Jobi 24:1-25

24  Pse i Plotfuqishmi nuk ka caktuar një kohë gjykimi?+Ata që e njohin, pse nuk i shohin ato ditë gjykimi?+   Ka nga ata që shtyjnë shenjat e kufijve;+kullosin kope që i kanë rrëmbyer.   Ia marrin gomarin jetimit,*ia marrin peng demin vejushës.+   I flakin të varfrit nga udha;+ndërkohë të munduarit e tokës rrinë fshehur.   Si zebra+ në shkretëtirë,të varfrit shkojnë të punojnë, që të nxjerrin bukën.Rrafshina e shkretë i jep secilit ushqim për bijtë.   Në fushë mbledhin tagji,vreshtin e të ligut e vjedhin me nxitim.   E kalojnë natën të zhveshur, pa asnjë rrobë,+rrinë në të ftohtë pa mbulojë.+   Bëhen qull nga shtrëngatat e maleve,e ngaqë s’kanë ku të futen,+ ngjishen pas shkëmbit.   Të ligjtë e rrëmbejnë jetimin që kur është në gji;+i marrin peng të munduarit rrobën e trupit.+ 10  I munduari sillet vërdallë i zhveshur, pa asnjë rrobë,dhe i uritur, mbart kallinjtë e korrur.+ 11  Zhegun e ditës e kalon nëpër muret e brezareve,shtyp rrushin në shtypëse, e prapë ikën i etur.+ 12  Deri jashtë qytetit dëgjohet rënkimi i atij që po vdes,shpirti i të plagosurit për vdekje thërret për ndihmë,+e Perëndia nuk bëhet merak për këtë.+ 13  Të ligjtë ngritën krye kundër dritës.+Ata nuk i njohën udhët e sajdhe nuk qëndruan në shtigjet e saj. 14  Kur zbardh dita, vrasësi çohete vret të munduarin dhe të varfrin,+kurse natën bëhet hajdut+ i regjur. 15  Sytë e kurorëshkelësit+ presin muzgun e mbrëmjes.+Ai thotë: ‘Askush s’do të më shohë’,+dhe fytyrën e mbulon. 16  Në errësirë hajduti çan murin e futet vjedhurazi në shtëpi,kurse ditën rri mbyllur.Nuk e njeh ditën.+ 17  Për të mëngjesi është si terri,+sepse tmerret e papritura të territ ai i njeh mirë. 18  I ligu ikën shpejt, sikur ta merrnin me vete ujërat.Toka e tij do të jetë e mallkuar mbi dhé.+Nga udha e vreshtave nuk do t’i kthejë më çapet. 19  Ashtu si thatësira dhe të nxehtët përpin ujërat e borës,edhe Sheoli përpin ata që mëkatojnë.+ 20  Të ligun do ta harrojë edhe barku që e lindi, vemjet do ta hanë gjithë kënaqësi,+e s’do të kujtohet më.+Padrejtësia do të rrëzohet si një pemë.+ 21  Ai ngatërrohet me shterpën që nuk lind,dhe me vejushën,+ së cilës nuk i bën kurrfarë të mire. 22  Perëndia do t’i marrë zvarrë të fortët me fuqinë e tij;i ligu do të ngrihet e s’do të ndihet i sigurt për jetën e vet. 23  Perëndia do ta lërë të ndihet i sigurt,+ që të lartësohet,dhe s’do t’ua ndajë sytë udhëve të tij.+ 24  Të ligjtë lartësohen për pak, por pastaj s’janë më+e shuhen;+ si gjithë të tjerët ata këputene priten si kallëzat e grurit. 25  Hë pra, tani, kush do të më nxjerrë gënjeshtare t’i quajë një hiç fjalët e mia?»

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Jb 22:9