Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Jobi 10:1-22

10  Shpirtit tim i është neveritur jeta,+e do ta shfrej brengën.Do të flas në vrerin e shpirtit tim.   Do t’i them Perëndisë: ‘Mos më shpall fajtor.Më trego, pse hahesh me mua?   A të duket e drejtë që të bësh keq,+të hedhësh poshtë frytin që duart e tua e bënë me mund,+dhe të lëshosh rreze drite mbi këshillën e të ligjve?   Vallë, ke sy+ njeriu?Vallë, sheh siç sheh vdekatari?+   Mos janë ditët e tua sa ditët e vdekatarit,+ose vitet e tua sa ato të njeriut,   që orvatesh të gjesh fajin tim,dhe kërkon mëkatin tim pa pushim,+   megjithëse e di që nuk jam fajtor,+e nga dora jote s’ka kush më çliron?+   Duart e tua më dhanë formë e më bënë+të tërin, e prapëseprapë ti po më përpin!   Të lutem, mos harro se më bëre nga argjila,+dhe do të më kthesh prapë në dhé.+ 10  A nuk më derdhe si qumështi,dhe a nuk më ngjize si djathi?+ 11  Më veshe me mish e lëkurë,më ende me kocka e tejza.+ 12  Më fale jetë e dashamirësi;+me kujdesin+ tënd më ruajte.* 13  Por në zemër fshihje të tjera gjëra,dhe e di se i mbaje përbrenda. 14  Nëse mëkatova e nuk m’i ndave sytë,+nëse fajin nuk ma fal dot;+ 15  nëse vërtet kam gabuar, mjerë unë!+Por, edhe sikur të jem i drejtë, prapë s’do ta ngre kokën,+se jam ngopur me çnderim e vuajtje.+ 16  Nëse do të sillesha me fodullëk,+ ti do të më viheshe pas si luani i ri,+dhe prapë do të dilje i madhërishëm kundrejt meje. 17  Do të sillje kundër meje dëshmitarë të tjerë,do të inatoseshe edhe më shumë me muadhe do të ma zije frymën me halle pa fund. 18  Pse më nxore nga barku i nënës?+Ah, sikur të kisha dhënë frymë, që të mos më shihte asnjë sy, 19  do të ishte si të mos kisha qenë kurrë;nga barku i nënës drejt e në varr do të më kishin çuar.’ 20  A nuk janë të pakta ditët e mia?+ Më lëre hiqi sytë nga unë, që të çelem+ pak 21  para se të shkoj—për të mos u kthyer më+në vendin e errësirës dhe të territ,+ 22  ku është errët si nata, ku ka terre rrëmujë, dhe drita është e zezë pis.»

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «ruajte shpirtin tim».