Jeremia 8:1-22

8  Në atë kohë,—thotë Jehovai,—njerëzit do të nxjerrin nga varret kockat e mbretërve të Judës, të princave, të priftërinjve, të profetëve dhe të banorëve të Jerusalemit.+  Do t’i shpërndajnë përpara diellit, hënës e ushtrisë së qiejve, para atyre që i kanë dashur, u kanë shërbyer, u kanë shkuar nga pas,+ i kanë kërkuar dhe para të cilëve janë përkulur.+ Ato nuk do të mblidhen dhe as do të varrosen. Do të bëhen si pleh mbi faqen e dheut.+  E pra, vdekjen dhe jo jetën, do të zgjedhin+ të gjithë ata që do të mbeten nga kjo familje e keqe në të gjitha vendet ku do t’i kem shpërndarë’,+—thotë Jehovai i ushtrive.  Thuaju atyre: “Kështu thotë Jehovai: ‘Mos vallë ata do të bien dhe nuk do të ngrihen përsëri?+ Nëse do të kthehej njëri, a nuk do të kthehej edhe tjetri?+  Pse ky popull, Jerusalemi, është gjithmonë i pabesë? Ata janë dhënë pas mashtrimit.+ Nuk kanë pranuar të kthejnë rrugë.+  Unë u kam kushtuar vëmendje+ dhe i kam dëgjuar.+ Ata nuk flasin drejt. Nuk ka asnjeri që të pendohet për ligësinë e tij+ dhe të thotë: “Ç’kam bërë?!” Por secili ecën në udhën që ndjek shumica,+ si një kalë që turret në betejë.  Edhe lejleku në qiej i di mirë kohët e tij+ dhe turtulli,+ dejka e bilbili bishtgjatë kthehen secili tamam në kohën e vet. Por populli im nuk e di kohën e gjykimit të Jehovait.+  Si mund të thoni ju njerëz: “Ne jemi të mençur dhe kemi ligjin e Jehovait.”+ Me siguri pena*+ gënjeshtare e sekretarëve ka shkruar tërësisht gënjeshtra.  Të mençurit janë turpëruar.+ Janë tmerruar dhe do të kapen. Ja, ata kanë hedhur poshtë fjalën e Jehovait, e ç’mençuri kanë?+ 10  Prandaj unë do t’ua jap gratë e tyre burrave të tjerë, do t’ua jap arat të tjerëve,+ sepse nga më i vogli e deri te më i madhi, secili nxjerr fitim të padrejtë,+ dhe që nga profeti e deri te prifti, secili vepron me dredhi.+ 11  Ata përpiqen ta shërojnë shkel e shko shembjen e bijës së popullit tim,+ duke thënë: “Ka paqe! Ka paqe!”, kur paqe s’ka.+ 12  Vallë, a u erdhi turp, ngaqë bënë diçka të neveritshme?+ Le që nuk u erdhi aspak turp, por as që e dinë ç’është turpi.+Prandaj do të bien mes atyre që po bien. Kur të ndëshkohen,+ do t’u merren këmbët,—thotë Jehovai.+ 13  Kur t’i vjel, do t’u jap fund,—thotë Jehovai.+—Nuk do të ketë rrush në hardhi+ e nuk do të ketë fiq në pemë, dhe gjethet e tyre do të thahen. Gjërat që u jap, vetëm sa do t’u kalojnë pranë.’”» 14  «Pse rrimë duarkryq? Mblidhuni e të hyjmë në qytetet e fortifikuara+ dhe le të vdesim atje. Sepse vetë Jehovai, Perëndia ynë, na ka dënuar me vdekje+ dhe ai na jep të pimë ujë të helmuar,+ ngaqë kemi mëkatuar kundër Jehovait. 15  Shpresohej për paqe, por nuk erdhi asnjë e mirë.+ Shpresohej për një kohë shërimi, por ja, erdhi tmerri.+ 16  Nga Dani+ është dëgjuar turfullima e kuajve. Prej hingëllimave të hamshorëve, mbarë vendi ka filluar të dridhet.+ Ata vijnë dhe përpijnë vendin e gjithçka që është në të, qytetin e banorët e tij.» 17  «Ja, unë po ju dërgoj gjarpërinj, gjarpërinj helmues+ që nuk mund të magjepsen,+ dhe ata do t’ju kafshojnë»,—thotë Jehovai. 18  Më ka pushtuar një trishtim që nuk shërohet.+ Zemra më është ligështuar. 19  Ja bija e popullit tim bërtet për ndihmë nga një vend i largët:+ «A nuk është Jehovai në Sion?+ A nuk është mbreti në të?»+«Pse më kanë fyer me shëmbëlltyrat e gdhendura, me perënditë e huaja të kota?»+ 20  «E korra ka kaluar, vera ka përfunduar, kurse ne nuk kemi shpëtuar.»+ 21  Unë jam tronditur+ për shembjen+ e bijës së popullit tim, jam trishtuar. Jam shastisur nga habia.+ 22  Vallë nuk ka balsam në Galaad?+ Dhe nuk ka asnjë shërues atje?+ Pse pra, nuk ka ardhur shërimi+ i bijës së popullit tim?+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «stil shkrues».