Jobi 21:1-34

21  Atëherë Jobi iu përgjigj me fjalët:   «Dëgjojini mirë fjalët që do t’ju them,dhe ato le të jenë ngushëllim për ju.   Kini durim me mua e më lini të flas;e pasi të kem folur, më shpotitni+ sa të doni.   Mos vallë unë ia shpreh shqetësimin ndonjë njeriu?!Përndryshe, si do të duronte shpirti im?!   Kthehuni nga unë, shikomëni të shtangurdhe mbylleni gojën.*+   Kur e kujtoj, tronditem edhe vetë,e më zënë dridhmat.   Pse, pra, të ligjtë rrojnë,+plaken dhe vënë një mal me pasuri?+   Pasardhësit u rriten të sigurt para syve,të bijtë begatohen para tyre.   Në shtëpitë e tyre sundon paqja e jo frika,+shkopi i Perëndisë nuk bie mbi ta. 10  Demi i tyre mbars pa e çuar dëm farën;lopa u pjell e nuk dështon.+ 11  I nxjerrin vogëlushët të lodrojnë si kope qengjash,e djemtë të kërcejnë plot hare. 12  I bashkojnë zërat me tingullin e dajres dhe të harpës,+dhe gëzojnë nga melodia e pipëzës. 13  I kalojnë ditët si s’ka më mirë,+dhe brenda një çasti zbresin pa dhembje në Sheol. 14  I thonë Perëndisë së vërtetë: ‘Largohu nga ne!+Nuk na pëlqen të njohim udhët e tua.+ 15  Kush është i Plotfuqishmi që u dashka t’i shërbejmë?+Ç’fitojmë po të flasim me të?’+ 16  E pra, ata nuk e kanë në dorë mirëqenien e tyre.+Këshillave të të ligjve u rri larg.+ 17  Sa herë u është shuar llamba të ligjve?+Sa herë ka rënë gjëma mbi ta?Sa herë i ka shkatërruar Perëndia nga zemërimi?+ 18  A bëhen ata si kashta para erës,+dhe si byku që e rrëmben furtuna? 19  Perëndia i ruan të këqijat që bën i ligu, për të ndëshkuar bijtë e tij,+dhe i ligu do ta dijë se ai e ka shpaguar.+ 20  Me sytë e tij do të shohë se si do të rrëgjohet,dhe tërbimin e të Plotfuqishmit do të pijë.+ 21  Ç’do të gëzojë në shtëpi pasi të ikë,përderisa muajt e tij do të priten në mes?+ 22  Mos do ta mësojë ai Perëndinë,+kur ky të gjykojë ata që qëndrojnë në vend të lartë?+ 23  Ai do të vdesë në kulmin e begatisë,+kur të jetë i qetë dhe rehat; 24  kur kofshët t’i jenë trashur nga dhjami,dhe palcën e kockave ta ketë plot njomësi, 25  kurse tjetri vdes me shpirt të helmuare pa shijuar asnjë të mirë.+ 26  Të dy tok do të dergjen në pluhur,+e vemjet do të jenë mbulojë për ta.+ 27  E pra, jua njoh mirë mendimetdhe planet me të cilat doni të më bëni keq.+ 28  Se thoni: ‘Ku është shtëpia e atyre që mbahen për fisnikë?Të ligjtë ku i kanë tendat e tabernakujt?’*+ 29  A nuk i pyesni, vallë, shtegtarët?Vallë, nuk ua vini mendjen dëshmive të tyre, 30  se ditën e gjëmës i ligu kursehet,+dhe ditën e zemërimit të furishëm çlirohet? 31  Kush ia përplas udhët e tij në fytyrë?+Kush do ta shpaguajë për ato që ka bërë?+ 32  Ai do të përfundojë në gropën e varrit,+mbi varrin e tij do të rrijë një rojë. 33  Plisat e dheut nga luginat do të jenë të butë për të.+Ai do të tërheqë pas vetes tërë njerëzit,+dhe ata që shkuan para tij, janë të panumërt. 34  Si, pra, më ngushëlloni me fjalë të kota,+e më përgjigjeni veç me gënjeshtra?!»

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «vëreni dorën te goja».
Shih shënimin te Jb 18:21.