Jobi 26:1-14

26  Atëherë Jobi iu përgjigj me fjalët:   «Ama ç’e ndihmoke të pafuqishmin!Ama ç’e shpëtoke krahun pa forcë!+   Sa bukur e këshilloke atë që s’ka mençuri!+Mençurinë* tënde e shpalose para një turme të madhe!   Kujt po i flet?!Kush t’i fryu në vesh ato fjalë?*   Ata që vdekja i ka bërë të pafuqishëm, dridhenposhtë ujërave dhe atyre që janë në to.+   Para tij Sheoli është lakuriq,+dhe vendi i shkatërrimit është i pambuluar.   Ai e shpalos veriun në zbrazëti,+tokën e mban varur në asgjë;   i mbledh ujërat brenda reve,+dhe masa e reve nuk çahet;   e mbulon fronin e vet,duke shtrirë mbi të retë.+ 10  Ai ka bërë një rreth mbi faqen e ujërave,+deri atje ku drita kthehet në errësirë. 11  Shtyllat e qiellit tunden,shtangen nga qortimi i tij. 12  Me fuqinë e tij trazon detin,+me kuptueshmërinë e tij thyen+ atë që vërsulet.*+ 13  Era që dërgon ai, kthjellon qiellin,+dora e tij shpon gjarprin që shket.+ 14  E pra, këto s’janë veç thekët e udhëve të tij.+Ne dëgjojmë veç pëshpërimën e zërit të tij,por bubullimën që lëshon ai, kush mund ta kuptojë?»+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Jb 12:16.
Fjalë për fjalë «fryma e kujt doli prej teje».
Shih shënimin te Jb 9:13.