Jobi 16:1-22

16  Atëherë Jobi iu përgjigj me fjalët:   «Dëgjova boll fjalë të tilla.Të gjithë ju jeni ngushëllues të bezdisshëm!+   Si s’paskan fund fjalët e thëna në erë?+Ç’inat ju shtyn që të ktheni përgjigje?   Edhe unë fare mirë mund të flisja si ju.Sikur të ishte shpirti juaj në vend të shpirtit tim,sa bukur do të flisja edhe unë kundër jush,+e kundër jush do të tundja kokën!+   Me fjalët e gojës sime do t’ju jepja forcë,+dhe me ngushëllimin e buzëve të mia do t’jua lehtësoja dhembjen.   Nëse flas, dhembja nuk më lehtësohet,+e nëse e mbyll gojën, vallë, dhembja do të më pakësohej?   Por tani, Perëndia po më sfilit,+dhe gjithë sa ishin rreth meje, i çoi në rrënim.   Ti, o Perëndi, më ke mbërthyer, dhe kjo dëshmon+ kundër meje.Edhe dobësia ime ngrihet e jep prova kundër meje.   Zemërimi i tij më ka dërrmuar; kundër meje ai ushqen mëri+e kërcëllin dhëmbët.+Sytë e armiqve më shpojnë.+ 10  Hapin gojën kundër meje,+më qëllojnë me shuplaka faqeve, duke më poshtëruar,dhe mblidhen turmë kundër meje.+ 11  Perëndia më lë në dorë të çunakëve,dhe më vërvit në duart e të ligjve.+ 12  Isha rehat, por ai më shkundi,+më kapi nga zverku e më bëri copë-copë,më ka bërë shënjestrën e tij. 13  Harkëtarët+ e tij më rrethojnë ngado.M’i shpon veshkat+ pa pikë dhembshurie,e m’i zbraz tëmthat përtokë. 14  Më shkakton të çarë pas të çare;më vërsulet si një i fuqishëm.+ 15  Kam qepur copë thesi+ e drejt e në mish e kam veshur;e kam hedhur bririn* tim në pluhur.+ 16  Fytyra m’u skuq nga të qarat,+dhe mbi qepalla më rëndon hija e vdekjes,+ 17  edhe pse s’ka dhunë në duart e mia,dhe lutja ime është e sinqertë.+ 18  O tokë, mos e mbulo gjakun tim!+Mos pastë vend ku të ndalet klithma ime! 19  Ja pra, në qiej është ai që dëshmon për mua,dëshmitari im është atje lart.+ 20  Shokët e mi janë zëdhënës që flasin kundër meje;+unë shoh nga Perëndia e s’vë gjumë në sy.+ 21  Do të vendoset me gjyq mes njeriut dhe Perëndisë,siç vendoset mes njeriut dhe shokut të tij.+ 22  Mbeten edhe pak vjet,e unë do të marr shtegun, nga i cili s’ka më kthim.+

Shënime në fund të faqes

Briri i një kafshe përdoret shpesh në Bibël si simbol i forcës, fuqisë ose autoritetit.