Jobi 23:1-17

23  Atëherë Jobi iu përgjigj me fjalët:   «Edhe sot shqetësimi im+ është rebelim.Dora ime është e rëndë, për shkak të psherëtimave të mia.   Ah, sikur ta dija ku ta gjeja!+Do të shkoja drejt e te vendi ku rri gjithnjë.+   Do t’ia parashtroja çështjen time për gjykim,e nga goja do të më vërshonin kundërpërgjigje.   Do ta dija përgjigjen e tij,do të mendoja për fjalët që do të më thoshte.+   A do të hahej me mua, me fuqinë e tij të madhe?Jo, përkundrazi do të më dëgjonte me vëmendje.+   Atje i drejti do t’i ndreqte gjërat me të,dhe unë do të ikja përgjithmonë i pacenuar nga gjykatësi im.   Ja, shkoj në lindje, por ai s’është atje;kthehem prapë, por s’e dalloj.+   Shkoj majtas, ku vepron ai, por nuk e shoh;ai kthehet djathtas, por unë nuk arrij ta shikoj. 10  Gjithsesi, ai e njeh mirë udhën time.+Pasi të më vërë në provë, do të dal si ari i pastër.+ 11  Këmbët e mia ndoqën me kujdes gjurmët e tij;qëndrova në udhën e tij dhe prej saj nuk u shmanga.+ 12  Urdhërimeve që dalin nga buzët e tij, nuk u largohem.+Fjalëve të gojës së tij,+ që për mua janë thesar, u përmbahem më shumë nga sa më kërkohet. 13  Ai e ka ndarë mendjen; kush mund t’i bëjë ballë?+Atë që dëshiron, e bën.+ 14  Ai do të përmbushë gjithçka ka vendosur për mua,+dhe këto gjëra janë të shumta. 15  Prandaj ndihem i trazuar prej tij;i kushtoj vëmendje dhe i frikësohem.+ 16  Po, vetë Perëndia më ka futur drojën në zemër,+i Plotfuqishmi më ka trazuar.+ 17  Se nuk e mbylla gojën për shkak të errësirës,dhe as ngaqë terri ma mbuloi fytyrën.

Shënime në fund të faqes