Jobi 2:1-13

2  Pas kësaj, erdhi dita që bijtë e Perëndisë së vërtetë hynë të paraqiteshin para Jehovait. Me ta hyri edhe Satanai që të paraqitej para Jehovait.+  Atëherë Jehovai i tha Satanait: «Nga vjen?» Satanai ia ktheu Jehovait: «Kam bredhur nëpër tokë dhe i kam rënë lart e poshtë.»+  Jehovai i tha Satanait: «A e ke vënë re Jobin, shërbëtorin tim?+ A ke vënë re që nuk ka në tërë tokën njeri si ai, të paqortueshëm dhe të drejtë,+ që ka frikë nga Perëndia+ dhe që i largohet së keqes?+ Megjithëse më nxite+ që ta rrënoj pa shkak,+ prapëseprapë ai e mban integritetin+ e tij të patundur.»  Satanai+ ia ktheu Jehovait: «Lëkurë për lëkurë, dhe njeriu jep gjithë ç’ka për shpirtin e tij.+  A mund ta zgjatësh dorën e të prekësh kockat dhe mishin e tij? Pastaj shih po nuk të mallkoi sy më sy!»+  Atëherë Jehovai i tha Satanait: «E ke në dorë. Veç kurseja shpirtin!»  Kështu, Satanai u largua nga prania e Jehovait+ dhe e goditi Jobin me çibanë të këqinj+ nga maja e kokës deri në fund të këmbëve.  Jobi merrte një copë qeramike për t’u kruar dhe rrinte i ulur në hi.+  Atëherë e shoqja i tha: «Akoma e mban të patundur integritetin?!+ Mallko Perëndinë dhe vdis!» 10  Por ai ia ktheu: «Tani po flet si gratë pa mend.+ Mos duhet të pranojmë vetëm të mirën nga Perëndia i vërtetë? A s’duhet të pranojmë edhe të keqen?»+ Në gjithë këtë, Jobi nuk mëkatoi me buzët e tij.+ 11  Tre shokë të Jobit, temaniti+ Elifaz, shuahiti+ Bildad dhe namatiti+ Zofar, morën vesh për gjëmën që i kishte rënë dhe u nisën secili nga vendi i vet. Ata u takuan siç e kishin lënë+ dhe vajtën t’i qanin hallin e ta ngushëllonin.+ 12  Kur e panë nga larg, nuk e njohën. Atëherë qanë me të madhe, shqyen+ secili petkun e vet pa mëngë dhe hodhën pluhur mbi kokë.+ 13  Pastaj, u ulën+ përtokë bashkë me të për shtatë ditë e shtatë net, dhe asnjëri s’i tha as edhe një fjalë, se e shihnin që kishte dhembje+ të madhe.

Shënime në fund të faqes