Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Jobi 15:1-35

15  Pastaj e mori fjalën Elifazi, temaniti:   «A përgjigjet i mençuri me njohuri të kotë?*+A e mbush barkun me erën e lindjes?+   Qortimi me fjalë nuk hyn në punë,fjalët nuk shërbejnë për asgjë.   Por ti bën që frika nga Perëndia të mos ketë forcë,dhe pengon meditimin për Perëndinë.   Goja të është mësuar me faje,dhe zgjedh gjuhën e dinakëve.   Goja jote të nxjerr fajtor, e jo unë;buzët e tua flasin kundër teje.+   Mos je ti i pari njeri që ka lindur?+Mos dole në dritë me dhembje lindjeje para kodrave?+   A thua ti dëgjon bisedat që bën Perëndia në mirëbesim?+Vetëm ti qenke i mençur?   Ç’di ti, që s’e dimë edhe ne?+Ç’kupton ti më shumë se ne? 10  Ndër ne është edhe flokëzbardhuri, edhe i moshuari,+po, edhe ai që është më i moçëm se yt atë. 11  A nuk të mjafton ngushëllimi i Perëndisë,a një fjalë e thënë me ëmbëlsi? 12  Pse zemra jote nuk njeh asnjë cake sytë të flakërojnë? 13  U ktheve kundër Perëndisë,e nxore nga goja fjalë të tilla. 14  Ç’është vdekatari që të jetë i pastër?+Ç’është njeriu i lindur nga një grua që të ketë të drejtë? 15  Perëndia nuk ka besim as te të shenjtët;+në sytë e tij as qiejt nuk janë të pastër.+ 16  Aq më pak tek ai që është i pështirë dhe i korruptuar,+që e pi padrejtësinë si ujë. 17  Unë do të ta them, e ti më dëgjo!+Atë që kam parë, do të të tregoj, 18  atë që e thonë edhe të mençurit+e nuk e fshehin, siç ua kanë përcjellë etërit e tyre. 19  Vetëm atyre iu dha ky vend,dhe asnjë i huaj nuk kaloi përmes. 20  Gjatë gjithë ditëve i ligu heq tortura,tirani vuan për sa vjet rron. 21  Në veshë i ushtojnë gjëra të tmerrshme,në kohë paqeje, mbi të sulet grabitësi.+ 22  As vetë s’e beson që do të dalë nga terri.+Atë e pret shpata. 23  Sillet lart e poshtë, duke kërkuar bukë—po ku ka?+E di mirë se po afrohet dita e territ.+ 24  Vuajtjet dhe brengat e tmerrojnë;+e vënë poshtë, si mbreti që është gati të vërsulet. 25  Sepse ai e shtrin dorën kundër Perëndisë,dhe orvatet të tregohet më i lartë se i Plotfuqishmi.+ 26  Turret kundër tij me qafë të fortë,me mburojat me gunga të trasha. 27  Fytyrën ia ka mbuluar dhjami,dhe ijët i janë majmur.+ 28  Prandaj banon në qytete që do të shuhen,në shtëpi ku s’do të banojë më kush,që do të katandisen në pirgje gurësh. 29  Ai nuk do të kamet e nuk do të vërë pasuri,as ajo që ka grumbulluar, nuk do të shtohet mbi dhé.+ 30  Prandaj nuk do të dalë dot nga terri,filizin e tij do ta zhuritë një flakë.Ai do të zhduket nga një e shfryrë e gojës së Tij.+ 31  Le të mos besojë te kotësia, duke shkuar në rrugë të shtrembër,se veç kotësinë do të marrë si shpërblim. 32  Po, do ta marrë para se t’i vijë dita,dhe bisku i tij nuk do të lulëzojë.+ 33  Do të jetë si hardhia që nuk e mban rrushin e papjekur,dhe si ulliri që i rrëzon lulet. 34  Asambleja e apostatëve është shterpë,+dhe tendat e ryshfetçinjve do t’i përpijë zjarri.+ 35  Ata ngjizin telashe dhe pjellin të këqija,+në barkun e tyre gatuhet mashtrimi.»

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «njohuri prej ere».