Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Jobi 17:1-16

17  Fryma më është dërrmuar+ e ditët po më shuhen;s’më pret veçse varri.+   Më shpotitin me fjalë,+e syri im sheh veç rebelimet e tyre.   Të lutem, dil garant për mua para vetes sate.+Kush tjetër do të shtrëngonte duart+ me mua në shenjë garancie?   Ti ua ke mbyllur zemrën që të mos hyjë maturia,+prandaj nuk i lartëson.   U thonë shokëve që të marrin nga pasuria e tyre,ndërkohë që të bijve u ikën drita e syve.+   Perëndia më ka bërë gazin e botës,*+dhe mua më pështyjnë në fytyrë.+   Nga hidhërimi syri më është venitur,+dhe tërë gjymtyrët e mia janë porsi hije.   Të drejtët m’i ngulin sytë të shtangur,të pafajshmit irritohen me apostatët.   I drejti qëndron i patundur në udhën e tij,+dhe ai që i ka duart të pastra,+ bëhet gjithnjë e më i fortë.+ 10  Por nisjani të gjithë nga e para; hë pra,se nuk gjej asnjë të mençur mes jush.+ 11  Ditët e mia shkuan+ e planet m’u prishën,+po, dëshirat e zemrës sime. 12  Ditën ma kthejnë në natë,+ duke më thënë:‘Pas territ afron drita.’ 13  Nëse ende pres, Sheoli do të jetë shtëpia ime;+në errësirë+ do ta shtroj shtratin. 14  Gropës së varrit+ do t’i thërras: ‘Je ati im!’Vemjes+ do t’i them: ‘Nëna ime dhe motra ime!’ 15  Ku është, pra, shpresa ime?+Shpresën time, a e sheh kush? 16  Do të zbresë deri pas hekurave të Sheolit,kur ne të gjithë tok të shkojmë atje e të kthehemi në pluhur.»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «shprehje proverbiale».