Jobi 13:1-28

13  Syri im i ka parë të gjitha këto,veshi im i ka dëgjuar dhe i ka kuptuar.   Ato që dini ju, i di fare mirë edhe unë;nuk qëndroj më poshtë se ju.+   Por, sa do të doja t’i flisja të Plotfuqishmit,+sa do të më pëlqente të diskutoja me Perëndinë!   Se ju i përbaltni të tjerët me gënjeshtra,+dhe jeni mjekë që nuk shëroni.+   Do të ishte më e mençursikur të mos e hapnit fare gojën!+   Dëgjoni, tani, kundërpërgjigjen time,+dhe vëruani veshin lutjeve që dalin nga buzët e mia.   Mos vallë do ta mbroni Perëndinë, duke thënë gjëra të padrejtadhe duke nxjerrë nga goja mashtrime?+   Mos vallë do të jeni të njëanshëm?+Mos vallë do t’i dilni krah Perëndisë së vërtetë në gjyq?   A do të ndaheshit mirë me të, sikur t’ju hetonte ju?+Apo do të luani me të, siç luani me vdekatarin? 10  Ai do t’ju qortojë,+nëse fshehtas mbani anën.+ 11  Prej lavdisë së tij, a nuk do të brofni nga lemeria?A nuk do t’ju kallë ai datën?+ 12  Fjalët tuaja të paharruara janë dokrra në hi.Gungat e trasha të mburojës suaj janë si prej argjile.+ 13  Pushoni e më lini të flas unë.Pastaj le të më ndodhë ç’të më ndodhë! 14  Pse ta mbaj shpirtin me dhëmbë,e ta kem jetën në rrezik?*+ 15  Edhe sikur të donte të më vriste, do ta prisja,+vetëm që të diskutoja me të për udhët e mia. 16  Ai do të ishte shpëtimi im,+se asnjë apostat nuk del para tij.+ 17  M’i dëgjoni fjalët deri në fund,+vërjani veshin asaj që do të shpall. 18  Ja, unë po e paraqes për gjykim çështjen time,+dhe e di mirë se kam të drejtë. 19  Kush do të hahet me mua?+Se po ta mbyll gojën, me siguri do të vdes! 20  Veç dy gjëra mos më bëj, o Perëndi!Atëherë nuk do të fshihesha nga ti.+ 21  Largoje dorën nga unë,e mos më kall më tmerrin.+ 22  Më thirr, që të të përgjigjem,ose të flas unë, e ti m’u përgjigj. 23  Ku kam gabuar e mëkatuar?Më trego rebelimin dhe mëkatin tim. 24  Pse e fsheh fytyrën nga unë,+dhe më sheh si armikun tënd?+ 25  Mos do t’i shtiesh dridhmën një gjetheje që e merr era?Mos do të ndjekësh kashtën e thatë? 26  Se ti shkruan kundër meje gjëra të hidhura,+dhe më jep për pjesë pasojat e fajeve të rinisë.+ 27  M’i vë këmbët në fallaka,*+vëzhgon tërë shtigjet e mia,dhe këmbëve të mia u vë cak. 28  Ky burrë* është si një kalbësirë që tretet,+si një rrobë që e bren mola.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «pse ta mbaj mishin në dhëmbë, e ta vë shpirtin në pëllëmbë».
Një mjet i lashtë ku mbërtheheshin të burgosurit për t’u ndëshkuar.
Hebraisht «ai», domethënë Jobi.