Jobi 18:1-21

18  Pastaj e mori fjalën Bildadi, shuahiti:   «Kur do t’ju jepni* fund fjalëve?Duhet të kuptoni, që pastaj të flasim ne.   Pse qenkemi si kafshë+e jemi si të papastër në sytë tuaj?   Ti po ha veten nga zemërimi.Pandeh se për hirin tënd toka do të braktisetose shkëmbi do të luajë nga vendi?   Po, drita e të ligut do të shuhet,+dhe shkëndija e zjarrit të tij nuk do të shndritë.   Drita në tendën e tij do të errësohet,+llamba në të do të shuhet.   Hapat e tij të vrullshëm do të frenohen,vetë planet e tij do ta flakin tutje.+   Këmbët e tij do ta çojnë drejt rrjetëse do ta futin në kurth.+   Një grackë do ta zërë nga thembra,+një lak+ do ta shtrëngojë fort. 10  Për të mbahet i fshehur në tokë një litar,dhe në shtegun e tij një çark. 11  Nga tmerret e papritura rreth e qark, brof nga lemeria,+ato e ndjekin këmba-këmbës. 12  Fuqitë i shterojnë,shkatërrimi+ rri gati që ta bëjë të çalë. 13  I parëlinduri i vdekjes* do t’ia brejë lëkurëndhe do t’ia tretë gjymtyrët. 14  Në tendën e tij do të çrrënjoset gjithçka ku ai e mbështet sigurinë,+ato do ta çojnë drejt mbretit të tmerreve. 15  Në tendën e tij do të banojnë ata që s’janë të tijët;çerdhen do t’ia mbulojë squfuri.+ 16  Poshtë do t’i thahen rrënjët,+e sipër do t’i thahen degët. 17  Në tokë do të shuhet kujtimi i tij,+nëpër rrugë s’do t’i zihet më emri në gojë. 18  Do ta nxjerrin nga drita për ta çuar në errësirë,e nga toka do ta zbojnë. 19  Mes popullit të tij s’do të lërë as breza e as pasardhës;+në vendin ku banon si i huaj, s’do të ketë të mbijetuar. 20  Kur t’i vijë dita, ata që janë në Perëndim, do t’ia ngulin sytë të shtangurdhe ata që janë në Lindje, do t’i zënë dridhmat. 21  Ja pra, kështu janë tabernakujt* e keqbërësit,dhe kështu është vatra e atij që nuk e njeh Perëndinë.»

Shënime në fund të faqes

Ndoshta u referohet Jobit dhe atyre që janë si ai ose që u vjen keq për të.
Domethënë «sëmundja më vdekjeprurëse».
Ose «banesat».