Jobi 22:1-30

22  Pastaj e mori fjalën Elifazi, temaniti:   «Ç’i hyn në punë njeriu Perëndisë?+Ç’i hyn në punë ai që ka gjykim të thellë?   Ç’kënaqësi ka i Plotfuqishmi, edhe nëse ti je i drejtë?+Ç’fiton ai, edhe nëse ti je i paqortueshëm në udhën tënde?+   Mos vallë për nderimin që i tregon, po të qortondhe po përballet me ty në gjyq?+   A nuk e ke mbushur kupën me ligësinë tënde?+A do të marrin ndonjëherë fund fajet e tua?   Se ti u mban peng vëllezërve pa shkak,+dhe i zhvesh ata që s’kanë ç’të veshin.   Të lodhurit nuk i jep asnjë gllënjkë ujë,dhe të uriturit ia mban bukën.+   Njeriu me fuqi ka toka,+dhe në to banon ai që e mbajnë me hatër.   Vejushat ti i përzë duarbosh,jetimëve* ua dërrmon krahët.+ 10  Prandaj të rrethojnë ngado gracka zogjsh,+e të shqetësojnë tmerre të papritura, 11  ose një errësirë që s’të lë të shohësh,dhe një vërshim ujërash të mbulon. 12  A nuk është Perëndia i lartë sa qielli?+Shihi gjithë yjet se sa lart janë!+ 13  Por ti thua: ‘E ku di gjë Perëndia?A gjykon dot ai përmes territ të zi? 14  Ai fshihet pas reve, ndaj nuk sheh;nëpër kupën qiellore endet.’ 15  Ende do të ndjekësh udhën e moçme,ku kanë shkelur të ligjtë, 16  njerëz që i ka rrëmbyer vdekja para kohe,+me themelet+ që u zhduken dhe u ikin si lumi, 17  që i thonë Perëndisë së vërtetë: ‘Largohu nga ne!+E ç’mund të na bësh ti, o i Plotfuqishëm?’ 18  Prapëseprapë, ai ua mbushi shtëpitë me të mira.+Kurse unë u rri larg këshillave të këqija.+ 19  Të drejtët do të shohin rrënimin e tyre e do të gëzojnë,+i pafajshmi do të tallet me ta: 20  ‘Kundërshtarët tanë u shuan;dhe ç’mbetet prej tyre, do ta përpijë zjarri.’ 21  E pra, njihe Perëndinë, që të gëzosh paqe,kështu do të të vijnë të mira. 22  E pra, dëgjoje ligjin që del nga goja e tij,dhe fjalët e tij rrënjosi në zemër.+ 23  Nëse kthehesh tek i Plotfuqishmi,+ do të mëkëmbesh;nëse e mban padrejtësinë larg tendës sate, 24  nëse e hedh floririn e çmuar në dhé,dhe arin e Ofirit+ mes gurëve të luginës së përroit, 25  i Plotfuqishmi do të bëhet floriri yt i çmuardhe argjendi më i zgjedhur për ty.+ 26  Se atëherë do të gjesh kënaqësi të thellë tek i Plotfuqishmi+dhe do ta ngresh fytyrën drejt Perëndisë.+ 27  Do t’i përgjërohesh, dhe ai do të të dëgjojë,+zotimet e tua do t’i plotësosh.+ 28  Ti do të vendosësh për diçka dhe ashtu do të dalë.Në udhët e tua do të shkëlqejë drita.+ 29  Sepse po të flasësh me arrogancë, do të poshtërohesh;+atë që i mban sytë përdhe, ai do ta çlirojë.+ 30  Të pafajin ai do ta shpëtojë,+dhe ti do të shpëtosh falë pastërtisë së duarve të tua.»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «djemve pa baba».