Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Jobi 27:1-23

27  Jobi vazhdoi me shprehje të tjera proverbiale:+   «Ashtu siç është e vërtetë që rron Perëndia,+ që e fshiu drejtësinë time,+dhe siç është e vërtetë që rron i Plotfuqishmi, që ma hidhëroi shpirtin,+   derisa të kem frymë brenda meje,dhe në flegrat e mia të jetë fryma e Perëndisë,+   nga buzët e mia nuk do të dalë asnjë padrejtësi,dhe gjuha ime nuk do të thotë asnjë mashtrim!   As që e çoj nëpër mend t’ju shpall të drejtë!+Nga integriteti im nuk do të heq dorë+ gjersa të vdes.   Mbahem fort pas drejtësisë sime dhe nuk do ta lë.+Zemra nuk do të më qortojë për asnjë nga ditët e mia.+   Armiku im u bëftë kryekëput i lig,+dhe ai që më kundërvihet, u bëftë keqbërës!   Ç’shpresë ka apostati, nëse Perëndia e shfaros,+nëse ia kërkon shpirtin?+   A do t’i dëgjojë Perëndia klithmat e tijkur të ketë brengë?+ 10  Mos vallë do të gjejë kënaqësi të thellë tek i Plotfuqishmi?Mos do t’i thërrasë Perëndisë në çdo kohë? 11  Do t’ju mësoj me anë të dorës së Perëndisë.Mendimet e të Plotfuqishmit nuk do t’i fsheh.+ 12  E pra, ju të gjithë keni parë vegime;pse tregoheni kaq të pamend?+ 13  Këtë do të ketë i ligu nga Perëndia.+Ai do të marrë nga i Plotfuqishmi trashëgiminë e tiranit. 14  Edhe nëse bijtë e tij shtohen, do të shkojnë në teh të shpatës.+Pasardhësit e tij s’do të ngopen me bukë. 15  Ata që mbeten prej tij, do të shkojnë në varr nga një sëmundje vdekjeprurëse,e vejushat e tyre nuk do të derdhin lot.+ 16  Edhe sikur ta grumbullojë argjendin si pluhurin,dhe të bëjë rroba me bollëk, siç është balta, 17  vërtet ai do t’i bëjë, por do t’i veshë i drejti.+Nga argjendi i tij do të marrë i pafajshmi. 18  E ndërton shtëpinë si mola,e ngre si kasollen+ që bën roja. 19  Do të shtrihet i pasur, por pasuria nuk do të grumbullohet.Do të hapë sytë e s’do të ketë më asgjë.+ 20  Tmerret e papritura do ta përpijnë si ujërat.+Natën do ta rrëmbejë një erë shtrëngate. 21  Era e lindjes do ta marrë,+ e ai do të zhduket.Ajo do ta vërvitë larg vendit të tij.+ 22  Do t’i sulet pa pikë dhembshurie,+dhe ai do të mundohet t’ia mbathë larg fuqisë së saj.+ 23  Për të do t’i përplasin duart me tallje,+e do t’i fërshëllejnë+ që nga vendi i tij.

Shënime në fund të faqes