Jobi 11:1-20

11  Pastaj e mori fjalën Zofari, namatiti:+   «A mbeten pa përgjigje fjalët e shumta?A ka vallë të drejtë mburraveci?   Mos vallë njerëzit do të heshtin para fjalëve të tua boshe?Kujton se do të tallesh e kurrkush s’do të të qortojë?+   Ti thua: ‘Ajo që mësoj,+ është e kulluar,dhe unë jam i pastër+ para teje.’   Por, ah sikur Perëndia të flistee ta hapte gojën kundër teje!+   Do të të tregonte të fshehtat e mençurisë,sepse urtësia* është e shumanshme.Dhe ta dish se disa nga fajet e tua, Perëndia nuk i ka kujtuar.+   A i zbulon dot ti gjërat e thella të Perëndisë?+A i zbulon dot ti caqet e të Plotfuqishmit?   Mençuria e tij është më e lartë se qielli. E çfarë mund të arrish ti?Është më e thellë se Sheoli.+ E çfarë mund të dish ti?   Është më e madhe se toka,dhe më e gjerë se deti. 10  Nëse Ai kalon, i vë hekurat dikujtdhe hap gjyq, kush mund t’i kundërvihet? 11  Ai i njeh mirë ata që shtiren.+Kur sheh një të keqe, a nuk i kushton vëmendje? 12  Mendjefyelli do të fitojë kuptueshmëri,*kur gomari i egër të pjellë një njeri. 13  Ah sikur ta përgatitje zemrëne t’i shtrije duart drejt tij në lutje!+ 14  Flake të keqen që është në duart e tua,dhe mos lër që padrejtësia të banojë në tendat e tua. 15  Atëherë do të jesh i panjollë dhe do ta mbash kokën lart,+do të jesh i patundur e s’do të kesh frikë. 16  Do t’i harrosh hallete do t’i kujtosh veç si ujërat që rrodhën. 17  Jeta jote do të shndritë më fort se mesdita,+errësira do të bëhet si drita e mëngjesit.+ 18  Do të ndihesh krahëngrohtë, sepse ke shpresë,do të kundrosh përreth e do të shtrihesh i sigurt.+ 19  Do të shtrihesh, e askush nuk do të të trembë.Shumë njerëz do të kërkojnë pëlqimin tënd.+ 20  Të ligjve do t’u ikë drita e syrit,+e s’do të kenë vend ku t’ia mbathin;+s’do të shpresojnë tjetër veç të japin frymë.»+

Shënime në fund të faqes

Ose «mençuria praktike».
Ose «motiv të mirë».