishin hajdutë.   Janë të detyruar të banojnë nëpër rrëpirat e luginave të përrenjve,nëpër vrimat e dheut e nëpër shkëmbinj.   Bërtisnin mes kaçubave,ngjisheshin poshtë hithrave.   Si bij të njerëzve të pamend+ e të paemër,u dëbuan nga vendi me kamxhik.   Dhe tani jam bërë kënga e tyre,+dhe për ta jam gazi i botës.+ 10  U vinte neveri nga unë e më rrinin larg.+Nuk m’i kursyen të pështyrat në fytyrë.+ 11  Ai ma liroi fillin e harkut dhe më poshtëroi,kurse ata i lëshuan frerët para meje. 12  Në të djathtën time u çuan si farë e keqe;m’i liruan këmbët,por më vunë pengesa për të më rrënuar.+ 13  Rrugët m’i prishën;hallet veç m’i shtuan,+madje pa i ndihmuar njeri. 14  Dilnin si nga një e çarë e madhe,mes shtrëngatës vërsuleshin mbi mua. 15  Tmerret e papritura janë kthyer mbi mua,fisnikërinë time e fshiu era,shpëtimi im mori fund, ashtu si davariten retë. 16  Jeta po më shuhet,*+më kanë mbërthyer ditë mundimesh.+ 17  Natën kockat+ më shpojnë sikur më shqiten nga trupi,dhe dhembjet që më therin, s’kanë të pushuar.+ 18  Nga fuqia e madhe edhe veshja më është shndërruar,më shtrëngon si jaka e rrobës. 19  Ai më hodhi në baltë,*dhe u bëra si pluhuri e hiri. 20  Të thërras për ndihmë, por ti s’më përgjigjesh;+unë rri në këmbë, që të më vësh re. 21  Tani je bërë mizor ndaj meje;+me tërë fuqinë e dorës sate shfren mllef kundër meje. 22  Ti çon erën që të më marrë e të më flakë tutje,pastaj më bën të mpakem mes një buçime. 23  Unë e di mirë se do të më çosh drejt vdekjes,+në shtëpinë ku mblidhen gjithë të gjallët. 24  Veçse askush nuk e shtrin dorën drejt një pirgu rrënojash,+dhe askush nuk thërret për ndihmë për vuajtjen time, teksa rrëgjohem. 25  Derdhja lot për atë që ishte në ditë të hallit,+shpirti im hidhërohej për të varfrin.+ 26  Prisja të mirën, por më vinte e keqja;+prisja dritën, por më vinte terri. 27  Zorrët më zienin e s’pushonin;më erdhën ditë mundimi. 28  Endesha i trishtuar+ atje ku s’hynte drita e diellit.Në mes të kongregacionit ngrihesha e klithja për ndihmë. 29  U bëra vëllai i çakejvedhe shok i zogjve të strucit.+ 30  Lëkura m’u nxi+ e më ra,kockat më përvëlonin nga zjarrmia. 31  Harpa ime nxirrte veç tinguj zie,pipëza ime vajtonte bashkë me ata që qanin.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «shpirti im po derdhet».
Fjalë për fjalë «argjilë».