Jobi 14:1-22

14  Njeriu i lindur nga një grua+është jetëshkurtër+ dhe i mbytur me halle.+   Si lulja çel e këputet,+ikën me të shpejtë si hija+ dhe nuk është më.   Ja pra, te ky njeri i ke ngulur sytë,dhe ai duhet të përballet me ty në gjyq.+   Kush mund të nxjerrë një të pastër nga një i papastër?+Askush.   Ditët e njeriut janë të numëruara,+se sa muaj ka, është në dorën tënde.Ke nxjerrë një dekret, që ai të mos e kalojë cakun.   Hiqi sytë nga ai, që të gjejë pak prehje,+e të kënaqet nga dita, ashtu si mëditësi.   Edhe për një pemë ka shpresë.Nëse pritet, ajo mbin sërish,+dhe prej saj dalin gjithmonë filiza.   Edhe sikur rrënjët në tokë t’i plaken,dhe trungu t’i kalbet në dhé,   ajo mugullon, me të ndier erën e ujit,+dhe nxjerr degë si bimë e re.+ 10  Kurse njeriu vdes e dergjet i mundur,jep frymë dhe ku është pastaj?+ 11  Ashtu si firojnë ujërat e detit,e lumi thahet e shteron,+ 12  edhe njeriu shtrihet e nuk ngrihet më;+gjersa të mos jetë më qielli, nuk do të zgjohet,+nga gjumi nuk do të çohet.+ 13  Ah sikur të më fshihje në Sheol!+Të më mbaje fshehur, gjersa të të shuhej zemërimi,të vije një afat+ e të më kujtoje!+ 14  Po të vdesë njeriu, a kthehet prapë në jetë?+Do të prisja gjithë ditët e skllavërisë* sime,+derisa të më vinte lehtësimi.+ 15  Ti do të më thërrisje, e unë do të të përgjigjesha.+Do të kishe mall për veprën e duarve të tua. 16  Tani m’i numëron hapat,+dhe veç mëkatin tim kërkon të gjesh.+ 17  Rebelimin tim e mban të vulosur në një torbë,+dhe fajin tim të mbyllur me rrëshirë. 18  Megjithatë, edhe mali shembet e thërrmohet,edhe shkëmbi lëviz nga vendi. 19  Ashtu si gërryen uji gurin,dhe vërshimi i tij merr para dheun e tokës,ti ia shkatërron shpresën vdekatarit. 20  Ti e vë përfund dhe ai ikën përgjithnjë,+e shfytyron dhe e flak tutje. 21  Bijtë e tij nderohen, por ai as që e di;+ata shpërfillen, por ai as që e kupton. 22  Do të ketë dhembje sa të jetë gjallë,dhe do të vajtojë sa të rrojë.»*

Shënime në fund të faqes

Kjo fjalë i referohet në mënyrë simbolike skllavërisë në vdekje.
Fjalë për fjalë «do të ketë dhembje derisa mishi i tij të jetë mbi të, dhe do të vajtojë derisa shpirti të jetë brenda tij».