Jobi 3:1-26

3  Kështu Jobi hapi gojën dhe filloi të mallkonte ditën që kishte lindur.+  Ai nisi të thoshte:   «U shoftë dita që linda,+dhe ajo natë kur dikush tha: ‘Është ngjizur një djalë!’   Ajo ditë u bëftë errësirë!Nga lart Perëndia mos u kujdestë për të,dhe drita mos shkëlqeftë mbi të!   Errësira dhe terri e marrshin sërish!Një re shiu qëndroftë mbi të!Gjithçka që e nxin ditën, e tmerroftë!+   Atë natë e pushtoftë terri!+Mos gëzoftë mes ditëve të vitit!Mos u numëroftë mes ditëve të muajve hënorë!   Po, ajo natë u bëftë shterpë!Mos u dëgjoftë britmë gëzimi në të!+   Ata që nëmin ditën, e mallkofshin,po, ata që janë gati të zgjojnë leviathanin!*+   Yjet e mugëtirës së saj u errësofshin!Kur të presë dritën, drita mos daltë!Mos i paftë rrezet e agimit! 10  Sepse nuk ia mbylli barkun nënës sime,+që sytë e mi të mos shihnin halle. 11  Pse nuk vdiqa që në bark të nënës?!+Pse nuk dhashë frymë, sa dola nga barku?! 12  Pse më priti prehri i nënësdhe gjinjtë+ që të më mëndnin? 13  Se tani do të prehesha i qetë;+do të flija e do të pushoja+ 14  bashkë me mbretërit dhe këshilltarët e tokës,+me ata që ngrenë për vete vende të shkreta;+ 15  ose me princat që kanë ar,me ata që i mbushin shtëpitë me argjend. 16  As nuk do të isha fare, njësoj si foshnja që dështon pa e marrë vesh kush,+njësoj si fëmijët që s’e shohin dritën.+ 17  Në varr, të ligjve nuk u vlon më tërbimi,+dhe ata që janë të këputur, gjejnë prehje.+ 18  Të gjithë të burgosurit janë të qetëe nuk e dëgjojnë më zërin e atyre që i shtrëngojnë të punojnë.+ 19  Të mëdhenj e të vegjël atje janë njësoj,+dhe skllavi s’është më skllav i zotërisë së tij. 20  Pse e lë hallemadhin të shohë dritë?!Pse i fal jetë shpirtvrerosurit?!+ 21  Pse nuk u vjen vdekja atyre që e presin,+megjithëse e kërkojnë më shumë se thesaret e fshehura? 22  Ata që gëzojnë gjithë hare,ngazëllojnë, sepse një varr e kanë gjetur. 23  Pse e lë të shohë dritë një njeri, që është në një udhë pa krye,+dhe që ti, o Perëndi, i ke vënë gardh?+ 24  Sepse para se të ha, psherëtij,+dhe ulërimat e mia derdhen si ujërat;+ 25  sepse ajo që më tmerron, më bie mbi krye,dhe ajo që më tremb, më ndodh.+ 26  Ndonëse kam plot shqetësime e telashe,dhe nuk gjej prehje, prapëseprapë të tjera halle më bien.»

Shënime në fund të faqes

Ndoshta «përbindëshin e detit».